Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] PROPOZIM

Marinela Shkurti - Undergraduate Student mshkurti at babson.edu
Tue Nov 7 11:43:02 EST 2000


C'po ndodh keshtu? Mendova se kete propozimin e irmes do ta perkrahnin shume, 
Ne fakt DUHET ta perkrahim ....gjithe keto studente shqiptare ketu ne New 
England dhe deri tani shume shume pak aktivitete jane organizuar.

Kryesia une edhe pse nuk jam anetare jam gati per pune vullnetare...

Marinela

P.S.
Eriola jam ketu, jam ketu te kjo lulja e mbyllur:))))




>===== Original Message From "irma spaho" <i_spaho at hotmail.com> =====
>          ----------- ALBSA-Info Mailing List ---------
>          - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org -
>
>Pershendetje liste!
>
>Meqe u be nje kohe e gjate qe s'eshte organizuar ndonje aktivitet dhe shume
>studente me te drejte pyesin nese Albsa merr fryme akoma apo eshte reduktuar
>thjesht ne nje mailing list, mendova te hedh nje ide per nje aktivitet qe
>mund te organizohet me shume me perkushtimin tone sesa me te holla.
>
>Fillimisht mund te organizojme ne shkollat ku ka me shume studente
>shqiptare, BU, BC, Northeastern, panaire te vogla me informacion per gjuhen,
>kulturen, historine, figurat shqiptare me te shquara boterisht duke filluar
>nga perandoret romake deri tek Ferid Murat e viagra, e  me vone mbase
>arrijme te marrim vetem per pak ore hollin e bibliotekes publike ne Copley
>Square, vetem se per kete te fundit do kishim nevojen e mbeshtetjes se
>komunitetit shqiptar, kishes dhe "Frosines" dhe do donte shume me teper
>perkushtim e kohe.
>
>Nuk do kete asgje pompoze. Thjesht disa stenda me gatime shqiptare (kete
>barre jua heq une nga kurrizi, mund ta perballoj edhe vetem); artizanat,
>informacion kulturor e historik, mbase nje broshure shume te thjeshte me
>informacion te permbledhur per Shqiperine (dhe per kete kam nje punim qe kam
>bere javen e fundit per te terhequr turiste dhe investitore ne Shqiperi te
>titulluar "Albania, dhe land of sun and hospitality, the home of a powerful
>spirit and a beautiful nature", te cilin mund ta shkurtoj dhe e bejme ne
>shume kopje. Pastaj, ne te gjithe e njohim historine dhe kulturen e vendit
>tone dhe mund t'i bilbilosim atyre qe do kene nderin te na pyesin. Terbohem
>kur me afrohen njerez qe kur ju them se jam shqiptare, ma kthejne rusisht,
>ose qe me shikojne si te shtangur kur i them se Nene Tereza ishte shqiptare.
>Pa shkuar me tej tek Aleksandri i Madh e figura te tjera.
>
>Mund te shperndajme dhe adresa interneti te faqeve me fotografi te
>mrekullueshme nga Shqiperia si ajo e Ardit (Kanines - besoj se ti Ardi na e
>jep lejen, apo jo), luajme muzike popullore shqiptareetc.
>Une kam shume fotografi nga Shqiperia, biles mund te siguroj dhe foto te
>vjetra te periudhes se komunizmit dhe posters me pamje te mrekullueshme nga
>Tirana, Berati dhe Apollonia. Gjithashtu kam nje flamur te madh, nje album
>shume te vjeter arkeologjik dhe ca vogelsira arti nga Shqiperia. Po te
>kontribuojme te gjithe, besoj se do kemi nje koleksion te kenaqshem.
>
>Keto jane vetem disa ide, te cilat mund t'i hidhni poshte ose t'i plotesoni
>me ide te tjera. Une afrova ato qe mund te bej une, si nje individ. Nqs
>arrijme te behemi nje grup dhe arrijme te terheqim disa studente te
>institucioneve qe permenda me siper, nuk ka asgje te pamundshme dhe te
>veshtire per ta realizuar kete ndermarrje. Mbase e shtrijme dhe ne shkolla
>te tjera. Nuk besoj te jete problem per te marre nje pjese salloni para
>mencave (si p.sh ne GSU, meqe e njoh me mire BU-ne), ose ne katin e pare te
>shkollave, para bibliotekave ose kafeterive.
>Pastaj, duke qene se shume studente (shqiptare) punojne ne radio, mbase na
>ndihmojne t'i bejme pak reklame. Une mund edhe te siguroj dike qe te
>shkruaje per Boston Globe.
>Hajde pra, te levizim dhe bejme dicka. Plane me te shtrira dhe me te
>komplikuara (nga ato me safety issues i leme per kur te mbushe kryesia
>moshen madhore, ose, Eriola/Iris, po qe se njihni ndonje klub qe pranojne
>nen 21 vjec, i mbledhim atje te gjithe studentet shqiptare, thjesht per t'u
>krijuar mundesi te njihen me njeri tjetrin. Keshtu s'keni pse shqetesoheni
>per trazira ose zenka, se cdo klub i ka marre masat per raste te tilla).
>
>Perzemersisht,
>Irma
>
>_________________________________________________________________________
>Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.
>
>Share information about yourself, create your own public profile at
>http://profiles.msn.com.
>
>_______________________________________________________
>ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info

****************************************************************************************************************************


"There is no reality except the one contained within us. That is why so many people live such an unreal life. They take the images outside them for reality and never allow the world within to assert itself."
 
HERMANN HESSE




More information about the ALBSA-Info mailing list