| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] AMC - perseri nga shtypi i opozitesAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed May 24 19:42:54 EDT 2000
Rilindja Demokratike 25 maj 2000 Ja çfarë zbulon faqja në internet e kompanisë që do të zotërojë 85 % të aksioneve të AMC Cosmote, e krijuar posaçërisht për AMC-në - Cosmote, kompani e fuqishme greke ku 70 % e zënë aksionet e kompanisë greke OTE, të krijuara që më 1946 dhe 30 % të TELENOR, aksione të telekomit norvegjez. - Data e krijimit të kompanisë Cosmote dhe faqes së saj në internet daton me vitin 1998-1999, vit ku kishin nisur planet për privatizimin e AMC-së me tender ndërkombëtar. - Oferta e Cosmotesë ishte e shoqëruar nga një fletë garancie që Telenori jepte për të. - AMC greke, një bingo e Nakos, këshilltarit juridik të kryeministrit, njeriut që supervizoi proçedurat e privatizimit të AMC Kosmote, kompania që pretendohet të ketë në pronësi 85 % të aksioneve të AMC-së, është një kompani e sapo krijuar në Greqi por që sigurisht nga sponsorë të fuqishëm në fushën e telekomunikacioneve. Në pamjen e parë Kozmos duket sikur është një kompani shumë u fuqishme, ndërsa viziton faqen e saj të internetit, por pikërisht këtë fuqi të saj e bëjnë aksionet e OTE-së, kompania greke e Telekomit. OTE Helenic Comunication S.A. Në të gjithë informacionin që Cosmote ka krijuar për veten nuk shënohet fare historiku i krijimit të saj, data e themelimit, por shënohet vetëm që kjo është vetëm një kompani e fuqishme greke. Por, po të vësh re më vëmendje, kompania dhe faqja e saj në internet mban të shënuar datën e krijimit në vitin 1998-1999, madje dhe prezantimet e saj janë bërë për këtë pjesë vjetore. Kjo të detyron të mendosh se Cosmote është krijuar posaçërisht vetëm për të qënë prezente në privatizimin e AMC-së. Kozmote mban 70 % të aksionevee të OTE-së dhe 30 % të Telenor, kompani norvegjeze e telekomunikacionit. COSMOTE - vetë emri mban në rrënjën e saj emrin e kompanisë së fuqishme greke OTE, COSM- OTE. Kjo është e vetmja pasaportë me të cilën ajo e prezanton veten si një kompani e fuqishme. Në faqen e saj të shërbimit vë re se Cosmote ofron shërbim me të njëjtat çmime si PANAFON, TELESTET. Ministria e Ekonomisë Publike dhe e Privatizimit si dhe ish-këshilltari juridik që supervizoi proçesin e privatizimit të AMC-së pretendojnë se është kompania norvegjeze ajo që mund të marrë 85 % të aksioneve, sepse vetëm kjo kompani sipas tyre ka edhe të drejtën e menaxhimit të Cosmos në Greqi. Pala shqiptare u hodh në mbrojtje të kësaj kompanie duke e prezantuar atë si norvegjeze, ndërkohë që në paraqitjen e ofertave prezent ishte përfaqësuesi grek dhe dosja e Cosmote ishte e shoqëruar nga një fletë garancie që kompania Telenor ia jepte palës greke fuqinë për të bërë ofertën në emër të saj. Kompani greke shumë e fuqishme thuhet në internet për Cosmote, ndërkohë që bien pretendimet e zyrtarëve shqiptarë se janë norvegjezët ata që kanë shumicën në këtë pazar, sepse vetë harta e shtrirjes së Cosmote është shumë e vogël, ajo vepron sipas hartës vetëm në një pjesë të Greqisë. Pra, që të mos flasim kot dhe në tym, Cosmosin e bën të fuqishme vetëm investimi i OTE, Helenic Comunication S.A, kompani e krijuar në Greqi që në vitin 1946. Bingo e Nakos Ndërsa kishin mbaruar së hapuri zarfat e Turcell dhe Panafon, këshilltari juridik i kryeministrit, Sokol Nako, priste me ankth ofertën e kompanisë greke të celularëve, Cosmos. Lexohet me shpejtësi letra e garancisë nga TELENOR dhe me shpejtësi kalohet tek çmimi. Ishin plot 85. 615 mijë dollarë që kompania Cosmos kishte ofruar për 85 % të aksioneve të AMC-së. "Bingo" - kjo ka qënë thirrja që hutoi të gjithë të pranishmit, të cilët ende nuk kishin marrë vesh çmimin drithërues. Ishte Sokol Nako që bërtiti me të madhe, njeriu që negocioi për dhënien e AMC-së tek kompania greke Cosmos. Por kush është Sokol Nako, i cili është bërë një nga njerëzit më të rëndësishëm të qeverisë Meta brenda një viti. Nako ka punuar pak kohë në Drejtorinë e Rrugëve, më pas ka bërë një specializim në Amerikë dhe që andej është bërë këshilltari juridik i ish-ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit, Zef Preçi. Ardhja e ministrit të ri Mustafa Muçi nuk ka qënë ndonjë gjëmë e madhe për Nakon, sepse lidhjet e miqësisë me Mustafa Muçin nuk i mungonin. Madje ka qënë ky i fundit që i ka hapur rrugë Nakos për të zënë vendin që la bosh Muçi në Kryeministri. Pasi bëhet këshilltar juridik i Ilir Metës, Nako merr në dorë proçedurat e privatizimit të AMC-së. Pasi arrin të shtyjë kontratën që kompania italiane IMI kishte me Bankën Botërore për supervizimin e AMC-së, Nako supervizon më tej në emër të Kryeministrit të gjithë procesin e AMC-së. Të gjitha këto brenda natyrës së punës nuk kanë asgjë për tu shënuar si të dyshimta, por ajo që bën të dyshosh është nxjerrja jashtë loje të Telekom Italia dhe Dojçe Telekom, të cilat ishin të parat nga garën për privatizimin e AMC-së. Partia Demokratike ka denoncuar prapaskenat e bëra me AMC-në, ndërkohë që vetë qeveria ka vetëdenoncuar veten duke fshehur pasaportën e kompanisë që ka dalë në vendin e parë për blerjen e 85 % të aksioneve të AMC-së, ndërsa Nako mbetet nyja e kësaj oferte. Ish- këshilltarit juridik të tij, Meta i ka dhënë për shpërblim vendin e ministrit të Transporteve, duke hequr qafe të gjitha përgjegjësitë lidhur me AMC-në. Tashmë ofertat e tre kompanive do të shqyrtohen nga një grup konsulence në Kryeministri. Brenda qershorit vendoset fituesi. Por duket se bingoja i ka rënë Cosmos-it, kompanisë që është e përbërë nga 70 % e aksioneve të OTE-së, kompani e fuqishme greke e krijuar në 1946 dhe me 30 % të aksioneve të kompanisë Telenor, kompani norvegjeze. Kush ishin tre kompanitë që qëndruan në garë Cosmote është kompania që ka ofruar vlerën më të lartë për blerjen e AMC-së (Albania Mobile Comunication), mes ofertave edhe të dy kompanive të tjera. Kështu rezultoi pas hapjes publike të zarfave me ofertat e tre kompanive që kaluan të tre fazat e proçesit të privatizimit të AMC-së. Ofertat për blerjen e AMC-së u paraqitën nga kompanitë Panafon, Turcell, Cosmote, ndërkohë që u tërhoq kompania e Telekom Italia, kompani që kanë ndjekur të tëra procedurat e procesit të privatizimit përveç fazës së auditimit. Ofertat i kanë kaluar më pas Komitetit të Konsulencës e të Transparencës, ngritur për këtë qëllim. Kështu kompania Panafon, kompani greke me 51 % aksione angleze, ofroi 40. 501.151 milionë dollarë, Turcell, kompani turke me 51 % aksione të një kompanie finlandeze ofroi 39 milionë dollarë, ndërsa Cosmote një bashkim kompanish, 70 % greke dhe 30 % norvegjeze, ofroi 85.6 milionë dollarë. Sipas kritereve të vlerësimit, 80 % të pikëve i merr kompania që do të ofrojë çmimin më të lartë, ndërsa 20 % të vlerësimit do ta marrë plani i investimeve, të aspekteve teknike dhe juridike të ofertës. Migen DEMIRXHI Pse iku Telecom Italia . Si ndryshoi minutën e fundit procedura e vlerësimit për kompaninë që do merrte AMC-në Meta, Angjeli, Demi e Nano aksionerë në AMC Fillimisht kompania që pretendonte AMC-në do të vlerësohej me 40 % të pikëve për çmimin dhe 60.5 të pikëve do ti merrte për planet e biznesit dhe teknollogjisë por më pas ky vendim ndryshoi për të shmangur Telekom Italia me 20 milion abonentë dhe për tia dhënë kompansië greke Cosmote me 5 milionë abonentë Meta, Angjeli, Demi dhe Nano aksionerë të AMC-së. Burime nga Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit bëjnë të ditur arsyet e largimit të Telecom Italia nga tenderi për privatizimin e AMC-së. Burimi thekson se fillimisht procedurat për blerjen e 85 % aksioneve të AMC-së vlerwsonin se firma që do të fitonte të drejtën për blerjen AMC-së do të kishte 40 % të vlerësimit në bazë të çmimit që do të ofronte ndërsa 60 % e vlerësimit do të merrte për bazë projektet, investimet dhe plan bizneset që firma do të ofronte për zhvillimin e mëtejshëm të AMC-së. Pikërisht me këto kushte Telekom Italia kishte hyrë në tenderin për blerjen e 85 % të aksioneve të AMC-së por ardhja e Metës në kryeministri ka ndërruar edhe kushtet e vlerësimit që janë reduktuar në 80 % të pikëve që do të merrte çmimi i ofruar ndërsa 20 % plani i biznesit, investimet, kushtet teknike. Kjo sipas burimit që ka ndjekur procesin e privatizimit të AMC-së nga fillimi e deri më sot është bërë me qëllimin e pastër që firma greke Cosmote të fitonte tenderin në bazë të cmimit të ofruar. Por firma megjithëse degë e një kompanie greke OTE që numëron vetëm 5 milionë abonentë pra praktikisht është disa herë më e vogël se ajo e Telekom Italia që mbulon 20 milionë abonentë. Në bashkëpunim me qeveritarët e sotëm dhe falë kontributit të tyre financiar Cosmote ka arritur të ofrojë një çmim kaq të lartë për blerjen e AMC-së. Kështu në këtë kompani kanë derdhur paratë e tyre të dala nga bizneset e paligjshme Ministri i Financave Anastas Angjeli, Kryeministri Ilir Meta, dhe Gaz Demi miku më i afërt i Kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Kick off your party with Yahoo! Invites. http://invites.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |