| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Klanet mafioze e politike ne shqiperiKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comSat May 27 00:40:48 EDT 2000
*Ju lutem jepni ide se cilat jane klanet politike rivale ne Shqiperi
me te cilat lidhen ngushte klanet mafioze Hasani e Berisha.*
25 maj 2000 (BBC)
Hetuesit italianë lidhin klanet mafioze shqiptare me grupe politike në
Shqipëri
Hetuesit italianë thonë se disa prej klaneve më të fuqishme shqiptare që
merren me tregëtinë drogës, kanë referentë politikë në Shqipëri dhe se
veprimtaria e tyre bëhet edhe për arritje objektivash politike të caktuara.
Krye-prokurori i Barit, Rikardo Dibitonto, thotë se janë dy klane kryesore,
të cilat janë në rivalitet të egër me njeri-tjetrin, në bazë edhe të
rivaliteteve që ekzistojnë midis mbështetësve respektivë politikë.
"Disa nga klanet më të rrezikshme të mafias shqiptare kanë referentë
politikë dhe veprojnë edhe për arritjen e objektivave të caktuara politike,
të cilat neve nuk i kemi ndjekur hollësisht, pasi jemi interesuar më shumë
për veprimtarinë e drejtpërdrejtë kriminale," tha zoti Dibitonto.
Korrespondenti i BBC-së në Romë, Ilir Gurakuqi, thotë se policia
italiane ka arrestuar të hënën e kaluar në qytetin Riçone të Italisë
kryetarin i njerit prej këtyre klaneve, Lulzim Berisha, i kërkuar që nga
viti 1994 nga shumë polici evropiane.
Prokuroria e Barit, në Italinë jugore, që është organi që ka zhvilluar
vitet e fundit hetimet më të hollësishme mbi kriminalitetin shqiptar që
vepron edhe në Itali, muajt e fundit ka thënë disa herë se mafia shqiptare
po bëhet edhe më e rëndësishme se ajo italiane dhe se ajo përbën rrezikun
kryesor jo vetëm për Italinë, por edhe për Evropën.
Prokurori i departamentit antimafia të Barit, Xhovani Xhorxhio, i cili
ka ndjekur drejtpërdrejt hetimet, tha në një konferencë shtypi se dy klanet
shqiptare më të mëdhenj të politizuar, janë klanet Hasani dhe Berisha, të
quajtur kështu sipas mbiemrave të atyre që mendohet të jenë kapobandat e
tyre. Gjithnjë, sipas prokurorit të Barit, këto klane janë në luftë të hapur
midis tyre si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali e Gjermani.
Disa herë kjo luftë ka lënë rrugës viktima nga të dy palët. Të tjera
herë Antimafia italiane ka mundur të ndërhyjë në kohë për të shmangur
atentate reciproke. Në një nga këto ndërhyrje është shmangur një atentat
kundër atij që,sipas hetuesve, është kryetari i njerit prej klaneve,
29-vjeçari Berisha, i cili ndiqej nga policitë e gjysmës së Evropës qysh nga
viti 1994.
Sipas hetuesve, banda e tij gjatë këtyre viteve ka futur ilegalisht në
Gjermani të paktën një mije kilogram heroinë, që është edhe nga drogat më të
kushtueshme.
Prokurori Xhorxhio tha se lufta me klanin tjetër të fuqishëm nuk ka
patur si sfond vetëm rivalitetin për tregun e drogës, por i detyrohet edhe
faktit se ata janë të lidhur me klane politike rivale në Shqipëri. Ai
refuzoi t'i përgjigjej më hollësisht pyetjeve se për cilat klane politike
shqiptare e kishte fjalën.
________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |