| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] {QIKSH «ALBEUROPA»} ARISTIDH P.KOLIA -Arvanitasi i madh ne historitraboini at erols.com traboini at erols.comThu Nov 2 02:33:14 EST 2000
. ARISTIDH P.KOLIA -Arvanitasi i madh ne histori
Shkruar nga Kolec TRABOINI, Boston
11 Tetori Tetori solli nje lajm qe vuri ne mjerim jo vetem njerzit
e familjes, miqt e dashamiresit e shkrimtarit, studiuesit dhe
veprimtarit te madh arvanitas Aristidh P. Kolia, por solli hidherim
edhe per qindra mijra arvanitas ne Greqi dhe neper bote, si dhe
ne mbare boten shqiptare.
Eshte nje lajm qe nuk mund ta besojme. Kur nepermjet internetit
nga Brukseli u njoftova nga piktori dhe kengetari Robert Dragot Alia,
njeri nga miqt e ngushte te shkrimtarit te madh arvanitas, menjehere
i shkrova se nuk desheroj ta besoj se miku yne i mire Aristidh Kolia
ka vdekur, se zemra e tij e madhe nuk rreh me, se kurre me nuk do
ta shohim dhe kurr me nuk do ta degjojme zerin e tij.
Me ankth mora tre numurat e telefonave qe ai vete mi kishte
dhene, por nuk mu pergjigj kurrkush, vec nje zeri gruaje qe ne greqisht
thoshte se Aristidh Kolia kishte vdekur dhe varrimi behej
me13 tetor ne Athine. Ishte pikerisht dita qe une merrja ne telefon
me dritherime ne zemer.
Sepse kjo nuk eshte nje vdekje por nje hata e nje gjeme!
E njejta gjeme si ajo e para nje shekulli me arvanitasin tjeter
te madh Anastas Kullurioti.
Robert Alia nga Brukseli me shkruante se ka qene i semure me leucemi,
por mua me duket se nje dore e e padukshme na e
rrembeu njeriun tone te dashur, shkrimtarin, historianin, studiuesin
e palodhur, arvanitasin me te madh te shekullit qe kapercuem,
qe pasoi denjesishte te madhin e te pavdekshim Anastas Kullurioti
jeta e te cilit u shua nga nje kafe me helm te qarqeve te errta
nacionaliste greke ne fundin e shekullit te 19.
Editori i "Diellit" ne New York Anton Cefa me shkruante jo
me shume se para nje jave se desheronte ti pergatisja nje artikull
per veprat dhe veprimtarine e Aristidh Kolias per ta vene perkrah
shkrimit mbi studiuesin e mirenjohur arberesh Antonio Bellusci.
E meritonin qe te dy vleresimin dhe konsideratat qe donte te
shprehte gazeta e "Vatres" per dy veprimtaret e medhej te diaspores
shqiptare te cilet ishin dhe miq te ngushte me njeri-tjetrin.
E kisha vene mendjen ne pune, dhe nisa ti rishikoj librat dhe
revistat e botuara nga Qendra e Studimeve Arvanitase,intervisten
qe i kisha marre dhe qe eshte botuar ne "Illyria" Nr.555 Gusht
1996, mendova dhe fotografite qe do ta shoqeronin shkrimin e te
cilat i kisha realizuar ne studion e punes se arvanitasit te madh ne
rrugen Fidipidu Nr.6 ne Athine.
Dhe ja ky lajm e ja kjo gjeme. E ndersa tani rri e shkruaj kete
shkrim, pikerisht sot me 13 tetor, miku im i paharruar varroset
ne Athine.
Por Aristidh P.Kolia ishte miku i shume njerezeve jo vetem ne
rradhet e arvanitasve por edhe ne ate te emigracionit shqiptar ne
Greqi, ne Shqiperi, ne Itali dhe ne SHBA. Nderkohe qe ishte
njeriu qe urrehej me shume nga qarqet ultranacionaliste greke
te grumbulluara rreth gazetes "Stohos" te Kapsalit, e cila e nxinte
ne cdo numur te saj, pa ngurruar ti vinte nga pas gjurmues dhe
hafije sipas traditave te vjetra te megaloidhe-isteve.
Por Aristidh P. Kolia ishte nga ata burra arvanitas qe nuk trembej.
Ne faqet e revistes "Besa" e cila nga viti 1998 do te vazhdonte me
revisten e re "Arvanon", ai shpalos me guxim pikpamjet e tij per te
gjitha problemet qe kishin arvanitasit por edhe shoqeria greke ne
teresi. Ne faqet e revistes se vet ai stigmatizonte edhe politiken e
qarqeve greke ne mardheniet me Serbine e Milloshevicit, ne kohen
kur krimineli Millosheviq shihej ne Greqi si nje hero i orthodoksizmes.
Duke i shtjelluar akoma me tej idete e veta per rrugen e shtrember
te diplomacise qeveritare greke, ai boton librin "Greqia ne kurthin e
serbeve te Milloshevicit", e cila njohu vec botimit greqisht 1995 edhe
botimin ne shqip qe pati nje jehone te madhe tek lexuesit shqiptar.
Po cila eshte jeta e Aristidh P. Kolias,cila ka qene rruga qe ai ka
ndjekur deri sa u formua si nje personalitet i madh dhe u be i njohur
ne Greqi dhe jasht saj?
Aristidh P.Kolia ka lindur me 8 Korrik 1944. Ne Intervisten qe kam
marre prej tij ne korrik 1995 shprehet: "Prejardhja ime eshte nga nje
fshat 20 km.ne perendim te Thivas, atje ku gjendeshin Thespies-et
e lashte. Fshati quhej Kaskaveli, por tanime shumica e fshatrave
kane ndrruar emra per shkak te ndonje nenpunesi burokrat injorant,
keshtu qe fshati im quhet Leontari.Te gjithe fshatrat e krahines se
Thivas dhe vete Thiva jane arvanitase...". Dhe me tej" Gjuha e pare
me te cilen u shpreha ishte gjuha arvanitase".
Ne kohen kur Aristidh P.Kolia bente gjimnazin ne Thiva, njohurite
rreth temes "Arvanitet" dhe gjuha arvanitase nuk njihej.
Mbizoteronte erresira. Ato pak vepra qe ishin shkruar per kete teme
ishin pothuaj te panjohura.ne asnje prej librave te gjimnazeve apo te
Universitetit nuk behej fjale per arvanitet dhe gjuhen arvanite.
Pas mbarimit te studimeve universitare ne degen e legjislacionit ai nis
kerkimin e literatures arvanite. Nxitjen perfundimtare qe e shtyti te
merrej me studime per gjuhen, kulturen e traditat arvanite ishte njohja
me librin e Kosta Rodit "Arvanitet zgjohen" 1978.
Qe nga ky moment nis kerkimet bibliografike, nis studimet te
thelluara historike dhe brenda pak vitesh te nje pune kembengulese
boton librin voluminoz "Arvanitasit dhe origjina e grekeve" ne vitin
1983. Ky liber qe do ti jepte emer brenda e jashte Greqise njohu tete
ribotime deri ne vitet 90.
Nderkohe ne vitin 1981 ishte krijuar Shoqata e Arvanitasve, qellimi
i te ciles , sic thoshte vete Aristidh P.Kolia, ishte:" -Te pershkruajme
e te ruajme te dhenat gjuhesore, ti studiojme ne menyre shkencore
dhe te bindim popullin grek, pavaresisht se ka apo jo zanafille
arvanitase, se e ka per detyre qe te ruaje "gjuhen e Perendive"dhe te
heronjeve te Greqise, d.m.th. te arvanitasve. Dhe ne pergjithesi ti
bindim arvanitasit se eshte nder e krenari te ruajne e te flasin ate
gjuhe qe u a lane trashegim paraardhesit e tyre.
Ne vitin1985 eshte organizator i te parit Festival te Kengeve
Arvanitese ne bashkpunim me Dhimiter Leken, Thanas Moraitin,
Fotula Sofu dhe Meri Hronopulo. Kenget e paraqitura ishin krijime
qe nga shelulli i XV dhe deri ne ate te XX dhe qarkulluan te incizuara
ne dy disqe nga eteria"Julianos"e Miki Teodorakis.
Aristidh P.Kolia shume shpejt do te behej personaliteti rreth te
cilit do te mblidheshin shkrimtaret dhe artistet te shumte ne Greqi
por qe deri me tash qene te harruar per origjinen e tyre arvanite.
Dhe ata ishin te shumte, dhe ata ishin te shquar. Tek Aristidh
P.Kolia ata do gjenin njeriun plot vullnet e temperament me aftesine
qe tu ngjallte krenarine e te qenurit arvanitas, sepse shumica e
arvanitasve prej vitesh ishin mesuar ta mohonin prejardhjen e tyre,
apo aq me keq ta perjetonin me turp, kur , sic thote Kolia, greket
edhe sot e kesaj dite mburren me kenget, veshjet dhe kulturen
arvanitase e duke i quajtur thjeshte greke.
Zgjimi i ndergjegjes se arvanitasve, sikur vetem kjo te ishte puna e
kryer e Aristidh P.Kolias, do te mjaftonte qe emri i tij te ruhej me
nderim nga breza te tere arvanitas te rinj. Por per vec punes per shume
vite si veprimtar dhe President i Lidhjes se Arvanitasve te Greqise, ai
ishte ne te njejten kohe drejtuesi i Qendres se Studimeve Arvanitase,
botues revistash, dhe autor i shume e shume artikujve.
Ne vitin 1989 lexuesit kane ne dore librin e tij te ri "Glossa ton
Theon", - Gjuha e perendive,e cila shkon larg ne kohet e lashta,
mbeshtetet ne vepren e Homerit dhe ne mitologjine e perendive te
Olimpit, dhe nepermjet gjuhes arvanitase ben spjegimin e shume
termave te lashtesise greke madje deri tek emrat e perendive.
"Gjuha e Perendive" nga greqishtja eshte perkthyer edhe ne
anglisht dhe ka qene nje deshire e zjarrte e autorit qe ta shohe
botimin e tij ne Angli dhe ne SHBA, cfare do te ndikonte ne
terheqjen e vemendjes se qarqeve intelektuale boterore rreth
problemit arvanitas dhe atyre te drejtave qe shteti grek me
fanatizem u a mohon.
Edhe deshira e tij e shprehur ne intervisten e botuar ne gazeten
"Illyria" 1996 per te vizituar komunitetin Shqiptar ne SHBA, nuk
u realizua per mungesen e interesit te shoqatave shqiptare.
Edhe perpjekja e studenteve te Boston University qe nepermjet
Universitetit te sigurohen nje ftese, u miratua por mbeti per me vone
per mungese fondesh. Tashme qe vdekja e rrembeu kete kollos
arvanitas,mund te pendohemi per kopracine tone si komunitet apo shoqata
te shumta qe gelojne, por Aristidh P. Kolian nuk kemi ku
ta gjejme me...
Te pakten Komuniteti Shqiptar ne Amerike, shoqatat apo dhe
intelektualet e shumte te ndermarrin nje nisme per te krijuar nje fond
per botimin e vepres se Aristidh P.Kolias ne anglisht, cka ishte dhe
mbeti deshira tij e zjarrte deri sa mbylli syte ne keto dite te
trishtueshme te Tetori 2000.
Le ta mbyllim kete shkrim per mikun e te gjithe shqiptareve
Aristidh P.Kolia me nje citat te nxjerre nga arvanitas tjeter i madh
Anastas Kullurioti, shkruar nje shekull me pare, se ndoshta mund
te na vleje si nje mesim atdhedashurie: "Kombet nuk janë insekte
që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq kollaj kombësinë, gjuhën
zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë që ndërrojnë lëkurën, të
mohojnë etërit, mëmëdheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e
trimërisë së vet. Është anakronizëm dhe e padëgjuar që në
historinë e kombeve të gjejmë një popull aq haram dhe indiferent
ndaj vetvetes".
Shkruar ne Boston 13 Tetor 2000
-------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~>
eLerts
It's Easy. It's Fun. Best of All, it's Free!
http://click.egroups.com/1/9699/8/_/920292/_/973164523/
---------------------------------------------------------------------_->
Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në:
albeuropa-unsubscribe at egroups.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |