| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per OnufrinAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Oct 4 21:37:24 EDT 2000
#Zeqo: 30 vjet per te hedhur drite mbi Onufrin I permendur ne radhet e pakta te historikut te ikonografise shqiptare, me i madhi ikonograf, Onufri nga Elbasani, do te gezoje nje emer me shume prej studimit 30 vjecar te Moikom Zeqos. Perkushtimi i ketyre viteve nxjerr ne drite te paren veper studimore ne _98-en per "mjeshtrin e ngjyres se kuqe" "Onufri" ne dy gjuhe, shqip dhe frengjisht. "Mes Laokontit dhe Krishtit" ose Onufri II eshte pjesa e dyte e asaj qe ngadale do te shkonte drejt nje triologjie, nderkohe pjesa e trete "Ungjilli sipas Shen Onufrit", pritet te dale ne botim. Deshmite jane mbledhur ne vendqendrimet, te cilat ishin njekohesisht vendkrijimet e Onufrit, si kisha e Beratit, dy te tilla ne Shpat te Elbasanit, si dhe kisha e Shen Apostujve ne Kostur te Greqise. Nga ardhja e tij ketu, ne vitin 1547, citohet e vyer fraza: "Vij nga qyteti i shumeshkelqyer, Berat". Por detajet e studimit nuk e ngopin Zeqon edhe atehere kur e di se cfare i mungon. Behet fjale per nje te dhene bibliografike per Kishen e Shperfytyrimit, e pikturuar nga Onufri me 1535. Kjo prove e fundit e ngritur 1000 meter mbi nivelin e detit ne manastirin e Zerces ne Maqedoni eshte vizituar, por jo shfrytezuar nga nje ekspedite maqedonase ne vitin 1961. Vetem dy jave me pare Zeqo zbret vet atje, ku gjendej dhe nje kishe e panjohur e Shen Nikolles. "Me keto dy kisha dhe gjendjen shume te mire te afreskeve te tyre, dyfishohet krijimtaria e Onufrit", shprehet M.Zeqo. "Nuk eshte folur asnjehere dhe per asnje prej tyre, qofte dhe nga studiuesit maqedonas". E pajisur me fotografi, kjo triologji do te prezantohet ne fund te nentorit ne sesionin "2000 vjet krishterim". Zeqo shkon dhe me tej deri n- skenarin e nje filmi dolumentar, me regji te Esat Musliut, i cili eshte ne proces dhe ndjek te njejtin shtegtim te Onufrit dy shekuj e gjysem me pare. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Photos - 35mm Quality Prints, Now Get 15 Free! http://photos.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |