Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shqiperia ne BE?

Albi Qeli AQeli at rushu.rush.edu
Sat Nov 4 11:52:35 EST 2000


http://www.balkanweb.com/gazeta/politike/politike3.htm

Berlini:
Për 10 vjet jeni në BE

TIRANE 

Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane Zopel, gjatë takimit me
Kryeministrin Meta tha se "Shqipërinë në 10-vjeçarin e ardhshëm e shoh
anëtare të Bashkimit Evropian". Kryeministri Meta nga ana e tij tha se
"Gjermania është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë, ajo zë
vendin e tretë në shkëmbimet tregtare si dhe jep 30 për qind të fondeve që
vijnë si ndihmë nga ana e BE. Zopel shtoi se "brenda pak muajve do hapen
bisedimet për asocim-stabilizimin mes Shqipërisë dhe BE", ky është dhe hapi
i parë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ministrit i Shtetit në
Ministrinë e Jashtme, Zopel, është takuar edhe me drejtues të partive
politike shqiptare. Burime të ndryshme thonë se ai ka ardhur në Shqipëri
edhe për të diskutuar ndonjë problem të ngritur në Parlamentin Evropian.
"Unë jam mirënjohës që qeveria është e gatshme të pranojë verifikimin e të
gjitha çështjeve që mund të verifikohen, nga organizatat e huaja të cilat
janë OSBE, ODHIR dhe KE. Janë pikërisht këto organizma që bënë edhe
vëzhgimin e zgjedhjeve lokale. Ministri i Shtetit gjerman Zopel, tha dje,
pas takimit me Kryeministrin Meta, se ai "ishte i befasuar nga informacioni
i marrë në lidhje me situatën makroekonomike në vend. "Gjermania do ta
mbështesë Shqipërinë që në konferencën e Zagrebit të ketë sinjale pozitive
edhe për Shqipërinë. Nuk besoj se do edhe shumë kohë derisa të fillojnë
negociatat për marrëveshjen e stabilizimit dhe asocimit të Shqipërisë me
BE", tha Zopel.



More information about the ALBSA-Info mailing list