Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] FESTIVALI I GJIROKASTRES

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu May 11 22:47:06 EDT 2000


Gjirokastra nis përgatitjet për festivalin, shqiptarët
nga jashtë kufijve pjesëmarrës për herë të parë
Festa e folkut 2000 cakton pjesëmarërsit
Gjergj Filipaj

Festivali i XII Folklorik Kombëtar po merr formë
përfundimtare. Eshtë Ministria e Kulturës institucioni
që ka punuar në përgatitjen e festivalit folkloristik
shqiptar, duke u ndihmuar nga Akademia e Shkencave,
Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike dhe nga
Bashkia e Gjirokastrës që po përgatisin Festivalin XII
Folklorik Shqiptar. Edicioni i sivjetshëm i festivalit
do të mbahet në qytetin jugor të Gjirokastrës. Kjo
është hera e gjashtë që ky festival organizohet në
qytetin e gurtë, i cili përbën një rekord përsa i
takon organizimit duke ia kaluar edhe Tiranës me katër
edicione. 
Grupet në festival
Gjirokastra do të mirëpresë në fund të shatorit 2000
në ambientet e kalasë së saj, për katër ditë me
rradhë, grupet folkloristike shqiptare. Konkurimi i
grupeve pjesmarrëse do të zhvillohet gjatë tre ditëve
të folk fest-2000. Eshtë vendosur që secila prefekturë
të ketë nga një grup folkloristik (12 grupe), Bashkia
e Tiranës do të paraqesë grup në vete, 4 grupe do jenë
nga trojet etnike (Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe
Çameria), 2 grupe folkloristike do të përfaqësojnë dy
grupimet e mëdha të shqiptarëve (Arbëreshët e Italisë
dhe Shqiptarët në Turqi) dhe 4 grupe të fundit do jenë
me përfaqësues të shoqatave të mëdha të emigracionit
shqiptar: SHBA, Zvicër, Suedi, Gjermani) ndërsa
Tirana-kryeqyteti shqiptar do të prezantohet me grup
në vete. 
Edicioni i parë i festivalit folklorik është mbajtur
në Tiranë në vitin 1946, ndërsa i fundit është
realizuar në vitin 1995 në Berat, "qytetin e njëmijë
dritareve". Me përjashtim të Beratit dhe Lezhës në
'67, të gjithë edicionet e tjera të Festivalit
Folklorik Kombëtar janë mbajtur në Tiranë dhe në
Gjirokastër.
Shqiptarët jashtë atdheut 
Pjesëmarrja në Festivalin e XII Folkorik Shqiptar këtë
rradhë, ka marrë përmasa më të mëdha se zakonisht. Si
asnjëherë më parë është menduar mbulimi edhe i
kultures dhe traditës së pasur folkloristike
shqiptare, jashtë kufijve shtetërorë shqiptarë. Eshtë
hera e parë që grupe folkoristike nga Mali i Zi,
Kosova, Maqedonia dhe Çameria marrin pjesë në një
festival të këtij kalibri. Përveç trojeve shqiptare në
këtë aktivitet do të ketë edhe pjesëmarrje të grupeve
folklorike nga diaspora shqiptare si arbëreshët,
arvanitasit, përfaqsues të diasporës së largët, etj.
Pjesmarrrja e këtyre grupeve do të ndikojë jo vetëm në
zgjerimin e hapësirave gjeografike të folkut shqiptar,
por edhe në sjelljen e vlerave të kulturës
tradicionale shqiptare. Ky është edhe qëllimi i vetë
organizatorëve të festivalit folklorik shqiptar.
Përfaqësuesit e folkut shqiptar jashtë Shqipërisë do
të kenë të gjitha të drejtat e konkurentëve dhe nuk do
mbeten thjesht në nivelin e përshëndetësve të
festivalit folklorik. 
Folk fest - 2000
Pjesmarrja në Festivalin e XII Folklorik Shqiptar do
të jetë jo sipas zonave të ngushta, por me një
përfaqësim nga zonat më të gjëra etnokulturore dhe
veçorive që i karakterizojnë këto zona. Ky fakt sipas
organizuesve të festivalit, do të sjellë vlera më
cilësore dhe do të ndikojë që të shmangen grupet
masive dhe përsëritja e repertorit. Njëkohësisht,
synohet që në këtë veprimatri të distancohet folklori
shqiptar nga grupet masive dhe shfaqjet që denatyrojnë
folkun duke treguar më shumë një variant më tepër
oriental, sesa shqiptar. Përveç konkurimit të grupeve
folkorike do të ketë edhe një ekspozitë pikturash me
motive nga festivali folklorik, si dhe sfilatë me
kostume popullore. "Natë të yjeve të folkut shqiptar"
do të jetë një nga pjesët e tjera të aktiivitetit.
Festivali i XII Folklorik Shqiptar do të ketë edhe
spotin e tij që do të realizohet në bashkëpunim me
TVSH-në. Në këtë kuadër do të realizohen edhe tryeza
diskutimi për folkfest-2000, ku do të diskutohen
vlerat e kulturës shpirtërore të popullit shqiptar.
Burimet financiare për realizimin e Festivalit të XII
Folklorik Shqiptar do të sigurohen nga buxheti
shtetëror, fondacionet Noli dhe Velija, Bashkia e
Gjirokastrës si dhe nga sponsorë të tjerë privatë.

SHEKULLI


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com/





More information about the ALBSA-Info mailing list