| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Pas pranimit te RFJ-se ne OKB, ku qendron fati i Kosoves?Uk Lushi juniku at hotmail.comSat Nov 4 02:33:47 EST 2000
Te nderuar anetare te listes, nuk e di a jam ne lajthim apo ne aspektin formal juridik ky hap i OKB-se, pas te cilit si duket qendron z. Holbrooke si perfaqesues i qeverise amerikane, pra de facto dhe de jure edhe qeveria amerikane, eshte hapi i pare testues drejt nje konfederate te quajtur Republika Federale e Jugosllavise e cila do te duhej te perfshinte edhe Republiken e Kosoves?! Deshira ime eshte te jem ne lajthim, mirepo sipas te gjitha gjasave Kosova do te kaloje neper nje ferr deri te realizimi i endrres se pavarsise. Sinjalet jane duke ardhur nga te gjitha anet. Jane vetem disa organizata studiuse dhe joqeveritare te cilat kane debatuar apo shqyrtuar pavarsine e Kosoves si nje modus vivendi te mundshem politiko- juridik, porse asnje qeveri nuk ka dhene sinjale se eshte duke shkuar drejt procesit te njohjes. Mendoj se ne kete situate eshte shume i nevojshem nje koncensus sa me i shpejte per zgjedhjet nacionale i forcave politike ne Kosove, koncensus ky i cili do te duhej te perkrahej edhe nga forcat politike ne trevat shqiptare ne Ballkan. Nje parlament i Kosoves do te ishte hapi i pare drejt instituticionalizimit te shtetesise de facto te Kosoves. Kujtoj se koha kur forcat politike duhet te bashkohen ka ardhur pa marre parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale. Nese kesaj radhe deshtojme ne unitet parimor ardhmeria jone do te jete me pasaporta jugosllave. Kosova duhet sa me pare te filloje me rithemelimin e gjykatave ne te gjitha nivelet, pushtetit legjislativ ne nivel komunal, menjehere sapo te mbahen mbledhjet e para te bashkive, te insistoje ne formimin e paralamentit dhe deri atehere te vendose nje lloj paralelizmi parlamentar nga nje keshill me delegate nga kuvendet e bashkive, ne rast se gjithsesi duhet te hyhet ne far negociatash ose ne rast se bashkesia nderkombetare fillon me fare intriga apo presione, dhe te beje nje qeveri si organ ekzekutiv. Sa me shume qe presim me duket se te tjeret do te na caktojne fatin. Disa ende kemi iluzione, por pavarsia e Kosoves nuk do te vie lehte. Une dhe shumica e shqiptareve e dime se ajo do te vie, por do te vie me lehte nese ia kryejme obligimet. Ne te njejten kohe besoj se duhet te fillohet me planprograme konkrete per permiresimin e ekonomise komunale, buxheteve dhe TMK-ne. Kjo do te duhej te hapte rrugen per ekonomine nacionale dhe infrastrukturen qe do te duhej te jete nga investimet e para. Sipas bindjes sime tash per tash jemi ne nje pozicion baraz- baraz me bashkesine nderkombetare dhe planet e internacionaleve jane qe Kosova te integrohet permes Jugosllavise qe nuk eshte tjeter pos Serbi. Ne kete drejtim mendoj se Demaci me mire e ka pasur te shkonte ne Podgorice sesa ne Beograd. Me mire te bisedohet me Mal te Zi se sa me Koshtunicen...Mali i Zi shume lehte edhe tash edhe ne te ardhmen mund te jete aleati me i rendsishem i shqiptareve ne Ballkan. Nese Kosova eshte mon amour e secilit shqiptar, atehere ajo do te behet e pavarur, ne te kunderten nuk e di. Lutem te jem gabim! Te fala. Uk Lushi > >Pas pranimit te RFJ-se ne OKB, ku qendron fati i Kosoves? >Pergjegja mbetet e mjegulluar > >Isuf Hajrizi (Nju Jork, 3 nentor, 2000) >Per gazeten Zeri, Prishtine > >Fati politik i Kosovës mbetet i mjegulluar në OKB pas pranimit në këtë >organizatë të RFJ-së këtë javë. > Pranimin e ngutshëm pa u diskutuar asnjë nga problemet me të cilat do >të >ballafaqohet krijesa e re jugosllave e inicoi ambasdari amerikan në OKB >Riçërd Hollbruk, i cili, para dy muajsh gjithashtu ishte iniciator i >nxerrjes jasht të përfaqësueseve të Slobodan Milosheviqit nga ky organ >ndërkombëtar. > Pyetjet që tash kërkojnë përgjigje janë: Ku nënkuptohet se qëndron >Kosova në këtë "krijesë të re" të posa pranuar në OKB? A është ajo pjesë e >kësaj krijese dhe automatikisht - sa i përket OKB-së - a i bashkangjitet >RFJ-së kundër vullnetit të shqiptarëve? Apo a do të diskutohet më tutje >Kosova dhe statusi politik i saj në Këshillin e Sigurimit? Dhe së fundi, >kush është "Republika Federative e Jugosllavisë" - cilat rajone i perfshinë >ajo? > Përgjigjet në këto pyetje nuk janë definitive as nga zyra ku është >inicuar pranimi i RFJ-së në OKB. Në një bisedë me Zërin, zëdhënësja e >misionit amerikan në OKB, Alison Grunder, tha se nuk ishte e mendimit se >Kosova automatikisht nënkuptohej si pjesë e RFJ-së së posa pranuar në OKB. >Sipas saj, pritet që Kosova do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit si >"pjesë e procesit" për ta gjetur statusin përfundimtar të saj. Ajo tha se >ekzistojnë edhe shumë tema që do të diskutohen në OKB që e rrethojnë >krijesën e re jugosllave dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare. >- Një ndër problemet më të nguthsme është që "RFJ" të paguaj borxhin e >anëtarësisë ndaj OKB-së prej 8 milionë dollarësh para se të merrë të >drejtën >për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme. >- Një problem tjetër që tash për tash qeveria serbe e Vojisllav >Koshtunicës >e ka injoruar, është bashkëpunimi i Begradit me Gjykatën e OKB-së për >krimet >e luftës me seli në Hagë. >- Kërkohet përgjigje e qartë në pyetjën se çfarë përfaqëson RFJ? Qeveria >e >Podgorisës ka kërkuar nga OKB që Serbia dhe Mali i Zi të kenë dy vende të >veçanta në Asamblenë e Përgjithshme dhe se të dy republikat duhej të >funksiononin si një "bashkësi e shlirë" e dy shteteve të njohura veçmas >ndërkombëtarisht. >- Duhet të zgjidhet problemi i trashëgimisë dhe pronës së "Jugosllavisë së >Titos," të cilën e ka përvetësuar Beogradi. > Mirëpo të gjitha këto probleme zbehen në krahasim me problemin e >Kosovës. >Në OKB, disa diplomatë, përfhsirë edhe Hollbrukun janë të mendimit se edhe >statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt. Këshilli i Sigurimit e >ka >dhënë mendimin e tij vjet për një Kosovë nën RFJ-në me një "autonomi >substanciale." Mirëpo, tani kjo shprehje e ka humbur vlerën e vet pas një >viti të Kosovës jasht kthetrave të Beogradit dhe nën protektoratin >ndërkombëtar dhe sidoms pas zgjddhjeve të lira dhe paqësore në Kosovë javën >e kaluar që kishin nëntonin e pavarësisë. > SHBA-të në kundërshtim me aleatët e saj në Evropë dhe me kundëqrshtarët >e >saj Rusinë dhe Kinën, kanë marrë qëndrimin se pavarësia e Kosovës nuk mund >të përjashtohet nga diskutimet e ardhshme në Këshillin e Sigurimit. > Ambasadori Hollbruk e konfirmoi këtë qëndrim të Uashingtonit në një >konferencë për shtyp me gazetarët në fillim të javës: > "Rezoluta 1244 nuk e përjashton pavarësinë si përfundim të mundshëm. E >kam parasysh se disa nga miqt tanë në Këshillin e Sigurimit nuk pajtohen më >këtë qëndrim. Ata mendojnë se çështja ( e Kosovës) veç është zgjidhur. >Por >pozicioni i Shteteve të Bashkuara është i tillë që nuk e përjashton >pavarësinë." > Mirëpo ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm (ish diplomati slloven) >Danilo Turk është i mendimit se mbeten shumë probleme për t'u zgjidhur që >kanë lidhje me RFJ-në, por propozon se nuk duhet nxituar. > "Kërkohet njëfarë kohe prandaj duhet të kemi durim - kërkohen disa >muaj >para se të merremi me disa nga këto çështje të komplikuara," ka deklaruar >nihmësi i Kofi Ananit. > Kur është fjala për nxitimin, analistët spekulojnë se janë dy arsye pse >Hollbruku ka nxituar në pranimin e RFJ-së në OKB tani. Njëra arsye thuhet >se ka të bëj me distancimin sa më të madh të Koshtunicës nga njerëzit e >Millosheviqit duke i dhënë atij veglat për ta siguruar pozicionin e tij në >pushtet dhe për ta garantuar moskthimin e mundshëm të Milosheviqit në >pushtet. Arsyeja e dytë, mund të jenë zgjedhjet presidenciale në SHBA me >prapavijën se po që se fiton kandidati republikan Xhorxh Bush, mos të merr >ai kreditin për sjelljen e "Jugosllavisë që e ka bombarduar Klintoni me Al >Gorin" në gjirin ndërkombëtar. Admistrata e Klintonit vazhdimisht e ka >përsëritur se "nuk jemi kundër popullit serb, por kundër Milosehviqit." > Mirëpo bëmirësinë amerikane Koshtunica po e merr me rezerva. Dje gazeta >Washington Post njoftoi se presidenti i ri serb ka refuzuar të takohet me >Klintonin dhe Sekretarën e Shtetit, Medllin Ollbrajt, me arsyetimin se >"mund >të jetë tëpër heret." Ndërkohë ai deri me tash është takuar me presidentët >e Rusisë, Francës dhe Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. > > > > > >Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista >Zeri, Prishtine. _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com. Share information about yourself, create your own public profile at http://profiles.msn.com.
More information about the ALBSA-Info mailing list |