| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shekulli per NolinAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Nov 3 22:49:26 EST 2000
Busti i panjohur shtohet në pavionin e ngritur enkas për Nolin Noli peshkop, shkon në muze Muzeu Historik Kombëtar pasuron pavionin e ngritur posaçërisht për Nolin me disa zbulime të reja. Është busti i Nolit, i cili i shtohet këtij institucioni pas një kërkese drejtuar Universitetit të Tiranës nga kreu i Muzeut Historik Kombëtar, Moikom Zeqo. Burime pranë Muzeut, thonë se busti i Nolit, është ndryshe nga të tjerat. Për herë të parë Noli zbulohet me veshjen e tij prej peshkopi. Nuk dihet se kur dhe si ky bust i Nolit peshkop është gjendur në bibliotekën shkencore pranë Universitetit të Tiranës. Gjetja e këtij busti, sipas kreut të muzeut, Zeqo, ka rëndësi të madhe, sepse ndihmon në plotësimin e nismës që ka marrë ky institucion për të kompletuar pavionin e Nolit me dëshmi të reja. Me një marrëveshje zyrtare, midis dy institucioneve u vendos që Noli peshkop t'i shtohet relikeve të tij, të ekspozuara në pavionin e pagëzuar posaçërisht për të. Deri tani ky bust ka qenë i panjohur nga historianët. Ndërsa nuk ka asnjë dëshmi apo emër të ndonjë autori që të tregojë qoftë edhe vitet se kur daton derdhja e tij. Nga fondi i i të dhënave dhe i dëshmive që Muzeu ka marrë përsipër të mbledhë, kanë dalë në dritë edhe katër botime të vjetra. Kështu, krahas letrave të mëparshme të minibibliotekës shkencore personale të Nolit, të ekspozuar në pavion, do të shtohen edhe librat, të cilët janë "Bibla hebraike". Përveç hershmërisë së viteve, këta libra paraqesin interes të madh për studiuesit, pasi në ta ka shënime origjinale, të shkruara me dorën e Nolit. Në vazhdën e ngritjes së këtij këndi në Muze, Zeqo thotë se do të gjurmojnë ende në të dhëna dhe dëshmi të tjera të cilat janë në vazhdën e kësaj ekspozeje historike. Ndërkohë, ky pavion ka mbledhur më parë disa veshje origjinale të Nolit, siç është veshja e arqipeshkvit; tekstin e meshës së parë ortodokse ,të mbajtur nga Noli; portretin e tij origjinal si dhe shumë korrespondenca dhe letërkëmbime të njohura dhe të panjohura të Nolit me shumë personalitete brenda dhe jashtë vendit. V.Murati __________________________________________________ Do You Yahoo!? Thousands of Stores. Millions of Products. All in one Place. http://shopping.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |