| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Nanoja e Meta ne HarvardDardan Labeati dardanl at yahoo.comTue May 9 11:16:37 EDT 2000
Pse Nuk Do Të Votoj Për Socialistët Dardan Labeati Më 8 maj ndoqa paraqitjen e Fatos Nanos e Ilir Metës në Shkollën e Udhëheqjes "JFK" të Universitetit të Harvardit. Paraqitja e zotërinjve ishte shumë problematike, sa do të meritonte një libër me kritika, por në këtë shkrim do të trajtoj vetëm pozicionin e tyre lidhur me problemin kombëtar shqiptar, si problemi më i rëndë e urgjent në politikën e tyre antikombëtare. Nanoja e Meta u ftuan e u sponsorizuan në këtë paraqitje nga Programi Kokkalis, një investim grek në Shkollën e Udhëheqjes "JFK" që iu shit Shkollës si program ballkanik, por që në fakt nisi, vazhdon, e do të mbetet, një program grek. Ndaj, deklaratat e Nanos dhe Metës i prisja, se afërmendsh do të nderonin ftuesit e tyre. Megjithatë, pavarësisht nga pritshmëria ime, deklaratat e tyre mbeten revoltuese. Në fund të fjalës së tij, Nanoja theksoi fort se ai nuk ishte për Shqipërinë e Madhe. E shtjelloi këtë ide duke sqaruar se përparimi teknologjik e ka bërë një fëmijë shqiptar thuajse të barabartë me një fëmijë amerikan, le më me një fëmijë kosovar. Si rrjedhim, predikon Nanoja, gjithë rajoni do të integrohet në Evropën e Bashkuar, ndaj kufinjtë le të rrinë aty ku janë. Jo, një mijë herë, jo! Jetojmë në një botë shtetesh kombëtare. Të mos harrojmë se kufinjtë tanë nuk i kemi përcaktuar vetë, por na i ka imponuar bota kur nuk mund ta ngrinim zërin për të mbrojtur të drejtat tona. Ky imponim u bë pas një ndarjeje arbitrare të zonave të influencës në Ballkan, që më 1913 kënaqi Serbinë, aleaten e Rusisë, dhe Greqinë, aleaten e Britanisë së Madhe. Kemi të drejtë dhe detyrë historike të përpiqemi të jetojmë të gjithë në një shtet kombëtar që do të përfshijë të gjitha viset shqiptare. Krijimi i një shteti kombëtar shqiptar mund të sjellë vështirësi afatshkurtra, por në fund të fundit, një shtet i tillë do të jetë më efektiv nga ana ekonomike dhe politike në krahasim me një bashkësi tokash shqiptare të copëtuara në pesë shtete. Po i kujtoj të kulturuarit Nano se veç tradhëtisë kombëtare, po bën edhe një gabim përkufizues. I quajmë serbët "serbomëdhenj" e grekët "grekomëdhenj" se pushtuan e aneksuan toka historikisht, gjeografikisht e demografikisht shqiptare. Meqenëse asnjë nacionalisht shqiptar nuk lakmon toka serbe apo greke, atëherë nuk mund të quhemi "shqiptaromëdhenj." Termi "Shqipëri e Madhe" u krijua nga shovinistët fqinjë, ndaj nuk është çudi që po përdoret prej një agjenti e borxhliu të tyre si Nanoja. Ndërsa i "moderuari" Ilir Meta, i pyetur disa herë për prezencën e forcave të armatosura greke në Shqipëri, i revoltuar u përgjigj "Çuditem shumë se si nuk po më pyet njeri për ushtarët turq! Se ta dini, kemi edhe ushtarë turq në Shqipëri!" Grekët në audiencë zbardhën dhëmbët. Zaten, ajo është politika e tyre të mbrojnë veprimet e tyre agresive me pretekstet e balancës strategjike. Ama, më 1997 ushtria greke qëndroi gati në kufi të copëtojë Shqipërinë, ndërkohë që kryeministrja turke, me një deklaratë formale, na garantoi paprekshmërinë e kufijve. Të mos keqkuptohemi, nuk kam iluzione as për bamirësinë turke, por turqit të paktën nuk kanë pretendime territoriale ndaj tokave shqiptare. "O kohëra, o zakone!" bërtiti Terenci para dy mijë vjetësh. Pushtetarët e politikanët shqiptarë po çojnë ujë në mullirin e grekëve e serbëve. Po, në fund të fundit, Nanoja, Meta me kompani erdhën në pushtet më 1997 me ndihmën e këtyre shovinistëve fqinjë. Sido që të vijë puna, ata do të tradhtojnë interesat shqiptare për hir të padronëve të huaj. Vëllezër e motra! Mos bëni gabim të votoni për këta tradhëtarë sahanlëpirës! Le që janë me aftësi mediokre (ky një vlerësim bujar!), por edhe sikur të ishin mjaft më të zotët se opozita, varësia e tyre nga të huajt do të ngrinte më tepër peshë se çdo aftësi e veçantë e tyre. Shpëtoni veten e të ardhmen e fëmijëve tuaj duke mos i zgjedhur sërish socialistët! E ata të mos harrojnë, se nëse vazhdojnë të bëjnë politikën e grekut e të serbit, Shqipërisë nuk i janë mbaruar Avni Rustemët! __________________________________________________ Do You Yahoo!? Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |