| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH «ALBEUROPA»} Artikull per pavarsine e ShqiperiseQIKSH «Albeuropa» kosova1 at hotmail.comFri Nov 10 12:07:46 EST 2000
-----Messaggio Originale----- Da: Albert Ramaj <urtia at hotmail.com> A: <stublla at egroups.com> Data invio: venerdì 10 novembre 2000 17.00 Oggetto: [FES] Artikull per pavarsine eShqiperise T'nderuem Artikulline fjale u kane i parapam vitin e kalume per me botu me nji reviste, per 28 nandor, por nuk arritem ne kohe me perkthy Perkthyes asht Blerim Canaj. Pra ky artikull ende nuk asht i botuem kerkun dhe pasi po afrohet dita e 28 nandorit po e qes ne liste, ma mire me qite pak perpara se se sikur vjet. Me nderime Alberti _____________________________________________________________________ Prof. Dr. Karl Kaser, Graz Austrohungaria dhe pavarësia e Shqipërisë Kur më 29 korrik 1913 u konfirmua formalisht suvereniteti i principatës së posaformuar të Shqipërisë, ishte ky një angazhim rreth 35 vjeqar i vendeve të banuara me shqiptarë dhe shqiptare për të ardhmen dhe një angazhim i tillë paraprakisht u përfundua. Ky proces në njërën anë ishte i karakterizuar nga proceset sqaruese të shoqërisë së brendshme shqiptare, por në anën tjetër edhe nga konfliktet e interesave internacionale, në të cilin ishin të involvuara shtetet Evropiane si: Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austro-hungaria, Rusia por edhe perandoria Osmane. Për shkak të orientimit të ri të tij të politikës së jashtme në drejtim të Evropës lindore që nga viti 1866 dhe për shkak të gjendjes gjeopolitike - me okupimin e Bosnës dhe Hercegovinës, si dhe të vendosjes së ushtrisë në Sangjak në Novi Pazar në vitin 1878 gjeografikisht zonat e banimeve shqiptare i ishin ardhur mjaft afër - Austro-Hungaria luante një rol mjaft të rëndësishëm. Kjo bën të mendohet dhe do duhej të shikohet mirë edhe roli të cilin e luajti monarkia e Habsburgëve rreth çështjes së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë pikpamje 28 nëntori i vitit 1912 shënohet si datë e shpalljes së pavarësisë të pushtetit provizor shqiptar, mesetapë e cila me siguri është më e rëndësishmja. Në bisedimet internacionale të cilat pasonin pastaj deri në fund të korrikut të vitit 1913 duhej që shteti i ri shqiptarë të ishte i organizuar, konstrukcioni i brendshëm politik i këtij shteti duhej të ishte prej një kohe të shkurtër; kufinjët natyrisht të shikuara nga ndërprerje të shkurtëra-vlejnë edhe sot. 1) Situata kalimtare në vitin 1878 Viti 1878 shënon një hap më tej drejt rënjes së shpejtë të perandorisë Osmane si fuqi në Evropën Lindore, perandori e cila deri në vitin 1918 mbushi mjaft etapa. Pas Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat në verën e vitit 1876 Perandorisë i kishin shpallur luftë, në prill të vitit 1877 hynë në luftë edhe Rusia, e pak më vonë edhe Rumania. Trupat Ruse depërtuan thellë deri në lagjet e periferisë së Stambollit, ku në fund të janarit 1878 u vendos një armëpushim, dhe pastaj në mars pasoj një marrëveshje paraprake për paqë (marrëveshja e Shën Stefanit). Disa rregulla të kësaj marrëveshje prekën thellë dhe drejtpërdrejt trojet shqiptare. Përpos njohjes së pavarsisë së plotë shtetit rumun nga perandorija Osmane duhej të lindte edhe një principatë autonome Bullgare, kufijtë e së cilës duhej të shtriheshin nga deti i zi deri në detin egje e në perëndim deri mbi liqenin e Ohrit, duke përfshirë përtej qytetit dhe territorit të Korçës. Mali i Zi do duhej të zgjerohej në dëm të territoreve shqiptare, deri në Liqenin e Shkodrës. Katër vilajetet me popullatë më të madhe të shqiptarëve - Shkodra, Shkupi, Manastiri dhe Janina ishin të prekura drejtpërdrejtë. Kjo marrëveshje e cila nga ana ruse ishte arrirë me të keq u vu në veprim dyllojësh: Së pari fuqitë e tjera të mëdha, të cilat në verën e këtij viti Rusinë e shtrënguan përsëri të ulen në tavolinën e bisedimeve në Berlin (Kongresi i Berlinit), dhe së dyti formimi i rezistencës shqiptare kundër implikacioneve territoriale të paqes së Shën Stefanit. Rezultatet më të rëndësishme që u arritën në kongresin e Berlinit ishin si vijon; u konfirmua pavarsia e plotë e Malit të Zi, Serbisë dhe Rumanisë; shtrirja territoriale e principatës autonome Bullgare natyrisht u rikthye prap; katër vilajetet shqiptare ishin mjaft shumë të goditura nga një tërheqje të tillë kufijsh. Populli shqiptar nuk ishte i përfaqësuar nga reprezentantët e vet në këtë kongres; pjesmarrësit e Kongresit shkonin pas një logjike sipas së cilës, popullit shqiptar nuk i është miratuar statusi i nacionalitetit të vet. Sipas këndshikimit të sotshëm ky qëndrim duket i paqartë; sipas një perspektive të atëhershme ky vlerësim nuk ishte aq absurd. Duhet të përkujtojmë se vërtet brenda kufijve të Perandorisë Osmane ekzistonte populli shqipfolës - natyrisht me të shkruarin dhe të folurit e panormuar ende -, por që në këtë moment, për një dëshirë të shprehur për shtetin e pavarur Shqiptar, nuk mund të bëhej ende fjalë. Kjo ishte e lidhur edhe me atë se sepse një pjesë e madhe e popullit shqiptar i përkisnin konfesionit islam. Sulltani Osman në Stamboll nuk ishte vetëm sundimtari i tyre laik, por si kalif njëkohësisht ai ishte edhe udhëheqësi i tyre shpirtëror. Të kapnin armët kundër tij ishte me të njëjtin kuptim sikur katolikët të kapnin armët kundër Papës në Romë. Si pasojë e kësajë gjatë shekullit -XIX- kishte një vrull të kryengritjeve shqiptare kundër disa pushteteve, por megjithatë jo kryengritje nacionale të cilat e rrezikonin sundimin e Perandorisë Osmane. Popullata shqiptare deri në këtë moment ishin krejtësisht lojal kundrejt Perandosisë Osmane. Një humbje të parë ky qëndrim lojal pësoj vetëm përmes marrëveshjes së Shën Stefanit, përmes të cilit, sipas këndshikimit shqiptar nxjerr në pah që perandoria si e tillë nuk ishte në gjendje që trojet e shqiptarëve të i shpëtonte në rast të ndërhyrjes së shteteve kristiane fqinje. Ky ishte edhe shkas që tri ditë para takimit të Kongresit të Berlinit (13 qershor 1878) më 10 qershorë, 43 figura udhëheqëse shqiptare, (në mesin e tyre edhe pesë të besimit katolik) themeluan të ashtuquajturën "Lidhja e Prizrenit". Si masë e parë u mor vendimi që të formohet një ushtri e cila do të pengonte ndonjë falje të mundshme të territorit të tyre vendeve fqinje kristiane. Në fushën e përfitimeve politike, ishte e qartë që për një vendim shkëputjeje nga Perandoria Osmane nuk kishte arritur ende koha. Në statutet e dekretuara të Lidhjes, më 18 qershor u mor vendim që: Të kërkohet një autonomi në kufijt e Perandorisë Osmane. Për këtë qëllim duhej që të katër vilajetet të bashkohen në një njësi autonome administrimi. Të ndalohej ndarja e pjesëve të vendit Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Që të formohet një delegacion për Kongresin e Berlinit (çka nuk u akceptua). Që të mos dërgohen regrutë në ushtrinë Osmane, por të formohet një ushtri shqiptare. Nuk duhet të i paguhet asnjë tatim Perandorisë Osmane. Në të vërtetë Lidhja e Prizrenit ushtarakisht nuk ishte e suksesshme - ata u shuan nga ushtria Osmane në vitin 1881 - por ajo ngjalli të parën shkallë të fortë të një vale të solidaritetit, e cila e shpejtonte mjaft nxitshëm një vetëdije nacionale në popullin shqiptar. Me këtë, trojet shqiptare dalëngadalë u bënë një faktor i cili kryqëzonte interesat e politikës internacionale, posaqërisht të Austro-Hungarisë, Italisë dhe Rusisë, interesat e të cilëve kryqëzoheshin me problemin e shqiptarëve. Për të thjeshtësuar këtë, interesat e këtyre fuqive evropiane do të mund të përmblidhen si vojon: Rusia përpiqej që të ndihmonte të zgjeronte territoret e vendeve fqinje sllave në dëm të territoreve shqiptare (dhe me këtë të në mënyrë indirekte të zgjeronte edhe fuqinë e vet). Italia kërkonte një zotërim në tokat shqiptare si kompenzim për atë që Austro - Hungaria në vitin 1878 i mori asajë administrimin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Austro - Hungaria synonte pavarsinë e trojeve shqiptare edhe atë në vëllim sa më të madh, në mënyrë që të mund të ndalonte një ekspansion të shteteve sllave të ballkanit. 2) Në drejtim të pavarsisë Italia dhe Austro - Hungaria ishin dy fuqi me ndikim, të cilat gjithashtu edhe për shkak të interesave të tyre, ndërhynin për një pavarësi të trollit shqiptar të cilën e mendonin ta arrinin me çfardo forme. Është veç e qartë, që asnjëra nga këto dy shtete katolike nuk synonte për këtë moment një kontrollë direkte mbi trojet shqiptare, sepse përmes kësaj do shtinin në dorë një vend ku shumica e popullatës i takonte besimit islam, e posaqërisht për Austro - Hungarinë ky duhej të paraqiste një problem, për më shumë, në ndërkohë në Bosnie - Hercegovinë kishte për të zgjidhur një numër të madh të problemeve të mëdha në mes të zotërinjëve musliman dhe rrogëtarëve katolik. Në vitin 1876 të dy shtetet kishin vendosur për një veprim të përbashkët për sa i përkiste trojeve shqiptare, në rënjen e fuqisë kërcënuese të perandorisë Osmane në Evropë. Ato ishin të pajtimit për emrimin e një autonomie ose statusit të pavarësisë për krahinat shqiptare, në mënyrë që të thyhej sundimi i Perandorisë Osmane në Evropë. Prej vitit 1882 e derinë vitin 1896 Italia dhe Austro - Hungaria qëndruan në një federatë të përbashkët diplomatike dhe ushtarake me Gjermaninë (e ashtuquajtura "Dreibund"(Federata tre) ). Këtyre dy shteteve për sa i përket Shqipërisë kjo nuk u la hapësirë për veprim. Por Italia në vitin 1887 ia arriti - përderisa bisedohej për zgjatjen e Federatës - të sjellë kërkesën ndaj Austro - Hungarisë që ajo, pra Italia, duhej që në Ballkan të merrte kompenzim, poqëse do duhej që status quo e atëhershme do të ndërronte në të mirë të Austro - Hungarisë. Aty mund të supozohej për pretendimet e turbullta të Italisë ndaj trojeve shqiptare. Pas shpërndarjes së Federatës ishin dy mundësi: ose të vendosej një rivalitet i pafrenuar dhe i përforcuar në mes të këtyre shteteve rreth tokave shqiptare ose ishte vendosur një marrëveshje e re. Marrë në esencë që të dyja ishin të mundura. Në vitin 1897 në Monza, nga pëfaqësuesit e të dy shteteve u mor vendim që të provohej që aq sa të ishte e mundur situata politike në ballkan të mbahej stabile. Por poqëse do të vinte deri te një ndryshim i territorit atëherë të dy shtetet kishin vendosur për një veprim të përbashkët. Kjo marrëveshje parimisht inkludonte me atë që formalisht të dy shtetet mbronin sundimin osman në tokat shqiptare. Poqëse do të ndryshonte situata, atëherë të dy shtetet do të përpiqeshin që të arrinin një marrëveshje sa i përket një statusi të trollit të shqiptarëve; por kjo nuk përmbante pavarësinë e Shqipërisë. Por gjithashtu njëkohësisht u vendos një lloj konkurrence në fushat e kulturës në zemrat dhe shpirtërat e shqiptarëve, mirëpo ajo në popullatën katolike të vendeve të veriut ishte dhe duhej të qëndronte e kufizuar. Popullata katolike duhej të paraqiste një lloj bilete hyrëse në tokat shqiptare. Në këtë pikpamje mënyra e ngjarjeve nga të dyja shtetet ishte e njëjtë: Ndërtimi dhe/ose financimi i shkollave; Ndikimi në emërimin e klerit katolik, ndërtimi i kishave dhe dhurata të tjera të mëdha apo të vogla të cilat te popullata do të kishin ndikim pozitiv. Për ndryshim nga Italia, Austro - Hungaria mund të tregohej - nga funksioni i sajë oficiel - si fuqi mbrojtëse e popullatës katolike (i ashtuquajturi "Protektorat kulturorë"), kështu që në tokat shqiptare ndihmat financiare vjetore nuk ishin të pakta. Marrë në bazë, me këtë politikë subvencionale veprohej me një koncept mjaft të kufizuar të politikës së jashtme gjegjësisht (përkatësisht) me një tërësi instrumentesh e cila nuk mundte të arrinte kurrfarë ndryshimesh vendosëse në njërën apo anën tjetër. Ishte tejet e qartë që ndryshimet duhej patjetër të vinin nga jashtë. Një vlug kryengritjesh nga shqiptarët gjatë vitit 1878 nuk e rrezikonin me të vërtetë sundimin Osman në trojet shqiptare. Më së shumti veprohej me revoltat lokale, me kërkesat specifike ose kryengritje kundër futjes së tatimeve të reja apo kundër sundimit arbitrar të disa funksionarëve administrativ turq. Në vitin 1903 në Mirditë u kërkua rikthimi i udhëheqësit të fisit Prenk Bib Doda i cili ishte dëbuar pas shpartallimit të Lidhjes së Prizrenit. Në vitin 1909 / 1910 në Kosovë pati prap kryengritje kundër futjes së tatimeve të reja përkatësisht kundër regrutimeve. Në vitin e ardhshëm pati një kryengritje të madhe në veri, më në fund për dorëzimin e një memorandumi një përfaqësuesi të akredituar të fuqive të mëdha në kryeqytetin e Malit të Zi, ku kërkohej njejtë sikur në vitin 1878 dhënja e të drejtave të autonomisë brenda Perandorisë Osmane por jo edhe pavarësia; në këtë rast popullata muslimane qëndruan të përmbajtur. Edhe në vitin 1912 në veri u lind një situatë e njejtë ku prap u ngritën kërkesat për autonomi. Shtytja e fundit në drejtim të një suvereniteti shtetërorë erdhi nga jashtë. Në nëntor të vitit 1912 filloi lufta e parë Ballkanike; Një aleancë e përbërë nga Mali i Zi, Serbia, Greqia, dhe Bullgaria për një kohë të shkurtër gati tërësisht mënjanuan Perandorinë Osmane nga Evropa: Epiri, Maqedonia dhe Thrakia veriore ishin të pushtuara nga konkurrenca e fuqive fitimtare. Përmes kësajë udhëheqësit shqipëtarë u vendosën në një situatë të rëndë. Ose të përfundonin së bashku me Perandorinë Osmane ose të ndaheshin nga ajo. Koha nuk priste ngase suksesivisht vendi ishte pushtuar nga aleatët. Në jug trupat Greke marshuan në Epirin verior, Serbia zaptoj Kosovën, Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë e mesme, Mali i Zi Shkodrën me rrethinë. Pas konsultimeve me ministrin e jashtëm të Austro - Hungarisë Graf Berchtold, Ismajl Qemal Beu, i cili ishte një ndër udhëheqësit shqiptar në emigrim, udhëtoi për në Durrës, e prej atje për në qytetin e madh të fundit shqiptar i cili ende nuk ishte pushtuar nga trupat e vendeve fqinje, në Vlorë. Më 28 Nëntorë 1912 një qeveri provizore e formuar shpejt shpalli pavarsinë e Shqipërisë. Kështu u bë hapi i parë në pavarsi, më shumë nga ngjarjet detyruese se sa nga dëshira. Krejt tjetra ishte çështje e bisedimeve të ministrave të akredituar të fuqive të mëdha në Londër. Përderisa erdhi deri te një grindje në mes të ish-partnerëve të federatës rreth ndarjes së Maqedonisë dhe pasoj lufta e dytë Ballkanike, në Londër tashmë ishte biseduar për kufijt e Shqipërisë. Nga të gjithë partnerët e bisedimeve, Austro - Hungaria ishte ajo e cila u angazhua më vendosmërisht për një zgjidhje sa më bujare për Shqipërinë. Rusia e cila i përkrahte shtetet sllave ishte kundërshtari më i madh në këtë drejtim. I vështirë bëhej problemi i Shkodrës qytet i cili ishte i pushtuar nga trupat e Malit të Zi, por në këtë problem Austro - Hungaria futi në lojë tërë rëndësinë e sajë dhe ia arriti të relizonte qëllimin e sajë, pra që Shkodra të i mbetej Shqipërisë. Por rreth problemit të kufirit lindor Austro - Hungaria nuk mundi të ia arrinte qëllimit, kështuqë e tërë Kosova dhe Maqedonia perëndimore iu dorëzua Serbisë. Për kufirin kontestues jugorë me Greqinë, ujdia u arrit vetëm një vit më vonë. Pra Austro - Hungaria për interesa të veta ndërhynte për një Shqipëri me një madhësi maksimale. Por partnerët e tjerë të bisedimeve megjithatë një zgjidhje ideale e panë vetëm me një minishtet shqiptar. Përfundimi ishte një kompromis. Deri te kjo nuk do të vinte sikur dikush të mos kishte përkrahur maksimumin. Ky ishte roli të cilin luajti Austro - Hungaria për historinë e shqipërisë, por në këtë rast edhe për të ardhmen e sajë. Perktheu nga gjermanishtja: Blerim Canaj _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com. Share information about yourself, create your own public profile at http://profiles.msn.com. -------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~> eGroups eLerts It's Easy. It's Fun. Best of All, it's Free! http://click.egroups.com/1/9698/3/_/920292/_/973875951/ ---------------------------------------------------------------------_-> Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: albeuropa-unsubscribe at egroups.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |