Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] A happy ending.

etel deti at ont.com
Mon Nov 6 19:29:15 EST 2000


E lexova me shume vemendje artikullin e "News from the Immigration and
Refugee Services of America", dhe me beri te mendoja. 

Sot isha ne zyren e imigracionit ne Dallas, Texas, ku po perktheja per nje
refugjat nga kosova i cili kerkonte azil politik. Ndersa po perktheja
deshmine qe ai paraqiti duke iu pergjigjur pyetjeve te avokates se tij
mbrojtese, po mendoja per ato qe ai dhe familja e vet kishin kaluar gjate
muajve te luftes ne Kosove.

Ky ishte nje djale 19-vjecar qe kishte mberritur ne New York dy vjet me
pare me nje pashaporte fallco. Tek u ul ne karrigen e deshmimtarit dhe
fliste mund te dalloje shume qarte ankthin ne fytyre e ne zerin e ndrojtur.
Avokatja mbrojtese,  nje avokate me zyrat bamirese katolike, u mundua te
nxirrte me ane te deshmise se tij, se perse ishte e pasigurt qe ai te
kthehej ne Kosove. 
Deshmia e tij, disa fotografi qe ai paraqiti te familjes se tij qe jetonte
ne nje cader, dhe te disa te njohurve te tij qe ishin vrare nga forcat
serbe, deshmia e nje zonje amerikane e cila, bashke me organizaten e saj
bamirese kishte udhetuar ne Kosove gjate muajve te luftes, tregonte qarte
perse ishte e rrezikshme per kete djale te kthehej ne Kosove. 

Megjithate, avokatja qe perfaqesonte qeverine ne anen tjeter, shfaqi
mosbesim gjate gjithe deshmise. Me nje ton mosbesues, ajo u mundua te
tregonte se e gjithe kjo kerkese ishte nje kerkese pa baze. Me erdhi me te
vertete shume keq, kur mbasi ceshtja perfundoi, dhe gjykati i dha azil
politik, ajo me tha :"Many of these people have suffered, it's not just
Albanians, plus the NATO forces are there. I am not saying that the
situation is perfect, but what more can WE do? I dont feel good about
sending this guy back, but come on...the war is over. WE can't have
everybody here. But, unfortunately the judges believe cases like this."

Kjo zonja ka nje pozite me se te rehatshme ne zyren e imigracionit, asnje
se ka kercenuar apo i ka djegur shtepine. Ajo ngrihet cdo dite ne mengjes
pa friken se nuk do te shohe me pjestaret e familjes. Ndersa ky djale vetem
kerkonte ndihme per tu strehuar ne "atdheun e imigranteve", per te filluar
nje pune, e per te vazhduar shkollen. 
Ndersa gjykatesi dha vendimin, avokatja mbrojtese nuk i permbajti lotet,
ndersa Armendi( djali kosovar)vetem buzeqeshi ndrojtshem ndersa une po i
perktheja vendimin e gjykatesit. Edhe une buzeqesha...,u ndjeva e cliruar.
Ndersa po largohesha, nje e aferme e tij, u afrua dhe me nje shprehje
mirenjohje ne fytyre me tha:"Faleminderit shume!"

I pashe te largoheshin nga gjykata te cliruar, te lumtur, dhe me vete
mendova: "Yeah, Ms.Cynic attorney, I am happy you were not the one to make
the decision today!"
Etel H.




More information about the ALBSA-Info mailing list