Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] E bukur si drita

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue May 16 23:21:35 EDT 2000


KOHA JONE
Panairi i Librit Shqip i "sjell" Gjirokastres birin e
saj 

Ismail Kadare: "Ky qytet e ka cmuar gjithmone driten
dhe me kete kuptojme driten e brendshme te njeriut,
driten e brendshme te qyteterimit, per te cilen aq
shume ka nevoje Shqiperia sot"

Te henen, rreth ores 12.15 minuta, nje helikopter i
kuq hyri ne luginen e Drinos ne Gjirokaster pasi
kishte fluturuar te pakten 45 minuta nga kryeqyteti
shqiptar. Para se te takonte rrotat ne barin e njome
te aeroportit te vogel te qytetit, nje grup jo i
madh i perbere nga zyrtare vendore, gazetare e
qytetare
gjirokastrite pershperiten me syte e drejtuar nga
qielli "erdhi".
Ismail Kadare po kthehej per here te pare ne
vendlindje pas 12 vjetesh. 

Kafeja e pare dhe fjalet e para te Kadarese

 Pas shtrengimit te duarve me miqte e vjeter dhe te
rinj, Kadare se bashku me Helenen u ftuan ne nje nga
sallat e hotel "Cajupit", i ngritur ne pjesen muzeale
te qytetit. Fjalet e mireseardhjes u  shoqeruan pas
kesaj me servirjen e kafese tradicionale te
 mikpritjes. "E kam ndier kete pritje, c'eshte e
verteta dhe e kam  vonuar shume kete vizite, dhe kjo
eshte shume e vertete,- tha Kadare. Tani une nuk jam
ndonje politikan qe t'u kerkoj ndjese.
 Erdha vetem me gezim dhe kam pasur gjithmone ndermend
te vij. Keshtu e kane sjelle rrethanat. Disa here te
jashtme, disa here thjesht te miat. Mos shko me mire
se merzitesh, sepse atje ka shume rrenim, ka shume
shfytyrim te qytetit dhe ndoshta  edhe kjo ka luajtur
nje rol. Njeriu ndonjehere nuk do te prishe
disa pamje qe ka, megjithate kjo nuk eshte nje arsye
qe duhet nderuar gjithmone". Disi i lodhur nga
udhetimi, Kadare nuk i  kishte fort per zemer
mikrofonet e gazetareve qe ne ndonje  moment e benin
nervoz. Prania e tyre e zhvishte nga karakteri zyrtar
viziten qe ai vete deshironte ta ndiente si dikur kur
kthehej nga udhetimet e largeta.

   Celja e Panairit te Librit Shqip ose ditet e
Kadarese

 Tri ditet e para te kesaj jave perkojne me celjen e
Panairit te Librit Shqip "Gjirokastra 2000". Ndryshe
keto dite quhen "Ditet e  Kadarese" pasi vete
shkrimtari i madh eshte ne qender te disa
veprimtarive me te rendesishme te tij. Ne oren 18.00,
pas fjales se hapjes se panairit nga kryebashkiaku
Ylli Asllani, Ismail Kadareja preu shiritin e celjes
se tij. 24 shtepi botuese nga 30 qe kishin deklaruar
me pare pjesemarrjen e tyre, priten pas kesaj
ceremonie te shkurter ne stendat e tyre disa qindra
vizitore ku mbizoteronin studentet dhe nxenesit e
shkollave. "Ky eshte nje panair i pergatitur pak me
shpejtesi per te shfrytezuar dhe ardhjen e shkrimtarit
Ismail Kadare, tha per "KJ" Fatmir Toci, presidenti i
Lidhjes se Botuesve Shqiptare dhe botuesi i Toenas.
 I jam mirenjohes Bashkise se Gjirokastres per
ndihmesen e  dhene dhe kjo na jep shprese per
vazhdimesine e ketyre panaireve edhe ne rrethe te
tjera te vendit".

 Qellimi i ketij panairi rajonal, te ideuar qe nje vit
me pare nga Lidhja e Botuesve, lidhet me interesin per
te kontaktuar masa e  gjere shkollore dhe sidomos ajo
studentore me librin ne kushtet  e nje mungese te
jashtezakonshme dhe te nje shkaterrimi total qe i
eshte bere distribucionit te librit ne Shqiperi, tha
Toci. Fillimi i ketyre panaireve nga qyteti i
Gjirokastres lidhet me faktin se Gjirokastra ka
nxjerre personalitete te medha ne fushen e Letersise
shqipe, per me teper qe ajo shquhet per masen e gjere
te lexuesve. Arsyeja kryesore, qe sipas Tocit e nisi
nga
 Gjirokastra serine e ketyre panaireve, lidhej
padyshim me viziten e paracaktuar te Ismail Kadarese
ne kete qytet pas fteses nga Bashkia per marrjen e
titullit "Qytetar Nderi" i Gjirokastres. Ne panair
marrin pjese Shtepia Botuese "Onufri", "Toena",
"Botimpex", "Libri Universitar", "Elena Gjika", "MCM",
"ABC Gjirokaster" etj. 

 250 libra te Kadarese shiten per 60 minuta

                     Sic ishte parashikuar, suksesin
me te madh edhe ne kete panair si ai i disa muajve me
pare ne Prishtine e kishin librat e Kadarese.
 Pikerisht per kete ne stenden e "Onufrit"
pjesemarresit i mbanin edhe kembet me gjate. Librat me
te shitur jane sipas botuesit Hudhri "Brezi i
Hankonateve" 55 kopje dhe "Kronike ne gure" 50.
 Se bashku me librat e tjere te shitur, ky numer
arriti per 60 minutat e para te panairit ne rreth 250
kopje te shitura, ose mbi 4 kopje te shitura ne nje
minute. Prane stendes se "Onfurit" organizatoret e
panairit u kujdesen te vendosnin edhe nje tavoline e
nje karrige. Ismail Kadare firmosi per 40 minuta me
dhjetra autografe, kryesisht ne librat e shkruara prej
tij.
 Menaxheri i librit te "Onufrit", Agim Kucuku tha se
nese do te vazhdoje me te njejtat ritme shitjeje deri
ne diten e fundit te panairit, atehere stendat do te
boshatisen si ne panairin e meparshem te Kosoves. Nuk
e prisnim nje terheqje te tille, tha Kucuku i kenaqur
tej mase nga menyra e organizimit te panairit dhe
dashamiresia e njerezve per librin.

  Kadareja ne germadhat e shtepise se tij dhe ne
kopshtin e Kako Pinos

  Paraditen e se martes Kadareja se bashku me gruan e
tij Helenen  dhe arkitektin e rindertimit te shtepise
se tij Latif Yzeiri, nga Instituti i Monumenteve te
Kultures, zbriten ne lagjen "Palorto". Atje ndodhet
shtepia e tij e femijerise e kthyer nentorin e kaluar
ne germadhe. Do te doja qe shtepia te ruante
konfiguracionin e meparshem, tha Kadare duke kaluar
madje ne detajet e projektit. Pas kesaj bisede ai
kerkoi te hynte ne banesen perballe shtepise se tij.
Dikur aty jetonte personazhi i njohur i librit te tij
"Kronike ne gure" Kako Pinua. Te zotet e shtepise i
dhane pa asnje medyshje celesat e hyrjes per ne
kopesht. Aty Kadareja filloi t'i tregonte Helenes
historite e femijerise me shokun e tij te
 ngushte Ilirin personazh i "Koha e shkrimeve". Me pas
Kadare u ringjit ne Sokakun e te Marreve dhe ndaloi
per pak caste ne gjimnazin "Asim Zeneli" ku kreu
studimet e para ne rinine e tij.

"Nderi i Gjirokastres", titulli i lajmeruar per
shkrimtarin e madh

 Mesditen e se martes Kadarese iu dorezua nga kryetari
i Bashkise Ylli Asllani, titulli i akorduar me pare
"Nderi i Gjirokastres". Vete Asllani lexoi
motivacionin e dhenies se ketij titulli pas nje
recitali me pjese nga vepra e shkrimtarit dhe kenge
prej grupeve popullore te Gjirokastres. "Bashkia e
Gjirokastres, i
jep titullin "Nderi i Gjirokastres" z. Ismail Kadare
me motivacionin"si talenti me brilant i Letersise
shqiptare, vepra e te cilit e rendit Shqiperine ne
menyren me dinjitoze ne trashegimine e kultures
evropaine dhe boterore. Perjetesia e krijimtarise se
tij, garanton ne menyren me elegante perjetesine e
vlerave te Gjirokastres qe e lindi dhe qe ai e
pershkroi me aq art. Krijimtaria publicistike,
filozofike, letrare i ofron publikut interpretimin me
te mire te vlerave qe burojne nga mendimi i lire dhe
demokratik, sensi i progresit dhe kurajoja qytetare".
Mes duartrokitjeve e mori fjalen Kadareja, i cili qe
ne fillim u shpreh se cdo gje qe do t'u them une do
t'u duket e zakonshme sepse nuk ka shume fjale per te
shprehur, disa gjindje qe jane te bukura te njeriut,
jane te thella, jane tronditese. Me poshte Kadareja
tha se jam i prekur qe ky nder me vjen nga qyteti ku
une kam lindur, ku per here te pare kam folur Gjuhen
shqipe, ku per here te pare kam mesuar te flas, te
lexoj dhe per me teper, te mendoj. Aventura e mendimit
eshte aventura me e veshtire e races njerezore dhe ne
kete aventure pjesen me te larte e perben mendimi i
lire. Te mendosh ne menyre te lire eshte gjeja me e
rralle, shpesh here kur ka gjendje roberie. Eshte
gjeja me e veshtire ndonese duket e thjeshte. Eshte
nje nga cilesite e mrekullueshme te qenies  njerezore.
Me pas Kadare tha se ky eshte nje qytet qe ka nje
drite te brendshme qe ka mahnitur shume te huaj dhe qe
per te
ne te gjithe jemi krenare. Evropa e njeh shume mire
Gjirokastren dhe ky qytet eshte i njohur disa here sic
jane te njohura kryeqytetet. Kjo eshte natyrisht
merite e te gjithe atyre qe kane jetuar dhe vazhdojne
te jetojne ne kete qytet. Per Gjirokastren ndonje here
banoret e saj ankohen se eshte e merzitshme, por
 si cdo qytet ai ka mungesat e tij, ka shume
shkaterrime, ka shume probleme e, megjithate, askush
nuk mund t'ia heqe ketij qyteti ate qe permenda pak me
lart, driten e tij te brendshme dhe ndoshta jo
rastesisht eshte vendi qe kur duan te tregojne
 bukurine e nje vajze thone; eshte e bukur si drita.
Ky qytet e ka cmuar gjithmone driten dhe me kete
kuptojme driten e brendshme te njeriut, driten e
brendshme te qyteterimit, per te  cilen aq shume ka
nevoje Shqiperia sot, Shqiperia qe shpesh here hyn ne
ankthe te kota, ne ankthe meskine, ne afera te
shemtuara. Shqiperia ka nevoje te mencurohet nepermjet
traditave te qyteteve te veta.

                     Ndricim Nero

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com/





More information about the ALBSA-Info mailing list