| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] "Rrebeli me te zeza"Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.comMon May 22 00:08:10 EDT 2000
"Rebeli" me te zeza Prifti qe pretendon se eshte kreu i kishes ortodokse kombetare dhe qe betohet se do ta largoje Janullatosin nga Shqiperia. Perplasjet me kryepeshkopaten dhe me politiken. Nga Elbasani Sokol Shameti Kanatet e kuqerremte te portes se Kishes, leshojne ngahere nje kujisje kur hapen. "Nuk jane vajosur prej kohesh", shfajesohet nje koke mjekeroshe qe fanepset mes kanateve dhe erresires se sfondit. Nja nje pellembe e tre gisht poshte mjekres se shpupurisur lekundet lehte nje kryq. Eshte i argjendte. Ortodoks. "Me quajne At Nikolle Marku. Jam 52 vjec. Qysh me 1994 kur perfundova studimet teologjike ne Kostur e Durres si dhe pasi u emerova prift ne Manastir te Maqedonise, jam kryetar i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare te Shen Merise". Burri me te zeza, eshte shnderruar prej shume vjetesh ne strumbullarin e nje konflikti te ashper midis administrates se Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe atyre qe zedhenesi i Janullatosit i quan "qarqe te caktuara politike", por qe per Nikolle Markun jane "atdhetaret e vertete ne keto kohe te turbullta". Se fundi konflikti eshte ndezur perseri. Sebep, eshte bere nje shkolle e vjeter, fare prane kishes. At Nikolla thote se ajo eshte shkolla me e vjeter e Shqiperise ngaqe eshte themeluar nga Kostandin Kristoforidhi qysh ne vitet 1700. "Janullatosi ka paguar gjyqtaret dhe ka fituar te gjitha gjyqet per ta marre ai kete shkolle qe ta beje manastir murgjerish greke", thote ai. "Kisha ka fituar gjyqet me drejtesi ne te gjitha shkallet dhe tani ligji nuk zbatohet per shkak te zyres se permbarimit qe refuzon ta zyrtarizoje vendimin e marre", thote Thoma Dhima, zedhenesi i Kryepeshkopates. At Nikolle Marku ne deren e kishes se Elbasanit Ne Elbasan kush nuk e njeh Nikolle Markun. Qyteti me rreth 20 ose 25 per qind popullate ortodokse, prej vitesh eshte bere deshmitari i pare i perpjekjeve te Kishes se Shen Merise per te qene faktori kryesor fetar ne vend. Se fundi ngjarja e rebelimit te priftit nacionalist eshte bere aq e degjuar saqe kishen e vjeter, aty mes qiparisave dhe rrenojave te Kalase se Elbasanit, kane nisur ta vizitojne edhe ambasadore ose te huaj te tjere qe vijne kalimthi ne kete qytet. "Radhet e besimtareve qe po e kuptojne se froni i kishes ortodokse shqiptare eshte uzurpuar nga greket, po shtohen. Jam i kenaqur per kete", thote At Nikolla. Ne kishen e boshatisur oret e mesdites gjejne vetem ate dhe nje dhjak qe dremit ne nje stol prapa ikonostasit te praruar. Me shtat mesatar, floke ne tendence grije dhe deshire per t'u dukur shume me i vjeter se c'eshte, Nikolle Marku, nje ish llogaritar ne kombinatin Metalurgjik, thote se te gjithe paraardhesit e familjes se tij kane qene prifterinj. Ka nje histori interesante me fene ortodokse At Nikolla. Nje histori qe mbase qendron ne themel te te gjitha mosmarreveshjeve te tij me kryepeshkopaten e Tiranes. "Me 1991 kur u vendos qe kryepeshkop i Kishes Ortodokse shqiptare te vihej perkohesisht Janullatosi, u ra dakord gjithashtu qe te fillonte edhe pergatitja e prifterinjve shqiptare qe do ta zevendesonin ate ne shkollat teologjike greke. Une isha nje nga 16 te paret", tregon ai. Aty ne Kostur, Nikolla Marku pati perplasjen e pare. "Une vara ne mur nje fotografi te Fan Nolit te cilin greket e kane ckisheruar ngaqe shpalli mevehtesine e kishes shqiptare", tregon ai. Me pas, po sipas rrefimeve te tij, tre prifterinj greke qe sherbenin ne manastirin ku pergatitej Nikolle Marku dhe shqiptaret e tjere, e shkulen portretin e Nolit nga muri, rrahen per vdekje Nikollen dhe e mbyllen ate per dhjete dite ne nje bodrum te manastirit. "Prisnin qe te pendohesha por une u largova nga Kosturi", thote ai. Me pas ai vazhdoi studimet teologjike ne seminarin ortodoks te Durresit dhe ketu ndodh mosperputhja e pare e varianteve te historise. Nikolle Marku ben be se eshte diplomuar ne Durres dhe kesisoj ka te drejte te ushtroje veprimtarine e tij kishtare. Kisha ortodokse thote te kunderten. Vetem shqip Edhe pse brenda kishes eshte mjaft fresket, At Nikolla flet i nxehur. "Ka nje statut kisha ortodokse autoqefale e Shqiperise. Eshte percaktuar qysh me 1937 dhe eshte neni 16 i ketij statuti te vendosur ne Kongresin panortodoks te Beratit qe ndalon kryerjen e funksioneve kishtare ne Shqiperi nga prifterinj qe nuk kane gjak dhe nenshtetesi shqiptare", thote At Nikolla. "Janullatosi eshte i paligjshem. Duhet te ike dhe bashke me te, duhet te ikin edhe greket qe kane pushtuar kishat ortodokse qe kane futur ritet e tyre atje dhe qe edhe zbukurimet e jashtme te ndertesave i bejne sipas modelit grek", bertet ai. Zeri i priftit kumbon ne kubene e luget te kishes. Nikolle Marku qendron i ulur ne nje tavoline te vogel sherbesash me nje mbulese te vjeter me kuadrata prapa ikonostasit. Ne dite te kremtesh dhe te dielave, aty kryhen te gjitha ritet fetare. Aty pergatitet edhe temjani qe tymos me ere te mire kishen kur mblidhen "delet" besimtare. Ne murin pas shpines se tij, nje portret me laps te zi i Fan Nolit. Ne fasaden ballore te kishes, nje flamur i madh kombetar te cilin At Nikolla e nguli vete me gozhde para ca vjetesh pasi ishte lodhur shume per ta gjetur. Ne oborrin e pasme te kishes -andej nga duket edhe kambanorja - dy tri gra qendrojne te ulura ne varrin e rrethuar me kangjella te vjetra te Kostandin Kristoforidhit. Nja dhjete ose dymbedhjete femije luajne neper kolonat e uleta te stilit bizantin qe zbukurojne hajatin e Kishes. "Ne kembengulem qe shkolla e vjeter te sherbeje si vend per edukimin e femijeve handikapate. Ata qe shikoni aty jane femijet qe vijne perdite per te mesuar atje", thote At Nikolla. Teksa shetit ngadale me duar te lidhura pas shpine neper oborrin e kishes, prifti nuk te jep aspak pershtypjen e njerit qe mund te marre guximin per t'u perleshur me ke t'i dale perpara. Mirepo At Nikolla thote se ai dhe mbeshtetesit e tij patriote te vertete i larguan "me dajak prifterinjte qe caktoi ne dy kishat e tjera te Elbasanit kryepeshkopata e Janullatosit". "Ne i pyetem vetem nese jane me ne apo kundra nesh. Ka shume prifterinj te tjere neper kishat e vendit, shqiptare te ndershem qe nuk e pelqejne pranine e nje greku ne krye te tyre, por ata rrine nen urdherat e tij vetem per hir te 140 mije lekeshit qe - nese nuk gaboj - ua japin si rroge", thote Nikolle Marku. Gjakderdhje prifterinjsh Kisha e Shen Merise, ajo me e vjetra e Elbasanit mbahet nga dhuratat e besimtareve dhe nga ndihmat e pakta qe i dergohen nga lobi shqiptar ne Shtetet e Bashkuara. "Ne qofte se do te kisha mbeshtetjen e duhur financiare do te kisha mundesi te zgjerohesha edhe me aktivitete te tjera per t'u treguar shqiptareve se kjo eshte kisha e tyre ortodokse dhe jo ajo qe drejton Anastas Janullatosi", thote At Nikolla. Megjithate, ne kishen e Shen Merise, sipas tij, ka me shume se 150 besimtare te rregullt qe shkojne atje per te kryer te gjitha ritet, martesat, sherbesat e vdekjes, pagezimet dhe kremtimet fetare. "Ketu flitet vetem shqip, te huajt hyjne vetem si vizitore, por nese kryepeshkopata do te marre ne administrim shkollen dhe do ta mbushe ate me greke, ketu do te kete gjakderdhje. Ne nuk do te lejojme kembe prifti grek ketu", kercenon At Nikolla. "Na kane bere shume prapesi ne kurriz ne shqiptareve", thote ai. "Ne fillim te viteve '90 ata kryen nje konvertim masiv te shqiptareve myslimane, ne ortodokse", thote ai. Nikolla Marku tregon se fjalet e para qe nxori nga goja Janullatosi kur zbriti ne Rinas nga nje avion Olympic ne maj te vitit 1991 ishin: 'Miresejugjeta. Lufte kunder islamit'. "Kush nuk e di se qeveria e Athines i konsideron si greke te gjithe ortodokset e Shqiperise? Ja ku qendron loja e Janullatosit", nevrikoset edhe me At Nikolla qe nuk e fsheh se eshte tifoz i Partise Demokratike dhe se nje nga gabimet qe Sali Berisha beri kur ishte president, ishte lejimi i qendrimit te Janullatosit pas vitit 1994. Ai thote se edhe kisha e tij ka qene gjate vitit 1997 target i maskave qe e moren peng ate personalisht dhe e mbajten me ore te tera te ngujuar nen kercenimin e kallasheve. Ne shtepine e tij At Nikolla ka shume fotografi. Mes tyre ne mur mban te varur edhe portretin e nje shenjti sllav maqedonas, San Petarit, ne kishen e se cilit ne Manastir ai u dorezua prift. Kur kane kaluar shtate vjet nga ajo dite, At Nikolla thote se nuk do te kishte ndodhur asgje ne Shqiperi, nese detyra e ringritjes se kishes ortodokse do t'i ishte besuar ndonje kishe tjeter te Ballkanit apo Evropes lindore. "Vetem asaj greke jo", therret per here te fundit ai. Rruga e autoqefalise Histori e ngaterruar kjo e ortodokseve shqiptare. Histori qe nis nga koha kur Theodhosi i Bizantit hoqi nje vize te drejte pergjate lumit Shkumbin duke ndare perfundimisht pronat shpirterore te katolikeve nga ato te ortodokseve. Me maqedonasit dhe serbet ortodokse ne lindje e verilindje, vija kufitare e feve me se shumti synonte shqiptaret. Katoliket mbeten ne veri. Ortodokset, ne jug. Per sa kohe qe kisha greke dhe greqishtja si gjuhe kishin hegjemonine e dominimit te patriarkanes se Kostandinopojes, edhe kishat ortodokse shqiptare vareshin prej tyre. Mirepo me 1937 pas dy kongreseve panortodokse shqiptare, ne Berat me 1922 dhe ne Korce me 1929, u hartua nje statut i kishes ortodokse autoqefale te Shqiperise e cila ishte themeluar qysh me pare ne Boston te Shteteve te Bashkuara. Deri ne vitin 1936, Patriarkana e Stambollit nuk e njohu kete statut. Me 1937 nje delegacion i larte i administrates kishtare shqiptare qe drejtohej nga kryepeshkopi Visarion Xhuvani vizitoi Patrikun Ekumenik dhe i kerkoi autoqefaline. Ajo iu dha kishes ortodokse shqiptare por me kusht qe Visarion Xhuvani te largohej nga kreu i saj. Ai u largua dhe ne vend te tij erdhi Kristofor Kisi, i cili qendroi deri ne fund te luftes se dyte boterore. Me ardhjen e komunisteve ne pushtet - ata nuk e shpallen luften me Kishen qe ne fillim - Enver Hoxha burgosi Kristofor Kisin dhe ne krye te Kishes ortodokse shqiptare vendosi kryepeshkopin me origjine sllave Pajsi Vodica. Sipas At Nikolle Markut te Elbasanit, kryepeshkopi i ri zhvilloi nje pseudo kongres me 1954 dhe aty i shtoi statutit te kishes ortodokse shqiptare nje klauzole. Sipas saj, lejohej ardhja e prifterinjve te huaj ne Shqiperi. "Eshte ne saje te kesaj klauzole qe ne kemi sot Janullatosin", thote ai. Fakti qe konflikti lindi ne Elbasan nuk eshte i rastit. Cudite gjenetike dhe se fundi edhe ato religjoze kane qene te shpeshta ne luginen e Shkumbinit qe u vendos te mbetej nje zone tampon per ndarjen e kishave bizantine nga ato romane. Shume klerike e pranojne se ne rajonin perreth vijes se Theodhosit u lejua qe te kryente veprimtarine e saj nje kishe e ritit unit. Nje kishe "deledhi" as ortodokse as katolike. Nje kishe qe ashtu si mushkat do ta kishte te ndaluar "te riprodhonte" kisha te tjera te ngjashme me te. Shekujt e shuan traditen e kesaj kishe qe ne mesjete mendohet te kete qene teper e perhapur dhe e perqafuar nga shqiptaret. Rebelimi i At Nikolle Markut ne Elbasan dhe perpjekja e tij per t'iu shkeputur dominimit te Kishes ortodokse shqiptare te njohur nga Patriarkana dhe Qeveria, eshte thyerja me e fundit e hallkave te gjenetikes kishtare. Cudia e saj me e fundit. Qendrimi i Kryepeshkopates ortodokse Tirane Zedhenesi i Kryepeshkopates eshte prononcuar perseri ne lidhje me aktivitetin e nje kishe ortodokse autoqefale kombetare shqiptare ne Elbasan. "Ne radhe te pare, Nikolle Marku nuk njihet fare si prift ngaqe eshte perjashtuar nga shkolla", thote Thoma Dhima. Si arsye te dyte te papranueshmerise se tij ne krye te Kishes se Elbasanit, Kryepeshkopata sjell faktin se Nikolla Marku eshte dorezuar prift ne nje kishe sllave. "Ne Shqiperi ka vetem nje kishe ortodokse", tha Thoma Dhima. "Nikolle Marku le te hape nje sekt te vetin, nje kishe protestante, evangjeliste a ku ta di une, por kishe ortodokse nuk do t'i lejohet kurre", tha Dhima. Ai shton se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise i konsideron te paligjshme te gjitha veprimet e tij si pagezimet, celebrimet e martesave dhe ritet e tjera. "Nikolle Marku perfaqson vetveten", perfundoi Thoma Dhima. ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |