| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Skandali i FunditIlir Kullolli ikullolli at hotmail.comWed May 24 13:07:17 EDT 2000
ok.. me sa pashe une ky ishte nje artikull gazete dhe sigurisht qe ato e bejne "qimen, tra". Per mendimin tim ka patur dhe ndoshta do te kete probleme midis dy vendeve tona (Shqiperise dhe Greqise) por une mendoj se edhe ne nuk duhet t'i shohim te gjitha gjerat si "levizje" nga ana e grekeve. ne kete menyre nuk kemi per te arritur asgje, dhe Ballkani ka per te mbetur perhere vendi i trazirave dhe lufterave! From: Agron Alibali <aalibali at yahoo.com> To: Albsa-info at alb-net.com Subject: [ALBSA-Info] Skandali i Fundit Date: Tue, 23 May 2000 18:35:14 -0700 (PDT) ----------- ALBSA-Info Mailing List --------- - ALBSA Web Site: http://www.albstudent.org - Mashtrimi i madh, celularet u shiten ne Greqi Enton Abilekaj KOHA JONE "Cosmote is a Greek - strong company (Kosmote eshte nje kompani e fuqishme greke)". Ky eshte nje nga titujt qe kompania greko-norvegjeze, qe deklarohet si fituese e AMC-se shqiptare, leshon ne internet. Dhe gjithkush qe ka degjuar deklaratat qeveritare, mund te habitet, sepse qeveria shqiptare deklaroi se 86 milione dollaret per te blere celularet shqiptare ishin te Norvegjise dhe te kompanise norvegjeze Telenor. Dhe vete deklarimi shqiptar ishte se kompania qe ka ofruar shumen me te madhe quhej Telenor & Cosmote. Por nuk eshte aspak keshtu. Kompania Kosmote (Cosmote) qe ka ofruar shumen 86 milione dhe mund te quhet fituese e AMC, eshte nje bashkim i Telenor dhe OTE, qe do te thote nje bashkim i Telekomit norvegjez (qe ka 30 per qind) dhe Telekomit grek (qe ka 70 per qind). Administrimi i kompanise i eshte dhene kompanise norvegjeze, por pronesia eshte dominuese greke. Per arsye te dyshimta qeveria shqiptare deklaroi se AMC-ne e blene norvegjezet dhe jo greket, ndersa shifra 86 milione dollare ishte nje politike personale e nje pjese te qeveritareve, te cilet kane shfrytezuar bisedat personale per te vendosur fituesit. Kjo eshte nje ceshtje qe do te sqarohet me vone, por per fillim eshte i nevojshem sqarimi rreth mashtrimit te pare te madh dhe te qellimshem. Pse u deklarua qe Kosmote eshte norvegjeze dhe a eshte 86 milione dollare nje shifer e shkelqyer per privatizimin e AMC? Sipas vete asaj qe Kosmote shkruan ne internet, kjo eshte nje kombinim me 70 per qind i "organizates sone kombetare te telekomunikacioneve". (Togfjaleshi ne thonjeza eshte shkruar per greket). Me pas ne faqen e internetit shkruhet se ne kete bashkepunim (pra Kosmote), OTE (qe eshte telekomi grek) merr pjese me nesueshmerine dhe prestigjin, me zhvillimin dinamik dhe me njohurine unike per te ofruar tek 5 milione abonentet e saj nje rritje konstante te cilesise se sherbimit. 30 per qind i takojne Norwegian Telecomunications company (Kompanise se tekomunikacioneve norvegjeze). "TELENOR ka tashme 70 per qind te tregut norvegjez te telekomunikacioneve dhe aksione te rendesishme ne tregje te vendeve te tjera", thuhet ne faqen e internetit. Ky sqarim, qe nuk ka asgje te fajshme per vete Kosmote, per abontentet e tanishem te AMC, per abonentet e ardhshem dhe ne pergjithesi per shqiptaret eshte shume i rendesishem, pasi sqaron te ardhmen e abonenteve, por edhe nje genjeshter te madhe, te propaganduar nga qeveria shqiptare. Kjo genjeshter e qellimshme e qeverise ve ne dyshim procesin e privatizimit te AMC-se dhe vete kompanine grekonorvegjeze, e cila ka konkuruar me biografine e vet te bere publike. Por kujdesi i qeverise shqiptare per ta fshehur pronesine e vertete te kompanise, i ben te gjithe te dyshojne. Per me teper qe privatizimi i AMC-se ka kaluar nje proces me dy ngjarje shume te medha te cilat u lane ne heshtje: E para largimi i Dojce Telekom (telekomit gjerman); e dyta largimi i TIM (Telekom Italia mobile). Keto jane dy nga kompanite me te medha ne bote ne fushen e telekomunikacioneve, qe u larguan per shkaqe te cuditshme nga Shqiperia dhe arsyeja qe nxorren ishte e njejte, nje investim tjeter i rendesishem ne nje vend tjeter te Ballkanit. Por ndersa largimi i dy kompanive super te medha, do te sqarohet ne numrat e ardhshem, fitorja e Telekomit grek dhe cmimi i servirur si nje fitore e madhe, jane pikenisja e dyshimit per nje proces te paster privatizimi. Aq sa nje nga perfaqesuesit e telekomit celular turk, Turkcell hodhi dyshime pas hapjes se zarfeve. Cmimi i vertete i AMC Cmimi i vertete i AMC, mbetet vazhdimisht i diskutueshem. Parimisht ai varet nga investimi, nga qarkullimi i parave dhe impulseve, nga numri i abonenteve dhe ajo qe eshte me e rendesishme, Frekuenca. Deri tek shitja e frekuences, duke llogaritur te tre parametrat e pare, mbi 20 mije abonente dhe mbi 10 milione dollare te ardhura ne vit, vlera fillestare e AMC shkon tek 25 milione dollare. Po te llogaritet shitja e Frekuences, cmimi rritet shume me teper duke patur parasysh se Shqiperia ka vetem dy frekuenca per telefonine celulare. Vlera e frekuences eshte subjektive, por mund te llogaritet edhe me 100 milione dollare, duke patur parasysh varferine e Shqiperise ne frekuenca. Ky cmim do te verifikohet ne muajt qe vijne kur Enti Regullator i Telekomunikacioneve (ERT) do te shpalle dhe do te ekzekutoje tenderin e hapur nderkombetar per shitjen e frekuences se mbetur, per te cilen diskutohet nese do te shitet e plote, apo e ndare ne dy pjese. Deri tani triumfon varianti i shitjes se plote. Pikerisht ky variant ka hedhur poshte edhe marreveshjen e Telekomit shqiptar me New World Telecom, kompanine amerikane. Marreveshja parashikonte nje investim mbi 300 milione dollare ne 10 vjet, por me kushtin qe frekuenca per sistemin celular te jepej falas. Me gjithe premtimin e NWT per investimin 300 milione dollare, Enti Regullator i Frekuencave refuzoi ta jepte falas frekuencen e mbetur dhe marreveshja me amerikanet, e firmosur ne prani te kryeministrit shqiptar dhe Sekretarit amerikan te Shtetit per Tregtine mbeti pezull. Brenda ketij viti, Shqiperia duhet te njihet me fituesin e ri te frekuences se mbetur dhe me cmimin e shitjes se saj. Cmimi i shitjes llogaritet te jete shume i larte dhe mund te tregoje se shitja e AMC, nuk ishte ndonje biznes i madh per Shtetin shqiptar. Ndoshta nuk ishte fare nje biznes, por nje pazar interesash qe per fat te keq mund te kene origjine nga interesat personale politiko-ekonomike te ndonje anetari te kabinetit. Firma e qeverise Tani qe zarfat u hapen dhe kompania greko norvegjeze ka mbetur pretendentja kryesore per fitimin e tenderit ka shume pak per te bere, po te gjykohet cmimi. Por ka shume per te bere, po te gjykohen te gjitha ngjarjet qe kane ndodhur qe nga fillimi i procesit te privatizimit. Qeveria duhet te korrigjoje veten duke e gjykuar mire firmen. Ndoshta privatizimi i AMC duhet te korrektohet. Qeveria gjendet perballe firmes, pas propagandimit te nje genjeshtre te madhe, qe Cosmote eshte nje kompani norvegjeze. Qe te shlyeje kete duhet te korrektoje procesin dhe te tregoje se nuk ka gisht ne ate qe ka ndodhur dhe qe ende nuk eshte sqaruar plotesisht. Ndryshe te gjithe do te besojne qe mungesa e sinjalit te AMC-se ne Jug te Shqiperise eshte bere me qellim, qe zevendesimi i sinjalit te AMC me ate te Telekomit grek eshte bere me qellim, qe fshehja e pronesise se vertete te firmes qe ofroi me shume eshte bere me qellim, qe kompanite italiane dhe gjermane jane larguar me qellim dhe qe bisedat private te zyrtareve shqiptare kane patur qellim te percaktuar. Gjithcka do te sqarohet nga "Koha Jone" ne ditet e ardhshme, por qeveria duhet te korrigjoje vetveten. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com/ _______________________________________________________ ALBSA-Info mailing list: ALBSA-Info at alb-net.com http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/albsa-info ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |