Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Kadare ne Gjirokaster

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu May 11 22:25:44 EDT 2000


15-17 maj ne Gjirokaster; Panairi i
librit shqip

TIRANE, 11 Maj/ATSH-Klotilda Biçaku/.-
Panairi i Librit i Gjirokastrës do të
zhvillohet nga 15-17 maj në Pallatin e
Sportit të këtij qyteti, bëri të ditur për
ATSH-në Fatmir Toçi, kryetar i Lidhjes së
Botuesve Shqiptarë.
Në këtë panair marrin pjesë rreth 20
shtëpi botuese si "Toena",
"Onufri","Botimpex", "Buzuku", "MÇM
Çabej", etj të cilat do të prezantohen me
të gjitha botimet e tyre.
Në ceremoninë e çeljes së këtij panairi do
të marri pjesë shkrimtari Ismail Kadare.
Gjatë ditëve të panairit do të organizohen
një sërë aktivitetesh si konferenca,
promovimi i dy librave të shkrimtareve
Ismail Kadare dhe Tasim Gjokutaj.
Gjithashtu shtëpia botuese "Toena" do të
japë edhe çmimin "Tasim Gjokutaj" për
librin më të mirë për fëmijë te botuar
gjate vitit 1999.
Panairi i Librit i Gjirokastrës organizohet
nga Lidhja e Botuesve Shqiptarë dhe
Bashkia e qytetit të Gjirokastrës.
Lidhja e Botuesve Shqiptarë do të
organizojë disa panaire librash në disa
qytete të Shqipërisë si në Vlorë, Durrës,
Elbasan, Korçë, Fier, me idene e
perhapjes se librit shqip dhe vendosjes
direkte me lexuesit./f.n/ 

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com/





More information about the ALBSA-Info mailing list