| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Ditet e Kadarese - Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri May 12 20:47:09 EDT 2000
Qyteti i gurte nen peshen e librit
Tri ditet e Panairit te Librit
"Gjirokastra 2000", 15-17 maj
Shkrimtari Ismail Kadare do te
peruroje dy botimet e tij me te
fundit: "Kronike ne gur" dhe
"Brezi te Hankonateve"
Botimet shqiptare drejt qytetit
te Gjirokastres. Qellimi i
"shtegetimit" te tyre eshte
organizimi i panairit te librit
"Gjirokastra 2000" qe do te
zhvillohet nga data 15 deri me 17
maj pikerisht ne kete qytet te
Shqiperise. Aktiviteti eshte
ndermarre ne kuadrin e disa
panaireve rajonale te librit qe do te
organizohen gjate muajve ne
vazhdim ne disa prej qyteteve
kryesore te vendit. Gjjirokastra
hap siparin e ketyre panaireve,
qe do te perfshijne ndoshta 10
apo 12 qytete te Shqiperise.
Sipas presidentit te ShB "Toena",
Fatmir Toci, qe eshte dhe
kryetari i Lidhjes se Botuesve
Shqiptare, nismetares se kesaj
veprimtarie, qellimi i kesaj te
fundit eshte "bashkimi i te gjithe
njerezve te letrave shqipe:
autoret, botuesit, lexuesit,
perfaqesuesit e shtypit dhe te
medias etj, per krijimin dhe
zhvillimin e kontakteve
tradicionale midis tyre, duke synuar
promovimin dhe nxitjen e leximit
ne masat e gjera te rinise,
sidomos ne kushtet e mungeses se
plote te sistemit te
distribucionit te librit".
Pjesemarrje e gjere
Deri diten e djeshme kane
konfirmuar pjesemarrjen e tyre ne
kete panair rreth tridhjete
shtepi botuese nga Shqiperia dhe
Kosova, nga te cilat: ""Onufri",
"Toena", "Botimpex", "Omska",
"Buzuku" (Prishtine), "Luarasi",
"Libri Universitar", "Fan.S. Noli",
"Camaj-Pipa"(Shkoder), "Naun
Veqilharxhi", "Arbri", "Albin",
"AQTLASH", "Iliria", "Planet",
"Uegen", "Elena Gjika", Argeda
LMG", "Friend", "Koha",
"ABC"(Gjirkoaster),
"Dija-Poradeci"(Pogradec), MCM,
NLSH, "Shkenca" etj.
Me qellim qe aktiviteti te mund
te ndiqet dhe te preket
drejtperdrejt nga lexuesit,
vecanerisht nga nxenesit e shkollave
dhe studentet, Bashkia e
Gjirokastres, bashkepunetore ne
organizimin e ketij panairi, ka
marre te gjitha masat duke
planifikuar qe gjate tre diteve
te panairit, oret e mesimeve te
jene te shkurtuara per te
mundesuar frekuentimin e panairit
edhe nga nxenesit. Praktike kjo e
ndjekur suksesshem edhe ne
Panairin e Prishtines se nje viti
me pare.
Nga shpjegimet e Tocit mesohet se
panairi do te kete karakter
shitjeje dhe vec kesaj botuesve
qe do te marrin pjese u jane
krijuar shume kushte te favorshme
duke filluar qe nga stendat
dhe siperfaqja qe do te zene
secila te dhena falas, udhetimet
falas te botuesve, te te ftuarve,
krijimi i kushteve falas per
promovime librash, takime me
lexues, konferenca shtypi etj.
Panairi i librit "Gjirokastra
2000" do t'i paraprije njerit prej
aktiviteteve me te medha te
librit shqip, sic eshte Panairi i Dyte
Mbarekombetar i Librit Shqip ne
Prishtine, i cili do te zhvillohet
nga data 24 deri me 28 maj.
Ditet e Kadarese
I ftuari i nderit i ketij
aktiviteti te rendesishem per librin shqip, do
te jete shkrimtari yne i madh,
Ismail Kadare. "Ditet e Kadarese"
do te quhen ndryshe tre ditet e
panairit, per vete faktin se kjo
figure e ndritur do te jete
objekti kryesor i disa prej veprimtarive
qe do te zhvillohen gjate ketyre
72 oreve. Ne historikun e tij
panairi i librit "Gjirokastra
2000" do te shenoje si kurorezuesin e
tij Ismail Kadarene, pasi do te
jete pikerisht ai qe do te prese
shiritin e perurimit te tij. Sic
dihet, perpara disa kohesh, qyteti i
Gjirokastres e ka nderuar ate me
titullin "Qytetar nderi". Per kete
qellim, ceremonia e dhenies se
ketij titulli do te zhvillohet
pikerisht ne nje prej diteve te
panairit. Vec kesaj, ShB "Onufri"
do te organizoje edhe promovimin
e dy botimeve te fundit qe
mbajne emrin e Kadarese,
ribotimin e "Kronike ne gur" dhe
botimin e ri "Brezi te
Hankonateve".
Cmimi "Tahsim Gjokutaj"
Nje eveniment tjeter brenda
evenimentit, eshte edhe dhenia e
cmimit qe mban emrin e nje prej
shkrimtareve me te njohur per
femije, Tahsim Gjokutaj. Eshte
bere tradite qe per cdo vit te
akordohet nje cmim i tille per
librin me te mire per femije dhe
kete here ai do t'i jepet me te
mirit te vitit '99. Duke qene se
ShB "Toena" shenon ne botimet e
saj edhe nje numer te
konsiderueshem tituj librash per
femije, do te jete pikerisht ajo
qe do ta jape kete cmim.
Emri i shkrimtarit Tahsim
Gjokutaj do te lakohet serisht ne
panairin e librit "Gjirokastra
2000", tashme ne promovimin e dy
librave te tij "Derrkuci qe beri
dush" dhe "Vajza qe u be blete", te
dyja keto botime te ShB "Toena".
Interesant do te jete edhe takimi
me biologun Et'hem Ruka, si
autor i librit "Klonimi". Per
kete qellim, eshte pergatitur nje
material me teme mbi klonimin, i
cili do te jepet per te pranishmit
ne nje video projektor te
vendosur ne Pallatin e Sportit te qytetit
te Gjirokastres, ku do te
zhvillohet panairi. Kjo do t'u jape
mundesine te interesuarve ne kete
fushe te bisedojne dhe
debatojne me autorin Ruka, rreth
ketij problemi.
M.Hoxhalli
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |