Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Zgjedhjet ne Himare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Oct 3 22:33:30 EDT 2000


Shqiptarizma, gjuha e fitores ne Himare

Nga Himara Romelda Bozhani

Pirro Dhimes nuk i ka mjaftuar marrja e medaljes se
arte ne Lojrat Olimpike ne Sidnej. Ai ka kerkuar te
marre medalje te arte edhe ne politiken e vendlindjes
se tij, ne Himare. Ne zgjedhjet e te dieles, si
simpatizant i Omonia-s, ka sponsorizuar 11 autobuze,
nje traget e dhjetra vetura te mbushura me refugjate
te ardhur nga Greqia vetem e vetem qe te votonin per
Omonian. Por, mjeshtri madh qe nderroi flamurin
shqiptar me ate grek, harroi qe votimet ne Himare, ne
kete perle te natyres shqiptare, nuk jane si nje gare
ngritje peshe. Socialisti Viktor Mato, duke marre 32
per qind te votave kundrejt 36 per qind te Omonias,
pra ne balotazh, tregoi se perhere kjo treve do te
qeveriset vetem nga shqiptaret. 

Sponsorizimi " O Piros"

Fale sponsorizimit te Dhimes, njembedhjete autobuse,
dhjetra makina te vogla e nje traget, kane mbushur
rruget e boshatisura te Himares ne ditet e zgjedhjeve
elektorale per pushtetin vendor. Flamurtare te zjarrte
te Omonias, ose sic quhet ndryshe, te Partise se
Bashkimit te te Drejtave te Njeriut, te ardhur nga
Greqia fqinje, nxitonin e zhurmonin te votonin fale
"atdhetarizmes" se tyre. Vjeshta e blere e himarioteve

Himara, vendi ku edhe politikaneve shqiptare u shijon
deti e peshku me shume se politika, ka geluar nga
njerez te shumte edhe ne keto dite vjeshte. Himara
perjeton fatin e saj te menxyrshem prej kohesh, duke u
pare nga te gjithe si nga syri i njerkes. Ne vere duke
bere adetin e perles se bregdetit shqiptar, ndersa ne
vjeshte e dimer, duke u mbyllur ne dhimbjen e
braktisjes e shkretimit te saj. Ne dyzimin e
perjetshem te fantazmes se helenizimit dhe trungut te
shendoshe e fares shqiptare qe me fanatizem dhe
krenari mbillet ne cdo pellembe toke dhe ne cdo
kokrrize rere, himariotet votuan edhe kete fundjave.
Autobusi i linjes Vlore-Himare te shtunen e javes se
kaluar duket se jetonte nga ditet me te mira dhe me
fitimprurese te tij. Shoferit i duhej te ndalte ne
fshatrat perreth Himares per t'u ngarkuar me
pasagjeret e ardhur nga Greqia qe ne te njejten dite
do te ktheheshin ne nxitim e siper per nga ku ishin
nisur. Kishin votuar "greqisht" qe ne pike te
mengjesit per kete toke, duke mos harruar te
ngarkoheshin me kazane rakie e vaj ulliri, suveniret e
vetem nga Shqiperia. 

Balotazhi, fitorja e sigurt e flamurit shqiptar

"Patriot i madh, njeri i mrekullueshem dhe
kryebashkiak i denje per nje Himare shqiptare" -keshtu
e pershkruanin himariotet demokratin Dhimojani qe ka
perfaqesuar deri ne 1 tetor 2000 bashkine e Himares.
Vetem tri ore perpara mbylljes se kutive te votimit,
Dhimojani u shpreh per fitoren e sigurt te tij. "Sepse
une jam shqiptar dhe e dua Himaren"- tha Dhimojani, i
cili kandidonte serish per kryebashkiak te qytetit te
tij. Se bashku me te, radhiteshin edhe pese kandidate
te tjere, por si rivalete forte shiheshin
perfaqesuesit e PS-se Viktor Mato dhe i PBDNj-shit,
Vasil Bollano. Himara eshte vendi i mrekullueshem qe
ka luftuar dhe mbrojtur perhere pozicionin e tij si
toke shqiptare. Qytetaria e madhe, dashuria dhe
mikepritja e pashembullt e ka bere Himaren te njihet
si vendi i pacenueshem edhe pse perhere eshte
rrezikuar nga helenizimi. Kurajoja qytetare dhe paqja
demokratike, kane vendosur vulen edhe ne keto zgjedhje
te fundit, ku ka mbizoteruar gjakftohtesia dhe
largpamesia e himarioteve, ku nuk duhet harruar te
permendet mprehtesia dhe urtesia e Kryetarit te
Komisionit Zgjedhor, Jorgo Tatos. Megjithate, nuk kane
munguar castet e ngarkuara dhe te acaruara qe
krijoheshin nga flamurtaret e flakte te Partise se te
Drejtave te Njeriut, qe shkonin deri ne kercenime te
tilla si:"Kallashi ju pret nese nuk i gjeni votat",
"Nuk levizim nga vendi nese nuk fitojme", etj, ne
kohen kur dukej se fitorja e sigurt e PDNJ-shit, po
mposhtej nga Partia Socialiste. Megjithate, ne te
trembedhjete qendrat e votimit qe u hapen ne bashkine
e Himares, votimet u kryen me qetesi te plote, duke
lavderuar ketu edhe gatishmerine shembullore te
forcave te rendit te qytetit. Mund te thuhet se Himara
eshte vendi me i shenjte i shqiptarizmes, duke u bere
shembulli i dashurise se madhe dhe vendosmerise per
kompaktesine e Shqiperise. Nese Shqiperia qe prej
fillimit te demokracise, eshte familjarizuar me luften
e ashper te dy forcave politike kryesore: socialisteve
dhe demokrateve, Himara e ka zgjidhur denjesisht.
Qofshin socialiste, a demokrate, gezohen njesoj per
fitoren e njeres pale, apo tjetres, mjafton te jete
shqiptare. Lufta e perhershme eshte kunder forcave qe
nuk e duan Himaren pjese te Shqiperise. Pikerisht per
kete arsye, himariotet, socialiste a demokrate, thone
se balotazhi i arritur fundjaven e kaluar eshte fitore
e flamurit shqiptar.

Viktor Mato, simboli i fitores

Kandidati i Partise Socialiste Viktor Mato perfaqeson
intelektualin e urte, te shtruar dhe patriot qe i
duhet me shume se kurre Himares. Rreth te tridhjete e
pesave, Mato gezonte simpatine e te gjithe
himarioteve. Nje dite me pas, kur rezultati tashme u
be i qarte ne favor te PS-se, Viktorin e pergezonin
rrugeve te qytetit. Himariotet nuk hezitojne te
shprehnin kenaqesine per nje fitore te sigurt te
forces qe aspiron per interesa kombetare. Ne nje vend
ku Partia e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut ka
fituar bashkine dy here, duket si fitore e shumefishte
e Partise Socialiste. Balotazhi 36% i PBDNJ-isht me 32
% e PS-se, ia ka mprehur me teper nuhatjen dhe ia ka
shtuar me teper forcat Matos, shqiptarit qe lufton per
nje Himare te kultivuar mire dhe denjesisht, ashtu sic
e meriton. A e priste nje perfundim te tille Viktor
Mato? "Balotazhin jo, por fitoren po, sigurisht, sepse
himariotet gjithmone e kane dashur Himaren te jete
shqiptare", thote pas perfundimit te zgjedhjeve Viktor
Mato.
 
  
     
 
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Photos - 35mm Quality Prints, Now Get 15 Free!
http://photos.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list