Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Skandali i Fundit

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue May 23 21:35:14 EDT 2000


Mashtrimi i madh, celularet u shiten ne Greqi

Enton Abilekaj
KOHA JONE

                     "Cosmote is a Greek - strong
company (Kosmote eshte nje
                     kompani e fuqishme greke)". Ky
eshte nje nga titujt qe kompania
                     greko-norvegjeze, qe deklarohet
si fituese e AMC-se shqiptare,
                     leshon ne internet. Dhe gjithkush
qe ka degjuar deklaratat
                     qeveritare, mund te habitet,
sepse qeveria shqiptare deklaroi se
                     86 milione dollaret per te blere
celularet shqiptare ishin te
                     Norvegjise dhe te kompanise
norvegjeze Telenor. Dhe vete
                     deklarimi shqiptar ishte se
kompania qe ka ofruar shumen me te
                     madhe quhej Telenor & Cosmote.
Por nuk eshte aspak keshtu.
                     Kompania Kosmote (Cosmote) qe ka
ofruar shumen 86 milione
                     dhe mund te quhet fituese e AMC,
eshte nje bashkim i Telenor
                     dhe OTE, qe do te thote nje
bashkim i Telekomit norvegjez (qe
                     ka 30 per qind) dhe Telekomit
grek (qe ka 70 per qind).
                     Administrimi i kompanise i eshte
dhene kompanise norvegjeze,
                     por pronesia eshte dominuese
greke. Per arsye te dyshimta
                     qeveria shqiptare deklaroi se
AMC-ne e blene norvegjezet dhe jo
                     greket, ndersa shifra 86 milione
dollare ishte nje politike
                     personale e nje pjese te
qeveritareve, te cilet kane shfrytezuar
                     bisedat personale per te vendosur
fituesit. Kjo eshte nje ceshtje
                     qe do te sqarohet me vone, por
per fillim eshte i nevojshem
                     sqarimi rreth mashtrimit te pare
te madh dhe te qellimshem. Pse
                     u deklarua qe Kosmote eshte
norvegjeze dhe a eshte 86 milione
                     dollare nje shifer e shkelqyer
per privatizimin e AMC? 

                     Sipas vete asaj qe Kosmote
shkruan ne internet, kjo eshte nje
                     kombinim me 70 per qind i
"organizates sone kombetare te
                     telekomunikacioneve".
(Togfjaleshi ne thonjeza eshte shkruar
                     per greket). Me pas ne faqen e
internetit shkruhet se ne kete
                     bashkepunim (pra Kosmote), OTE
(qe eshte telekomi grek) merr
                     pjese me nesueshmerine dhe
prestigjin, me zhvillimin dinamik
                     dhe me njohurine unike per te
ofruar tek 5 milione abonentet e
                     saj nje rritje konstante te
cilesise se sherbimit. 

                     30 per qind i takojne Norwegian
Telecomunications company
                     (Kompanise se tekomunikacioneve
norvegjeze). "TELENOR ka
                     tashme 70 per qind te tregut
norvegjez te telekomunikacioneve
                     dhe aksione te rendesishme ne
tregje te vendeve te tjera",
                     thuhet ne faqen e internetit. Ky
sqarim, qe nuk ka asgje te
                     fajshme per vete Kosmote, per
abontentet e tanishem te AMC,
                     per abonentet e ardhshem dhe ne
pergjithesi per shqiptaret
                     eshte shume i rendesishem, pasi
sqaron te ardhmen e
                     abonenteve, por edhe nje
genjeshter te madhe, te
                     propaganduar nga qeveria
shqiptare. Kjo genjeshter e
                     qellimshme e qeverise ve ne
dyshim procesin e privatizimit te
                     AMC-se dhe vete kompanine
grekonorvegjeze, e cila ka
                     konkuruar me biografine e vet te
bere publike. Por kujdesi i
                     qeverise shqiptare per ta fshehur
pronesine e vertete te
                     kompanise, i ben te gjithe te
dyshojne. 

                     Per me teper qe privatizimi i
AMC-se ka kaluar nje proces me dy
                     ngjarje shume te medha te cilat u
lane ne heshtje: E para largimi
                     i Dojce Telekom (telekomit
gjerman); e dyta largimi i TIM
                     (Telekom Italia mobile). Keto
jane dy nga kompanite me te
                     medha ne bote ne fushen e
telekomunikacioneve, qe u larguan
                     per shkaqe te cuditshme nga
Shqiperia dhe arsyeja qe nxorren
                     ishte e njejte, nje investim
tjeter i rendesishem ne nje vend
                     tjeter te Ballkanit. 

                     Por ndersa largimi i dy kompanive
super te medha, do te
                     sqarohet ne numrat e ardhshem,
fitorja e Telekomit grek dhe
                     cmimi i servirur si nje fitore e
madhe, jane pikenisja e dyshimit
                     per nje proces te paster
privatizimi. Aq sa nje nga perfaqesuesit
                     e telekomit celular turk,
Turkcell hodhi dyshime pas hapjes se
                     zarfeve. 

                     Cmimi i vertete i AMC 

                     Cmimi i vertete i AMC, mbetet
vazhdimisht i diskutueshem.
                     Parimisht ai varet nga investimi,
nga qarkullimi i parave dhe
                     impulseve, nga numri i abonenteve
dhe ajo qe eshte me e
                     rendesishme, Frekuenca. Deri tek
shitja e frekuences, duke
                     llogaritur te tre parametrat e
pare, mbi 20 mije abonente dhe
                     mbi 10 milione dollare te ardhura
ne vit, vlera fillestare e AMC
                     shkon tek 25 milione dollare. Po
te llogaritet shitja e Frekuences,
                     cmimi rritet shume me teper duke
patur parasysh se Shqiperia
                     ka vetem dy frekuenca per
telefonine celulare. Vlera e frekuences
                     eshte subjektive, por mund te
llogaritet edhe me 100 milione
                     dollare, duke patur parasysh
varferine e Shqiperise ne frekuenca.
                     Ky cmim do te verifikohet ne
muajt qe vijne kur Enti Regullator i
                     Telekomunikacioneve (ERT) do te
shpalle dhe do te ekzekutoje
                     tenderin e hapur nderkombetar per
shitjen e frekuences se
                     mbetur, per te cilen diskutohet
nese do te shitet e plote, apo e
                     ndare ne dy pjese. Deri tani
triumfon varianti i shitjes se plote.
                     Pikerisht ky variant ka hedhur
poshte edhe marreveshjen e
                     Telekomit shqiptar me New World
Telecom, kompanine
                     amerikane. Marreveshja
parashikonte nje investim mbi 300
                     milione dollare ne 10 vjet, por
me kushtin qe frekuenca per
                     sistemin celular te jepej falas.
Me gjithe premtimin e NWT per
                     investimin 300 milione dollare,
Enti Regullator i Frekuencave
                     refuzoi ta jepte falas frekuencen
e mbetur dhe marreveshja me
                     amerikanet, e firmosur ne prani
te kryeministrit shqiptar dhe
                     Sekretarit amerikan te Shtetit
per Tregtine mbeti pezull. 

                     Brenda ketij viti, Shqiperia
duhet te njihet me fituesin e ri te
                     frekuences se mbetur dhe me
cmimin e shitjes se saj. Cmimi i
                     shitjes llogaritet te jete shume
i larte dhe mund te tregoje se
                     shitja e AMC, nuk ishte ndonje
biznes i madh per Shtetin
                     shqiptar. Ndoshta nuk ishte fare
nje biznes, por nje pazar
                     interesash qe per fat te keq mund
te kene origjine nga interesat
                     personale politiko-ekonomike te
ndonje anetari te kabinetit. 

                     Firma e qeverise

                     Tani qe zarfat u hapen dhe
kompania greko norvegjeze ka
                     mbetur pretendentja kryesore per
fitimin e tenderit ka shume
                     pak per te bere, po te gjykohet
cmimi. Por ka shume per te bere,
                     po te gjykohen te gjitha ngjarjet
qe kane ndodhur qe nga fillimi i
                     procesit te privatizimit. Qeveria
duhet te korrigjoje veten duke e
                     gjykuar mire firmen. Ndoshta
privatizimi i AMC duhet te
                     korrektohet. Qeveria gjendet
perballe firmes, pas propagandimit
                     te nje genjeshtre te madhe, qe
Cosmote eshte nje kompani
                     norvegjeze. Qe te shlyeje kete
duhet te korrektoje procesin dhe
                     te tregoje se nuk ka gisht ne ate
qe ka ndodhur dhe qe ende
                     nuk eshte sqaruar plotesisht.
Ndryshe te gjithe do te besojne qe
                     mungesa e sinjalit te AMC-se ne
Jug te Shqiperise eshte bere me
                     qellim, qe zevendesimi i sinjalit
te AMC me ate te Telekomit grek
                     eshte bere me qellim, qe fshehja
e pronesise se vertete te firmes
                     qe ofroi me shume eshte bere me
qellim, qe kompanite italiane
                     dhe gjermane jane larguar me
qellim dhe qe bisedat private te
                     zyrtareve shqiptare kane patur
qellim te percaktuar. 

                     Gjithcka do te sqarohet nga "Koha
Jone" ne ditet e ardhshme,
                     por qeveria duhet te korrigjoje vetveten.

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list