Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] DEKLARATE E KRYEMINISTRIT ILIR META RRETH NGJARJEVE NE TROPOJE

Arben Marko arbenmarko at hotmail.com
Tue Nov 28 16:29:17 EST 2000


DEKLARATE E KRYEMINISTRIT ILIR META RRETH NGJARJEVE NE TROPOJE



Sot ne mesdite ne qytetin e Bajram Currit ne rrethin e Tropojes ka ndodhur 
nje ngjarje shume e rende.  Nje grup banditesh te armatosur, ka sulmuar 
komisaritatin e Policise ne Bajram Curri dhe disa institucione te tjera 
shteterore. Ky sulm eshte ne vazhden e  njoftimeve te herepashereshme te nje 
klani ekstremist ne drejtimin e Partise Demokratike se do ta rrezojme 
pushtetin edhe me dhune.

      Para disa ditesh ne nje takim me ambasadorin amerikan Limpreht, me 
perfaqesuesin e Bashkimit europian, ambasadorin francez si dhe me 
ambasadorin e OSBE, une i vura ata ne dijeni lidhur me rrjedhimet konkrete 
te deklaratave te tilla destabilizuese.

     Forcat e rendit ne rrethin e Tropojes,  ne mbrojtje dhe zbatim te 
Ligjit nuk kane lejuar dhunimin e komisariatit te policise . Ato kane 
kundervepruar me force ndaj banditeve  te cilet sulmuan me arme.
Si rezultat i perplasjes se armatosur me policine ka disa te vrare nga 
radhet e banditeve si dhe disa te plagosur.

Qeveria e cila u mblodh para pak minutash diskutoi mbi situaten e 
krijuar.Qeveria eshte e vendosur te mbroje me gjithe forcen qe i njeh Ligji 
institucionet e shtetit,Kushtetuten,jeten dhe pronen e qytetareve. Qeveria 
edhe njehere thekson se te gjitha perpjekjet per te rrezuar me dhune 
institucionet demokratike te shtetit shqiptar do te  perballen me gjithe 
forcen e Ligjit dhe dhunuesit me pasojat.

Qeveria eshte sot nje me forcat e rendit , u jep atyre  gjithe perkrahjen e  
nevojshme   dhe ka urdheruar zbatimin deri me nje te te gjithe rregullave 
dhe Ligjeve. Forcat e rendit dhe ato speciale kane marre urdher te veprojne 
me gjithe  vendosmerine e duhur per mbrojtjen e institucioneve te shtetit 
dhe te kushtetutes.

Sot eshte dita e flamurit dhe njekohesisht edhe dita e Kushtetutes. Ne u 
deklarojme  te gjitheve  provokatoreve  bandite se e kane zgjedhur keq diten 
e provokimit te tyre. Sot eshte pikerisht dita kur edhe ne shqiptaret duhet 
te tregojme se dime te bejme shtet dhe ta mbrojme ate. Dialog me bandite dhe 
kriminele nuk ka dhe nuk do te kete.

    Prandaj I bejme thirrje prinderve  dhe femijeve,njerezve te 
mashtruar,demokrateve te ndershem,  qe te distancohen nga banditet dhe 
kriminelet te cilet fshihen pas tyre.

     Qeveria eshte e vendosur te zbatoje Ligjet, Kushtetuten e republikes se 
Shqiperise, eshte evendosur te mbroje rendin publik, jeten dhe pasurine e te 
gjithe shtetasve te Republikes se Shqiperise.

Asnje bandit apo grup banditesh ,asnje politikan bandit nuk do te lejohet te 
cenoje stabilitetin e vendit.


_____________________________________________________________________________________
Get more from the Web.  FREE MSN Explorer download : http://explorer.msn.com




More information about the ALBSA-Info mailing list