Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Festimet ne Tirane

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Mon Nov 27 17:04:52 EST 2000


Metropoli shqiptar në Ditën e Flamurit

Nesër dollinë e parë do ta ngre për Kosovën dhe Mitrovicën, me dhimbset edhe 
Presheva...

Tiranë, 27 nëntor (Kosovapress) - Tirana vetëm pak orë para ceremonisë së 
ngritjes së flamurit, ka marrë një pamje tepër mahnitëse. Në të gjitha 
bulevardet, rrugët dhe institucionet e shtetit, shkollat dhe universitetet, 
mbizotërojnë qindra flamuj. E kremtja e sivjeme e Ditës së Flamurit do të 
shoqërohet me dhjetëra veprimtari. Sonte, në ambientet kryesore kulturore të 
kryeqytetit, po zhvillohen mbrëmje muzikore, teatrore dhe letrare, ndërkohë 
që është përkujtuar edhe figura e ndritur e komandantit legjendar të 
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 45-vjetorin e lindjes së 
tij. Në mesin e shumë njerëzve, që bëjnë xhiron e zakonshme në bulevardin 
kryesor të kryeqytetit, takuam një nënë, e cila pavarësisht nga mosha e 
thyer, ndjente kënaqësinë e kremtes së madhe. "Unë - biro, këtë të kremte të 
flamurit, siç i thonë, në këto dy vitet e fundit e kam ndjerë në shpirt. 
Tani shqiponja jonë dy-krenare mbulon gjithë qiellin shqiptar. Në Kosovë 
s'kam qenë, ama atë e mbajë në shpirt. Nesër dollinë e parë do ta ngre për 
Kosovën dhe Mitrovicën, më dhimbset edhe Presheva.
Po të ishte gjallë plaku i Vlores dhe Isai i Buletinëve, nesër ata do ta 
ngritnin flamurin në Mitrovicë", - rrëfen kështu kjo nënë, e cila në çastet 
e bashkëbisedimit tonë, tërhoqi vëmendjen e dhjetëra kalimtarëve 
kryeqytetas. Në grumbujt e njerëzve, që vazhdonin xhiron e mbrëmjes, takuam 
disa të rinj, kryesisht studentë nga Presheva, Bujanoci, Prishtina, Tetova. 
Të gjithë ata po ktheheshin nga manifestimi kushtuar ditëlindjes së 
komandantit legjendar Adem Jasharit. Kjo nënë, - që foli kaq mirë, dha 
mesazhin më të fuqishëm për ne të rinjtë. "Unë jam nga Presheva, vëllain 
tani e kam në male, por edhe atje së shpejti shqiponja jonë do të valvitet 
lirshëm", - dhe vazhdon bashkëbisedimi po me këtë frymë. Ndërkohë, nesër, 
grupe studentësh dhe nxënësish, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të 
tjera shqiptare, në mesin e tyre edhe nxënësit e Gjimnazit "Sami Frashëri" 
të Prishtinës, do ta nderojnë solemnitetin qendror të Ditës së Flamurit në 
Vlorë. Ata që nuk do të shkojnë atje do të mblidhen në sheshin "Skënderbej", 
ku do të organizohet një spketakël me artistët më të njohur të muzikës dhe 
skenës shqiptare. /asllan bajrami/

_____________________________________________________________________________________
Get more from the Web.  FREE MSN Explorer download : http://explorer.msn.com




More information about the ALBSA-Info mailing list