| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Nga SarandaAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Nov 16 23:13:17 EST 2000
10 mije USD ndihme falas per shkollen e mesme "Antoni
Athanas"
SARANDE, 16 nentor/ATSH-SH.Hajno/.- Biznesmeni i
njohur shqiptaro-amerikan, Antoni Athanas, i dhuroi te
enjten shkolles se mesme teknike-ekonomike dhe
hoteleri-turizem ne Sarande qe mban emrin e tij, nje
shume prej 10 mije USD.
I derguari nga Bostoni (SHBA), i ketij biznesmeni,
Stefan Koci, ne nje takim te organizuar me kete rast
ne mjediset e shkolles "Antoni Athanas", vuri ne dukje
se, "kjo ndihme ishte nje kontribut simbolik qe
Athanas jepte ne shenje mirenjohje per kete shkolle,
me deshiren e mire qe ato te jene nje ndihmese per
zhvillimin e metejshem te infrastuktures mesimore te
saj".
Koci i dhuroi me kete rast drejtorit te shkolles se
mesme "Antoni Athanas", Perparim Musai, nje koleksion
me fotografi nga jeta dhe veprimtaria e Antoni
Athanasit.
Shkolla e mesme "Antoni Athanas" eshte nje nga
shkollat profesionale te vendit, e cila nje vit me
pare u profilizua ne drejtimin hoteleri dhe turizem ne
perkim me dimensionin e zhvillimit turistik te rajonit
te Sarandes. Gjate tre vjeteve te fundit ne kete
shkolle po zbatohen disa projekte nga fondacioni
gjerman GTZ, projekti austriak "Kulture-kontakt" dhe
fondacioni SOROS.
/A.KE/
Copyright © 1999 Albanian Telegraphic
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Calendar - Get organized for the holidays!
http://calendar.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |