Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Turistet Angleze zbulojne Shqiperine

ardian kanina albanianpride at hotmail.com
Wed Nov 22 08:18:38 EST 2000


Dje kanali televiziv nderkombetar BBC WORLD i kushtoj rendesi njoftimit te 
disa agjensive turistike Angleze si "Regent" dhe "Sun  Travel " te cilat ne 
filalet e tyre ghitheandej Britanise se Madhe turisteve do t'ju servirin 
edhe Shqiperine si destinacion Turistike.

Nuk mund te mos perfshinim Shqiperine ne destinacionet turistike u shpreh 
pronari i agjensise Regent per BBC WORLD .Duhet te kemi parasysh qe Riviera 
Shqiptare eshte nje nga perlat e Detit Mesdhe dhe qytetet Antike te 
civilizimeve te ndryshme ndodhen shume prane kesaj Riviere te cilat do te 
terheqin shume turiste Angleze shprehej pronari i "Regent Agensi".

Kemi kontaktuar me Ministrine e Jashtme Angleze per heqjen e Shqiperise nga 
lista e vendeve jo te sigurta per Turistet.Une dhe disa agent turistike kemi 
qene ne Shqiperi dhe kemi konstatuar nje situate normale pra Ministria e 
Jashtme Angleze duhet ta ndryshoje qendrimin ndaj sigurise ne Shqiperi 
shprehej pronari i Regentit.

Kemi pergatitur disa mijera broshura me informacion turistike nga Albania te 
cilat do ti hedhim tek filialet tona ne Britani shprehej ky pronar  per BBC 
WORLD.Ne do te fillojme pranveren tjeter edhe me organizimin e turisteve ne 
grupe apo individe dhe kemi realizuar kontaktet me hotelet atje.Mendojme qe 
te ndertojme edhe Hotele ,  fusha Golfi per te tehequr sa me shume turiste 
Angleze .

Emisioni i BBC WORLD kushtuar Shqiperise shoqerohej gjithashtu me film nga 
Riviera Shqiptare dhe qyteti Antik i Butrintit.Nga Butrinti paraqitej nje 
gazetar i BBC WORLD-it i cili shprehej ne perfundim :
"Dielli ketu nuk perendon kurre dhe per turistat Angleze (edhe te huaj ) 
Butrinti dhe Shqiperia nuk ka per te perenduar kurre si vend turistike".

Kur gazetarja e BBS WORLD-it po thoshte keto fjale ne sfond ishte "Live" 
amfitetari i Butrintit ,Liqeni perreth , deti Jone , kodrat me pyeje si dhe 
djelli qe po perendonte ne bregdetin Shqiptar sikur kishte krijuar nje 
kartoline te arte ne ekranin televiziv.

Personalisht ky emision mu duke  shume objektive larg atyre emisioneve 
qellimkeqe te disa kanaleve televizive te huaja qe paraqesin vetem disa 
rruge me balte apo disa lagje periferike te Tiranes te cilat i gjene ne cdo 
qytet te vendeve te zhvilluara.

me nderime ardi...

p.s
Para pak kohesh degjova qe Ministria e Turizmit ne Shqiperi do te fillonte 
me nje kampanje imazhi ne bote  rreth Shqiperise,nder te tjera disa video me 
film turistiko- kulturor nga Shqiperia do te transmetoheshin ne rreth 40 
vende .Nuk e di nese eshte realizuar nje gje e tille por shoh qe ministria e 
Turizmit akoma nuk po paraqitet me nje Web-Page per te pasqyruar bukurite e 
atdheut dhe informacion pozitiv nga Shqiperia, dhe kjo nuk mund te tolerohet 
kur 20gazeta Shqiptare kane web-page dhe nje ministri e tille nuk ka as 
e-mail.
_____________________________________________________________________________________
Get more from the Web.  FREE MSN Explorer download : http://explorer.msn.com




More information about the ALBSA-Info mailing list