Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Skandali i Fundit

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Wed May 24 14:16:47 EDT 2000


Problemi, Ilir, qendron ne faktin qe Greqia nga ana psikologjike
prape ne mehallen tone Ballkanike ben pjese dhe si e tille duhet
pare me dyshim(kuptohet "everything in moderation") pasi ndonese
ben pjese ne EU e NATO Greket jane ata qe qene, dmth njerez me
qellime asimiluese, Megalidheiste etc etc. Lexo literaturen analitike
mbi Greqine dhe besoj se do gjesh qe edhe analistet e huaj do te te
thone qe Greket nuk i perkasin gjinise perendimore. Te varesh kaq
shume nga ata eshte te kesh mbi koke shpaten e Damokleut. Per Italine
s'ben njeri shume llafe se Italia nuk i perkufizon italianet si te gjithe 
ata qe i perkasin Kishes Katolike. Shqipfolesit e humben Sulin, Himaren, 
ishujt e Egjeut. Mos duhet te humbim edhe Gjirokastren e
Korcen per hir te tregtise? Mos duhet te varet amerika nga Iraku per naften? 
  Vete prefekti i Gjirokstrates ne nje interviste me KLAN ka thene qe 
"qeveria e Shqiperise nuk investon fare ne Gjirokaster nen pretekstin se po 
investon Greqia". Ketu vertet ka dicka qe s'shkon.





>From: "Ilir Kullolli" <ikullolli at hotmail.com>
>To: Albsa-info at alb-net.com
>Subject: Re: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit
>Date: Wed, 24 May 2000 10:07:17 PDT
>
>          ----------- ALBSA-Info Mailing List ---------
>          - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org -
>ok.. me sa pashe une ky ishte nje artikull gazete dhe sigurisht qe ato e
>bejne "qimen, tra". Per mendimin tim ka patur dhe ndoshta do te kete
>probleme midis dy vendeve tona (Shqiperise dhe Greqise) por une mendoj se
>edhe ne nuk duhet t'i shohim te gjitha gjerat si "levizje" nga ana e
>grekeve. ne kete menyre nuk kemi per te arritur asgje, dhe Ballkani ka per
>te mbetur perhere vendi i trazirave dhe lufterave!
>
>
>
>From: Agron Alibali <aalibali at yahoo.com>
>To: Albsa-info at alb-net.com
>Subject: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit
>Date: Tue, 23 May 2000 18:35:14 -0700 (PDT)
>
>           ----------- ALBSA-Info Mailing List ---------
>           - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org -
>  Mashtrimi i madh, celularet u shiten ne Greqi
>
>Enton Abilekaj
>KOHA JONE
>
>                      "Cosmote is a Greek - strong
>company (Kosmote eshte nje
>                      kompani e fuqishme greke)". Ky
>eshte nje nga titujt qe kompania
>                      greko-norvegjeze, qe deklarohet
>si fituese e AMC-se shqiptare,
>                      leshon ne internet. Dhe gjithkush
>qe ka degjuar deklaratat
>                      qeveritare, mund te habitet,
>sepse qeveria shqiptare deklaroi se
>                      86 milione dollaret per te blere
>celularet shqiptare ishin te
>                      Norvegjise dhe te kompanise
>norvegjeze Telenor. Dhe vete
>                      deklarimi shqiptar ishte se
>kompania qe ka ofruar shumen me te
>                      madhe quhej Telenor & Cosmote.
>Por nuk eshte aspak keshtu.
>                      Kompania Kosmote (Cosmote) qe ka
>ofruar shumen 86 milione
>                      dhe mund te quhet fituese e AMC,
>eshte nje bashkim i Telenor
>                      dhe OTE, qe do te thote nje
>bashkim i Telekomit norvegjez (qe
>                      ka 30 per qind) dhe Telekomit
>grek (qe ka 70 per qind).
>                      Administrimi i kompanise i eshte
>dhene kompanise norvegjeze,
>                      por pronesia eshte dominuese
>greke. Per arsye te dyshimta
>                      qeveria shqiptare deklaroi se
>AMC-ne e blene norvegjezet dhe jo
>                      greket, ndersa shifra 86 milione
>dollare ishte nje politike
>                      personale e nje pjese te
>qeveritareve, te cilet kane shfrytezuar
>                      bisedat personale per te vendosur
>fituesit. Kjo eshte nje ceshtje
>                      qe do te sqarohet me vone, por
>per fillim eshte i nevojshem
>                      sqarimi rreth mashtrimit te pare
>te madh dhe te qellimshem. Pse
>                      u deklarua qe Kosmote eshte
>norvegjeze dhe a eshte 86 milione
>                      dollare nje shifer e shkelqyer
>per privatizimin e AMC?
>
>                      Sipas vete asaj qe Kosmote
>shkruan ne internet, kjo eshte nje
>                      kombinim me 70 per qind i
>"organizates sone kombetare te
>                      telekomunikacioneve".
>(Togfjaleshi ne thonjeza eshte shkruar
>                      per greket). Me pas ne faqen e
>internetit shkruhet se ne kete
>                      bashkepunim (pra Kosmote), OTE
>(qe eshte telekomi grek) merr
>                      pjese me nesueshmerine dhe
>prestigjin, me zhvillimin dinamik
>                      dhe me njohurine unike per te
>ofruar tek 5 milione abonentet e
>                      saj nje rritje konstante te
>cilesise se sherbimit.
>
>                      30 per qind i takojne Norwegian
>Telecomunications company
>                      (Kompanise se tekomunikacioneve
>norvegjeze). "TELENOR ka
>                      tashme 70 per qind te tregut
>norvegjez te telekomunikacioneve
>                      dhe aksione te rendesishme ne
>tregje te vendeve te tjera",
>                      thuhet ne faqen e internetit. Ky
>sqarim, qe nuk ka asgje te
>                      fajshme per vete Kosmote, per
>abontentet e tanishem te AMC,
>                      per abonentet e ardhshem dhe ne
>pergjithesi per shqiptaret
>                      eshte shume i rendesishem, pasi
>sqaron te ardhmen e
>                      abonenteve, por edhe nje
>genjeshter te madhe, te
>                      propaganduar nga qeveria
>shqiptare. Kjo genjeshter e
>                      qellimshme e qeverise ve ne
>dyshim procesin e privatizimit te
>                      AMC-se dhe vete kompanine
>grekonorvegjeze, e cila ka
>                      konkuruar me biografine e vet te
>bere publike. Por kujdesi i
>                      qeverise shqiptare per ta fshehur
>pronesine e vertete te
>                      kompanise, i ben te gjithe te
>dyshojne.
>
>                      Per me teper qe privatizimi i
>AMC-se ka kaluar nje proces me dy
>                      ngjarje shume te medha te cilat u
>lane ne heshtje: E para largimi
>                      i Dojce Telekom (telekomit
>gjerman); e dyta largimi i TIM
>                      (Telekom Italia mobile). Keto
>jane dy nga kompanite me te
>                      medha ne bote ne fushen e
>telekomunikacioneve, qe u larguan
>                      per shkaqe te cuditshme nga
>Shqiperia dhe arsyeja qe nxorren
>                      ishte e njejte, nje investim
>tjeter i rendesishem ne nje vend
>                      tjeter te Ballkanit.
>
>                      Por ndersa largimi i dy kompanive
>super te medha, do te
>                      sqarohet ne numrat e ardhshem,
>fitorja e Telekomit grek dhe
>                      cmimi i servirur si nje fitore e
>madhe, jane pikenisja e dyshimit
>                      per nje proces te paster
>privatizimi. Aq sa nje nga perfaqesuesit
>                      e telekomit celular turk,
>Turkcell hodhi dyshime pas hapjes se
>                      zarfeve.
>
>                      Cmimi i vertete i AMC
>
>                      Cmimi i vertete i AMC, mbetet
>vazhdimisht i diskutueshem.
>                      Parimisht ai varet nga investimi,
>nga qarkullimi i parave dhe
>                      impulseve, nga numri i abonenteve
>dhe ajo qe eshte me e
>                      rendesishme, Frekuenca. Deri tek
>shitja e frekuences, duke
>                      llogaritur te tre parametrat e
>pare, mbi 20 mije abonente dhe
>                      mbi 10 milione dollare te ardhura
>ne vit, vlera fillestare e AMC
>                      shkon tek 25 milione dollare. Po
>te llogaritet shitja e Frekuences,
>                      cmimi rritet shume me teper duke
>patur parasysh se Shqiperia
>                      ka vetem dy frekuenca per
>telefonine celulare. Vlera e frekuences
>                      eshte subjektive, por mund te
>llogaritet edhe me 100 milione
>                      dollare, duke patur parasysh
>varferine e Shqiperise ne frekuenca.
>                      Ky cmim do te verifikohet ne
>muajt qe vijne kur Enti Regullator i
>                      Telekomunikacioneve (ERT) do te
>shpalle dhe do te ekzekutoje
>                      tenderin e hapur nderkombetar per
>shitjen e frekuences se
>                      mbetur, per te cilen diskutohet
>nese do te shitet e plote, apo e
>                      ndare ne dy pjese. Deri tani
>triumfon varianti i shitjes se plote.
>                      Pikerisht ky variant ka hedhur
>poshte edhe marreveshjen e
>                      Telekomit shqiptar me New World
>Telecom, kompanine
>                      amerikane. Marreveshja
>parashikonte nje investim mbi 300
>                      milione dollare ne 10 vjet, por
>me kushtin qe frekuenca per
>                      sistemin celular te jepej falas.
>Me gjithe premtimin e NWT per
>                      investimin 300 milione dollare,
>Enti Regullator i Frekuencave
>                      refuzoi ta jepte falas frekuencen
>e mbetur dhe marreveshja me
>                      amerikanet, e firmosur ne prani
>te kryeministrit shqiptar dhe
>                      Sekretarit amerikan te Shtetit
>per Tregtine mbeti pezull.
>
>                      Brenda ketij viti, Shqiperia
>duhet te njihet me fituesin e ri te
>                      frekuences se mbetur dhe me
>cmimin e shitjes se saj. Cmimi i
>                      shitjes llogaritet te jete shume
>i larte dhe mund te tregoje se
>                      shitja e AMC, nuk ishte ndonje
>biznes i madh per Shtetin
>                      shqiptar. Ndoshta nuk ishte fare
>nje biznes, por nje pazar
>                      interesash qe per fat te keq mund
>te kene origjine nga interesat
>                      personale politiko-ekonomike te
>ndonje anetari te kabinetit.
>
>                      Firma e qeverise
>
>                      Tani qe zarfat u hapen dhe
>kompania greko norvegjeze ka
>                      mbetur pretendentja kryesore per
>fitimin e tenderit ka shume
>                      pak per te bere, po te gjykohet
>cmimi. Por ka shume per te bere,
>                      po te gjykohen te gjitha ngjarjet
>qe kane ndodhur qe nga fillimi i
>                      procesit te privatizimit. Qeveria
>duhet te korrigjoje veten duke e
>                      gjykuar mire firmen. Ndoshta
>privatizimi i AMC duhet te
>                      korrektohet. Qeveria gjendet
>perballe firmes, pas propagandimit
>                      te nje genjeshtre te madhe, qe
>Cosmote eshte nje kompani
>                      norvegjeze. Qe te shlyeje kete
>duhet te korrektoje procesin dhe
>                      te tregoje se nuk ka gisht ne ate
>qe ka ndodhur dhe qe ende
>                      nuk eshte sqaruar plotesisht.
>Ndryshe te gjithe do te besojne qe
>                      mungesa e sinjalit te AMC-se ne
>Jug te Shqiperise eshte bere me
>                      qellim, qe zevendesimi i sinjalit
>te AMC me ate te Telekomit grek
>                      eshte bere me qellim, qe fshehja
>e pronesise se vertete te firmes
>                      qe ofroi me shume eshte bere me
>qellim, qe kompanite italiane
>                      dhe gjermane jane larguar me
>qellim dhe qe bisedat private te
>                      zyrtareve shqiptare kane patur
>qellim te percaktuar.
>
>                      Gjithcka do te sqarohet nga "Koha
>Jone" ne ditet e ardhshme,
>                      por qeveria duhet te korrigjoje vetveten.
>
>__________________________________________________
>Do You Yahoo!?
>Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
>http://im.yahoo.com/
>_______________________________________________________
>ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info
>
>________________________________________________________________________
>Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
>
>_______________________________________________________
>ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list