Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shteti i Arberit

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Nov 17 07:02:08 EST 2000


SHEKULLI
Ekspedita e gërmimit nxjerr eshtrat e ipeshkvit të
kishës së shën Andonit 
Kepi i Rodonit, zbulon dëshmi të shtetit të Arbrit 
Kepi i Rodonit befason sërish arkeologët dhe
antropologët. Para tri ditësh, ka përfunduar një
ekspeditë gërmimi, në kishën katolike të shën Andonit
në Kepin e Rodonit dhe tashmë dalin rezultatet e para
mbi zbulimin. " Nga kjo ekpeditë u përftua një dëshmi
e re, e cila flet shumë për periudhën e medializmit
shqiptar",-tregon drejtori i Insitutit të Monumenteve,
Artan Shkreli. 
Konkretisht, ekpedita, e cila përbëhej nga specialistë
të Insitutit të Monumenteve dhe atij Arkeologjik, ka
gërmuar në dy varret e zbuluara pranë altarit të
kishës. Sipas një hierarkie të kohës, vendodhja pranë
altarit u rezervohej njerëzve të rëndësishëm
religjiozë, duke vazhduar më tej me murgjit e
murgeshat dhe njerëzit e thjeshtë, jashtë saj. Kështu,
pas gërmimit të njërit prej varreve,  specialisti
antropolog, Aleksandër Dhima, ka zbuluar se i
varrosuri ishte një prelat i lartë (udhëhëqës fetar) i
asaj kohe, gjë që u vërtetua nga elementet që e
shoqëronin atë, një kryq i madh, i cili qëndronte mbi
kockat e kraharorit dhe pozicioni i duarve, të
kryqëzuara mbi gjoks. Sipas Shkrelit, specialistët
kanë zbuluar se flitet për një njeri të ushqyer mirë
dhe që nuk ka vuajtur nga sëmundjet reumatizmale. 
Ndëkohë, në laborator po punohet më tej për të
përcaktuar moshën në të cilën ka vdekur personi për të
arritur më tej në të dhënat e tjera, mbi emrin e tij.
Deri tani,  specialistët mendojnë se kemi të bëjmë me
një ipeshkv, i cili ka jetuar në gjysmën e dytë të
shekullit të 17-të deri në fillimet e shekullit të
18-të. 
Në historikun e saj, kisha e shën Andonit njeh tri
periudha paleokristiane, periudhën benedikte e cila në
dokumentet veneciane të kohës, njihet si kisha e shën
Anastazisë dhe në shek.e 16-të kishën e marrin
franceskanët të cilët e shugurojnë me emrin e sotëm,
kisha e shën Andonit.
Sipas Shkrelit, kisha e Rodonit ka qenë kustodi e
provincës shqiptare dhe është i njohur kuvendi
françeskan i shën Andonit. Edhe më parë, në këtë
monument janë zbuluar dëshmi autentike të cilat flasin
për fillesat e shtetit të Arbrit. Kështu, në afreskun
e apsidës qendrore të kësaj kishe është gjetur
elementi shqiponjë, simboli i Skënderbeut. 
Po kështu, një tjetër afresk, në brendi të tij,
paraqet Mamica Kastriotin mbi kalë. Kjo kishë katolike
ndodhet pranë kalasë së Skënderbeut, e vetmja fortesë
bregdetare e tij. 
Vitin e shkuar, në këtë monument kulture u bënë
ndërhyrje restauruese, pas një fondi prej 3 milionë
lekësh të reja, që Ministria e Kulturës vuri në
dispozicion. Sivjet ka qenë ambasada gjermane ajo që
ka financuar 100 mijë marka për ndërhyrje të tjera
restauruese, të cilat janë udhëhequr nga arkitekti i
Institutit të Monumenteve, Sulejman Dashi. Kjo kishë,
e drejtuar nga patër Zef Pëllumbi i kryen funksionet e
saj shumë rrallë, vetëm në raste festash të mëdha
fetare. 
A.Xhakollari.              

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Calendar - Get organized for the holidays!
http://calendar.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list