Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Skandali i Fundit

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Wed May 24 15:26:35 EDT 2000


>Ajo cfare une doja te thoja eshte qe nese nje firme Greke ben nje investim
>ne Shqiperi nuk duhet pare me syrin qe "greket po marrin Shqiperine". Pse
>nuk mund te shihet me syrin qe firma Cosmote thjesht po investon dicka per
>fitimin e tyre???

Ti thua: kur vjen puna te parja nuk ka vend per nacionalizem?
T'a garantoj une qe ajo qe me shqeteson mua nuk eshte e nxitur
nga nacionalizmi(ndonese e pranoj qe jam nacionalist i moderuar).
Eshte thjesht ceshtje strategjie duke u bazuar ne premisen qe njerezit
e politika ne Ballkan nuk ndryshojne, e historia perserit vetveten.
Fakti qe Greqia e ka Shqiperine ne dore per shkak te
ndikimit qe ka ne $400 milion qe i sjellin ne vit Shqiperise emigrantet (te 
cilet greqia mund ti "fshije" nqs Shqiperia nuk
"sillet" sic duhet), dhe fakti qe po ia merr vendin e pare Italise
me importet (mbi $350 milione vitin qe shkoi)jane shqetesues per arsye se 
nqs Shqiperia nis te shikoje interesat e veta (psh rasti i pronave te 
Chameve) qe edhe mund te bien ndesh me ato te Greqise, Greqia do perdori 
keto gjera per "retaliation". Une s'po them qe hajt te bojkotojme tregtine 
me Greqine! Une po them qe fokusi duhet mbajtur
me nga Perendimi. Bizneset Greke jane me se te mirepritura, por
shteti Shqiptar duhet te kete kujdes se cfare efekti social kane
keto biznese, e ndihma e drejtperdrejte e shtetit Grek, ne zonat
e kontestueshme ku si per cudi gjithe aktiviteti ekonomik Grek eshte
perqendruar.


>
>Per sa i perket Himares, etj. qe i kemi humbur ... nuk te kuptova mire.

Himarjotet nuk flasin me Shqip po Greqisht per shkak te izolimit
dhe tregtise me Greqine


>
>
>From: "Kreshnik Bejko" <kbejko at hotmail.com>
>To: ikullolli at hotmail.com
>CC: albsa-info at alb-net.com
>Subject: Re: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit
>Date: Wed, 24 May 2000 18:16:47 GMT
>
>Problemi, Ilir, qendron ne faktin qe Greqia nga ana psikologjike
>prape ne mehallen tone Ballkanike ben pjese dhe si e tille duhet
>pare me dyshim(kuptohet "everything in moderation") pasi ndonese
>ben pjese ne EU e NATO Greket jane ata qe qene, dmth njerez me
>qellime asimiluese, Megalidheiste etc etc. Lexo literaturen analitike
>mbi Greqine dhe besoj se do gjesh qe edhe analistet e huaj do te te
>thone qe Greket nuk i perkasin gjinise perendimore. Te varesh kaq
>shume nga ata eshte te kesh mbi koke shpaten e Damokleut. Per Italine
>s'ben njeri shume llafe se Italia nuk i perkufizon italianet si te gjithe
>ata qe i perkasin Kishes Katolike. Shqipfolesit e humben Sulin, Himaren,
>ishujt e Egjeut. Mos duhet te humbim edhe Gjirokastren e
>Korcen per hir te tregtise? Mos duhet te varet amerika nga Iraku per 
>naften?
>  Vete prefekti i Gjirokstrates ne nje interviste me KLAN ka thene qe
>"qeveria e Shqiperise nuk investon fare ne Gjirokaster nen pretekstin se po
>investon Greqia". Ketu vertet ka dicka qe s'shkon.
>
>
>
>
>
>>From: "Ilir Kullolli" <ikullolli at hotmail.com>
>>To: Albsa-info at alb-net.com
>>Subject: Re: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit
>>Date: Wed, 24 May 2000 10:07:17 PDT
>>
>>          ----------- ALBSA-Info Mailing List ---------
>>          - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org -
>>ok.. me sa pashe une ky ishte nje artikull gazete dhe sigurisht qe ato e
>>bejne "qimen, tra". Per mendimin tim ka patur dhe ndoshta do te kete
>>probleme midis dy vendeve tona (Shqiperise dhe Greqise) por une mendoj se
>>edhe ne nuk duhet t'i shohim te gjitha gjerat si "levizje" nga ana e
>>grekeve. ne kete menyre nuk kemi per te arritur asgje, dhe Ballkani ka per
>>te mbetur perhere vendi i trazirave dhe lufterave!
>>

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list