| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Skandali i FunditIlir Kullolli ikullolli at hotmail.comWed May 24 14:36:40 EDT 2000
Kreshnik... te kuptoj shume mire. Puna qendron tek ajo qe gjithcka duhet pare "in moderation". Me cfare metri duhet pare? Per mendimin tim nuk duhet abuzur shume me moderimin, nga asnje ane. Ne abuzojme nga nje ane, ata nga ana tjeter pastaj.... dhe si gjithmone do kete probleme. Ajo cfare une doja te thoja eshte qe nese nje firme Greke ben nje investim ne Shqiperi nuk duhet pare me syrin qe "greket po marrin Shqiperine". Pse nuk mund te shihet me syrin qe firma Cosmote thjesht po investon dicka per fitimin e tyre??? Nejse, une nuk eshte se di shume nga politika apo politika qe ndiqet ne ekonomi, por thjesht me nervozon mendimi qe cdo gje qe behet nga "pala" tjeter te shihet me nje sy kaq strikt. Nuk eshte e drejte qe ne te gjykojme cdo levizje te Grekeve dhe anasjelltas. Nuk besoj se do arrijme diku me kete arsyetim! Per sa i perket Himares, etj. qe i kemi humbur ... nuk te kuptova mire. From: "Kreshnik Bejko" <kbejko at hotmail.com> To: ikullolli at hotmail.com CC: albsa-info at alb-net.com Subject: Re: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit Date: Wed, 24 May 2000 18:16:47 GMT Problemi, Ilir, qendron ne faktin qe Greqia nga ana psikologjike prape ne mehallen tone Ballkanike ben pjese dhe si e tille duhet pare me dyshim(kuptohet "everything in moderation") pasi ndonese ben pjese ne EU e NATO Greket jane ata qe qene, dmth njerez me qellime asimiluese, Megalidheiste etc etc. Lexo literaturen analitike mbi Greqine dhe besoj se do gjesh qe edhe analistet e huaj do te te thone qe Greket nuk i perkasin gjinise perendimore. Te varesh kaq shume nga ata eshte te kesh mbi koke shpaten e Damokleut. Per Italine s'ben njeri shume llafe se Italia nuk i perkufizon italianet si te gjithe ata qe i perkasin Kishes Katolike. Shqipfolesit e humben Sulin, Himaren, ishujt e Egjeut. Mos duhet te humbim edhe Gjirokastren e Korcen per hir te tregtise? Mos duhet te varet amerika nga Iraku per naften? Vete prefekti i Gjirokstrates ne nje interviste me KLAN ka thene qe "qeveria e Shqiperise nuk investon fare ne Gjirokaster nen pretekstin se po investon Greqia". Ketu vertet ka dicka qe s'shkon. >From: "Ilir Kullolli" <ikullolli at hotmail.com> >To: Albsa-info at alb-net.com >Subject: Re: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit >Date: Wed, 24 May 2000 10:07:17 PDT > > ----------- ALBSA-Info Mailing List --------- > - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org - >ok.. me sa pashe une ky ishte nje artikull gazete dhe sigurisht qe ato e >bejne "qimen, tra". Per mendimin tim ka patur dhe ndoshta do te kete >probleme midis dy vendeve tona (Shqiperise dhe Greqise) por une mendoj se >edhe ne nuk duhet t'i shohim te gjitha gjerat si "levizje" nga ana e >grekeve. ne kete menyre nuk kemi per te arritur asgje, dhe Ballkani ka per >te mbetur perhere vendi i trazirave dhe lufterave! > > > >From: Agron Alibali <aalibali at yahoo.com> >To: Albsa-info at alb-net.com >Subject: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit >Date: Tue, 23 May 2000 18:35:14 -0700 (PDT) > > ----------- ALBSA-Info Mailing List --------- > - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org - > Mashtrimi i madh, celularet u shiten ne Greqi > >Enton Abilekaj >KOHA JONE > > "Cosmote is a Greek - strong >company (Kosmote eshte nje > kompani e fuqishme greke)". Ky >eshte nje nga titujt qe kompania > greko-norvegjeze, qe deklarohet >si fituese e AMC-se shqiptare, > leshon ne internet. Dhe gjithkush >qe ka degjuar deklaratat > qeveritare, mund te habitet, >sepse qeveria shqiptare deklaroi se > 86 milione dollaret per te blere >celularet shqiptare ishin te > Norvegjise dhe te kompanise >norvegjeze Telenor. Dhe vete > deklarimi shqiptar ishte se >kompania qe ka ofruar shumen me te > madhe quhej Telenor & Cosmote. >Por nuk eshte aspak keshtu. > Kompania Kosmote (Cosmote) qe ka >ofruar shumen 86 milione > dhe mund te quhet fituese e AMC, >eshte nje bashkim i Telenor > dhe OTE, qe do te thote nje >bashkim i Telekomit norvegjez (qe > ka 30 per qind) dhe Telekomit >grek (qe ka 70 per qind). > Administrimi i kompanise i eshte >dhene kompanise norvegjeze, > por pronesia eshte dominuese >greke. Per arsye te dyshimta > qeveria shqiptare deklaroi se >AMC-ne e blene norvegjezet dhe jo > greket, ndersa shifra 86 milione >dollare ishte nje politike > personale e nje pjese te >qeveritareve, te cilet kane shfrytezuar > bisedat personale per te vendosur >fituesit. Kjo eshte nje ceshtje > qe do te sqarohet me vone, por >per fillim eshte i nevojshem > sqarimi rreth mashtrimit te pare >te madh dhe te qellimshem. Pse > u deklarua qe Kosmote eshte >norvegjeze dhe a eshte 86 milione > dollare nje shifer e shkelqyer >per privatizimin e AMC? > > Sipas vete asaj qe Kosmote >shkruan ne internet, kjo eshte nje > kombinim me 70 per qind i >"organizates sone kombetare te > telekomunikacioneve". >(Togfjaleshi ne thonjeza eshte shkruar > per greket). Me pas ne faqen e >internetit shkruhet se ne kete > bashkepunim (pra Kosmote), OTE >(qe eshte telekomi grek) merr > pjese me nesueshmerine dhe >prestigjin, me zhvillimin dinamik > dhe me njohurine unike per te >ofruar tek 5 milione abonentet e > saj nje rritje konstante te >cilesise se sherbimit. > > 30 per qind i takojne Norwegian >Telecomunications company > (Kompanise se tekomunikacioneve >norvegjeze). "TELENOR ka > tashme 70 per qind te tregut >norvegjez te telekomunikacioneve > dhe aksione te rendesishme ne >tregje te vendeve te tjera", > thuhet ne faqen e internetit. Ky >sqarim, qe nuk ka asgje te > fajshme per vete Kosmote, per >abontentet e tanishem te AMC, > per abonentet e ardhshem dhe ne >pergjithesi per shqiptaret > eshte shume i rendesishem, pasi >sqaron te ardhmen e > abonenteve, por edhe nje >genjeshter te madhe, te > propaganduar nga qeveria >shqiptare. Kjo genjeshter e > qellimshme e qeverise ve ne >dyshim procesin e privatizimit te > AMC-se dhe vete kompanine >grekonorvegjeze, e cila ka > konkuruar me biografine e vet te >bere publike. Por kujdesi i > qeverise shqiptare per ta fshehur >pronesine e vertete te > kompanise, i ben te gjithe te >dyshojne. > > Per me teper qe privatizimi i >AMC-se ka kaluar nje proces me dy > ngjarje shume te medha te cilat u >lane ne heshtje: E para largimi > i Dojce Telekom (telekomit >gjerman); e dyta largimi i TIM > (Telekom Italia mobile). Keto >jane dy nga kompanite me te > medha ne bote ne fushen e >telekomunikacioneve, qe u larguan > per shkaqe te cuditshme nga >Shqiperia dhe arsyeja qe nxorren > ishte e njejte, nje investim >tjeter i rendesishem ne nje vend > tjeter te Ballkanit. > > Por ndersa largimi i dy kompanive >super te medha, do te > sqarohet ne numrat e ardhshem, >fitorja e Telekomit grek dhe > cmimi i servirur si nje fitore e >madhe, jane pikenisja e dyshimit > per nje proces te paster >privatizimi. Aq sa nje nga perfaqesuesit > e telekomit celular turk, >Turkcell hodhi dyshime pas hapjes se > zarfeve. > > Cmimi i vertete i AMC > > Cmimi i vertete i AMC, mbetet >vazhdimisht i diskutueshem. > Parimisht ai varet nga investimi, >nga qarkullimi i parave dhe > impulseve, nga numri i abonenteve >dhe ajo qe eshte me e > rendesishme, Frekuenca. Deri tek >shitja e frekuences, duke > llogaritur te tre parametrat e >pare, mbi 20 mije abonente dhe > mbi 10 milione dollare te ardhura >ne vit, vlera fillestare e AMC > shkon tek 25 milione dollare. Po >te llogaritet shitja e Frekuences, > cmimi rritet shume me teper duke >patur parasysh se Shqiperia > ka vetem dy frekuenca per >telefonine celulare. Vlera e frekuences > eshte subjektive, por mund te >llogaritet edhe me 100 milione > dollare, duke patur parasysh >varferine e Shqiperise ne frekuenca. > Ky cmim do te verifikohet ne >muajt qe vijne kur Enti Regullator i > Telekomunikacioneve (ERT) do te >shpalle dhe do te ekzekutoje > tenderin e hapur nderkombetar per >shitjen e frekuences se > mbetur, per te cilen diskutohet >nese do te shitet e plote, apo e > ndare ne dy pjese. Deri tani >triumfon varianti i shitjes se plote. > Pikerisht ky variant ka hedhur >poshte edhe marreveshjen e > Telekomit shqiptar me New World >Telecom, kompanine > amerikane. Marreveshja >parashikonte nje investim mbi 300 > milione dollare ne 10 vjet, por >me kushtin qe frekuenca per > sistemin celular te jepej falas. >Me gjithe premtimin e NWT per > investimin 300 milione dollare, >Enti Regullator i Frekuencave > refuzoi ta jepte falas frekuencen >e mbetur dhe marreveshja me > amerikanet, e firmosur ne prani >te kryeministrit shqiptar dhe > Sekretarit amerikan te Shtetit >per Tregtine mbeti pezull. > > Brenda ketij viti, Shqiperia >duhet te njihet me fituesin e ri te > frekuences se mbetur dhe me >cmimin e shitjes se saj. Cmimi i > shitjes llogaritet te jete shume >i larte dhe mund te tregoje se > shitja e AMC, nuk ishte ndonje >biznes i madh per Shtetin > shqiptar. Ndoshta nuk ishte fare >nje biznes, por nje pazar > interesash qe per fat te keq mund >te kene origjine nga interesat > personale politiko-ekonomike te >ndonje anetari te kabinetit. > > Firma e qeverise > > Tani qe zarfat u hapen dhe >kompania greko norvegjeze ka > mbetur pretendentja kryesore per >fitimin e tenderit ka shume > pak per te bere, po te gjykohet >cmimi. Por ka shume per te bere, > po te gjykohen te gjitha ngjarjet >qe kane ndodhur qe nga fillimi i > procesit te privatizimit. Qeveria >duhet te korrigjoje veten duke e > gjykuar mire firmen. Ndoshta >privatizimi i AMC duhet te > korrektohet. Qeveria gjendet >perballe firmes, pas propagandimit > te nje genjeshtre te madhe, qe >Cosmote eshte nje kompani > norvegjeze. Qe te shlyeje kete >duhet te korrektoje procesin dhe > te tregoje se nuk ka gisht ne ate >qe ka ndodhur dhe qe ende > nuk eshte sqaruar plotesisht. >Ndryshe te gjithe do te besojne qe > mungesa e sinjalit te AMC-se ne >Jug te Shqiperise eshte bere me > qellim, qe zevendesimi i sinjalit >te AMC me ate te Telekomit grek > eshte bere me qellim, qe fshehja >e pronesise se vertete te firmes > qe ofroi me shume eshte bere me >qellim, qe kompanite italiane > dhe gjermane jane larguar me >qellim dhe qe bisedat private te > zyrtareve shqiptare kane patur >qellim te percaktuar. > > Gjithcka do te sqarohet nga "Koha >Jone" ne ditet e ardhshme, > por qeveria duhet te korrigjoje vetveten. > >__________________________________________________ >Do You Yahoo!? >Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger. >http://im.yahoo.com/ >_______________________________________________________ >ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com >http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info > >________________________________________________________________________ >Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com > >_______________________________________________________ >ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com >http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |