| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] PROPOZIMirma spaho i_spaho at hotmail.comSun Nov 5 21:55:08 EST 2000
Pershendetje liste! Meqe u be nje kohe e gjate qe s'eshte organizuar ndonje aktivitet dhe shume studente me te drejte pyesin nese Albsa merr fryme akoma apo eshte reduktuar thjesht ne nje mailing list, mendova te hedh nje ide per nje aktivitet qe mund te organizohet me shume me perkushtimin tone sesa me te holla. Fillimisht mund te organizojme ne shkollat ku ka me shume studente shqiptare, BU, BC, Northeastern, panaire te vogla me informacion per gjuhen, kulturen, historine, figurat shqiptare me te shquara boterisht duke filluar nga perandoret romake deri tek Ferid Murat e viagra, e me vone mbase arrijme te marrim vetem per pak ore hollin e bibliotekes publike ne Copley Square, vetem se per kete te fundit do kishim nevojen e mbeshtetjes se komunitetit shqiptar, kishes dhe "Frosines" dhe do donte shume me teper perkushtim e kohe. Nuk do kete asgje pompoze. Thjesht disa stenda me gatime shqiptare (kete barre jua heq une nga kurrizi, mund ta perballoj edhe vetem); artizanat, informacion kulturor e historik, mbase nje broshure shume te thjeshte me informacion te permbledhur per Shqiperine (dhe per kete kam nje punim qe kam bere javen e fundit per te terhequr turiste dhe investitore ne Shqiperi te titulluar "Albania, dhe land of sun and hospitality, the home of a powerful spirit and a beautiful nature", te cilin mund ta shkurtoj dhe e bejme ne shume kopje. Pastaj, ne te gjithe e njohim historine dhe kulturen e vendit tone dhe mund t'i bilbilosim atyre qe do kene nderin te na pyesin. Terbohem kur me afrohen njerez qe kur ju them se jam shqiptare, ma kthejne rusisht, ose qe me shikojne si te shtangur kur i them se Nene Tereza ishte shqiptare. Pa shkuar me tej tek Aleksandri i Madh e figura te tjera. Mund te shperndajme dhe adresa interneti te faqeve me fotografi te mrekullueshme nga Shqiperia si ajo e Ardit (Kanines - besoj se ti Ardi na e jep lejen, apo jo), luajme muzike popullore shqiptareetc. Une kam shume fotografi nga Shqiperia, biles mund te siguroj dhe foto te vjetra te periudhes se komunizmit dhe posters me pamje te mrekullueshme nga Tirana, Berati dhe Apollonia. Gjithashtu kam nje flamur te madh, nje album shume te vjeter arkeologjik dhe ca vogelsira arti nga Shqiperia. Po te kontribuojme te gjithe, besoj se do kemi nje koleksion te kenaqshem. Keto jane vetem disa ide, te cilat mund t'i hidhni poshte ose t'i plotesoni me ide te tjera. Une afrova ato qe mund te bej une, si nje individ. Nqs arrijme te behemi nje grup dhe arrijme te terheqim disa studente te institucioneve qe permenda me siper, nuk ka asgje te pamundshme dhe te veshtire per ta realizuar kete ndermarrje. Mbase e shtrijme dhe ne shkolla te tjera. Nuk besoj te jete problem per te marre nje pjese salloni para mencave (si p.sh ne GSU, meqe e njoh me mire BU-ne), ose ne katin e pare te shkollave, para bibliotekave ose kafeterive. Pastaj, duke qene se shume studente (shqiptare) punojne ne radio, mbase na ndihmojne t'i bejme pak reklame. Une mund edhe te siguroj dike qe te shkruaje per Boston Globe. Hajde pra, te levizim dhe bejme dicka. Plane me te shtrira dhe me te komplikuara (nga ato me safety issues i leme per kur te mbushe kryesia moshen madhore, ose, Eriola/Iris, po qe se njihni ndonje klub qe pranojne nen 21 vjec, i mbledhim atje te gjithe studentet shqiptare, thjesht per t'u krijuar mundesi te njihen me njeri tjetrin. Keshtu s'keni pse shqetesoheni per trazira ose zenka, se cdo klub i ka marre masat per raste te tilla). Perzemersisht, Irma _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com. Share information about yourself, create your own public profile at http://profiles.msn.com.
More information about the ALBSA-Info mailing list |