Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Lidhja "organike" Himare - Athine

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Mar 31 21:05:51 EST 2000


KOHA JONE

Himara, qyteti i emigranteve shqiptare

Reportazh/Vendasit kane ikur ne Greqi, ndersa ne qytet
punojne banore te fshtarave te Veriut. Kreu i
Bashkise: Ne shkolla duhet te futet gjuha greke 

VLORE - Kur zbret nga Llogaraja, per te prekur detin,
do te pershkosh disa fshatra. Palasa, Vunoi, Dhermi,
Qeparo, Kudhes, Pilur.... Fshatra keta qe tashme jane
braktisur teresisht nga njerezit dhe bagetite. E
gjithepushtetshme per gjate bregut eshte tani vetem
bukuria magjepsese.

Himara - qyteti me i qete i Evropes

Eshte ky nje realitet qe tashme njihet dhe e prek
cilido qe shkon atje. Qytetaret i lidhin me
njeri-tjetrin hallet e, mbi te gjitha, dhimbja per
djemte mergimtare qe kane ikur qe nga 1990-ta. Por,
nga bisedat qe ben me himariotet meson nje fakt se nuk
eshte shuar malli i tyre per Himaren. Ata vijne sapo
te kene mundesine e pare, ndersa ne stinen e veres
jane aty, bashke me miqte greke ku jane punesuar.
71-vjecari i Petref Bejleri, i lindur dhe rritur aty,
tani eshte ne pension. Eshte kthyer pergjithmone aty.
Ai e nis biseden me vargjet: "Kush eshte lule
vilajeti/Qe i thone bota sevda/ Himara nga bregdeti".
Ai thote se njerezit e ketyre aneve kane virtyte te
vecanta mikpritjeje. Jane artdashes dhe, mbi te
gjitha, njerez te beses. Veterani permend thenien e
Bajronit te madh: "Himarioti nuk fal mikun e jo te
fale armikun". Himara mburret me trimat e saj: Zako
Koka, Kozma Nushi, Llambi Andoni... qe prehet ne
fshatin e lindjes Dhermi. Ajo nuk i harron djemte, 47
Deshmoret e Luftes dhe kujton Meco Muken qe krijon
kenge pa fund. "Vajze e valeve", do te mbetet
perjetesisht Himni i kenges se Bregut. Himara eshte
qyteti me i qete ne Shqiperine e trazuar. Atje
kriminaliteti eshte zero. Aty shetitet e kercehet ne
diskoteke tere naten. Pronari i diskos, qe nuk ka
ndryshim me diskot e qyteteve te medha, Viktor Mato,
thote se me shume aty aktivitetet behen naten. Ne
dimer e pranvere vijne mysafire nga Vlora, nxenes e
studente vijne per fundjave dhe ne vere s'ka vend te
hedhesh kokrren e molles. Shefi i Policise se Himares,
Vladimir Zani, tregon per faktoret qe te cojne ne
perfundimin se Himara eshte qyteti me i qete ne te
gjithe Evropen. Eshte kjo, nje arsye me shume, qe ne
Himare dhe fshatrat e Bregut vijne per pushime
pushtetare, politikane e biznesmene. Ne shtepite e
boshatisura te himarioteve, ata jane me te sigurt se
ne vilat qe i mbajne me roje. 

Shteti ta ktheje fytyren nga hallet e Himares

Sekretari i Bashkise, Thanas Guma, e ndjen me shume se
cilido peshen e halleve te bashkeqytetareve te tij.
Investimet jane te pakta, thote ai, ndersa nevojat
shume te medha. Qe nga 1990-ta, vetem 100 mije dollare
jane akorduar nga Fondi i Zhvillimit per te zgjidhur
problemin e ujit te pijshem. Rruget jane cope-cope,
mungojne kuadrot e mjekesise dhe te arsimit. Grate
himariote lindin ne Athine se nuk ka gjinekologe,
sidoqe Shtepia e Lindjes eshte e kompletuar, dhurate e
shoqates "Nena dhe femija". Pastaj Guma argumenton se
Qeveria duhet te fuse menjehere mesimin e gjuhes greke
ne shkollen 8-vjecare. Femijet jane greqisht-foles,
eshte gjuha ame dhe duhet te zere vend ne programin
mesimor. Himara nuk po kerkon shkolle greke, por
futjen e gjuhes greke ne programin mesimor.

Te mos harrojme faktin qe Himara humbi 50 milione
dollare ne firmat piramidale dhe se djemte mergimtare
e filluan nga e para. Sekretari i Bashkise qe
perfaqeson Aleancen per Shtetin, ne bisede e siper,
hedh poshte akuzat qe u behen ketyre banoreve se e
kane kthyer koken nga Greqia, se ne 1997-ten eshte
ngritur Flamuri grek. "Po, eshte ngritur nje flamur i
vjeter, por jo me qellime politike dhe etnike. Ishte
nje emocion i kohes". Ne Himare, sipas Gumes, 35% jane
te majte, 50% ne shoqaten Omonia dhe 15% jane te
djathte. Por te gjithe bashkejetojne mrekullisht me
njeri-tjetrin dhe kudo e prezantojne Himaren te
kulturuar. 

C'te keqe ka, nese Athina i ndihmon himariotet?

Jo vetem te rinjte, por edhe familje te tera jane
vendosur prej vitesh ne qytetet greke. Emigracioni ka
qene prezent me shume se nje shekull ketu, pasi ne
Himare nuk ka vende pune. Veterani qe treguam ne
fillim, Petrefi, tregon se vellezerit e gjyshit te tij
kane vdekur ne minierat e Frances dhe ne nuk e dime se
ku i kane kockat, kurse emigrantet e sotem punojne ne
Greqi, por zemren dhe mendjen e kane ne Himare. Tashme
eshte bere nje lidhje "organike" me punedhenesit
greke, e pse jo, edhe me shtetin grek. Por banoret
nervozohen kur problemet komentohen me qellim te keq.
"C'te keqe ka qe grate e himarioteve lindin ne
maternitetet greke, pasi ketu nuk ka mjete
gjinekologjike? C'te keqe ka qe Qeveria e Athines u
jep 400 te moshuareve himariote (qe kane kaluar 65
vjec) nje pension prej 40 mije dhrami ne muaj? Ajo
sjell ndihma ne ushqime, veshmbathje etj. Qeveria e
Athines e zbut disi varferine e Himares dhe per kete
jane vene ne levizje mjaft shoqata humanitare, thote
Guma, dhe, nese keto boshlleqe do t'i mbulonte Shteti
shqiptar nuk do te ishte e nevojshme ndihma e grekeve.
Sidoqofte eshte nje ndihme vellazerore qe duhet
pergezuar".

Qyteti i Bregut, ku punojne refugjate shqiptare

Ndoshta Himara eshte qyteti i vetem ne Shqiperi ku
punojne si "emigrante" mjaft te ardhur nga rrethet
Librazhd, Kukes, Elbasan. Ata jane te vendosur ne
banesat e shkaterruara ku paguajne nje qera simbolike
dhe kryejne punet e stines. Por me shume jane punesuar
ne frontet e ndertimit, ku numri arrin mbi 700 vete.
Ka shume qe jetojne aty familjarisht dhe lindin
femije. Gezim Hysa eshte nga fshati Kokrove e
Librazhdit. Ai thote se punon ne nje brigade ndertimi
dhe merr nje rroge prej 30 mije lekesh. "Jemi 20 vete
nga ky qytet, rrime bashke ne pune dhe, po ashtu, edhe
ne kohen e lire". Nga Librazhdi eshte edhe Fari Hysa,
kurse Lutfi Kurti nga Spathari. Ai ka ardhur me
familjen, ka lindur dhe femije.

Guraja qe ka therur 1000 dema per 5 vjet

Cifti Gjena e Jorgo Buta, njihet nga te gjithe
himariotet. Gjena eshte mesuese, ndersa Jorgo, thirrur
ndryshe Polo, ruan delet. Te gjithe i kane zili per
harmonine familjare bashke me 2 djemte. Por e vecanta
e Gjenes, qe e ka bere te njohur edhe jashte kufijve
te Bregut, eshte trimeria dhe teknika per te therrur
demat. Ajo grua eshte e vetme qe ther dema ne Himare,
pastaj, ne nje dyqan te vogel tregton mish.

Vete Gjena thote se nuk eshte ndonje gje e
jashtezakonshme. Sikur te ishte nevoja une mund te
therja cdo dite nga nje dem. Tani ky eshte nje
profesion i dyte, pas atij te mesuesise qe e ka
nxjerre ne pension.

Ndoshta ishin nevojat ekonomike qe e detyruan kete
grua te behet kasape, jo per qengjat e meshqerat, por
per demat. Sidoqofte, Gjena Buta do te mbahet mend tek
brezat se eshte e vetmja grua, jo vetem ne Himare e
Shqiperi, qe ther dema... Dhe ajo ndjehet krenare per
kete.

Zenepe Luka


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Talk to your friends online with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com





More information about the ALBSA-Info mailing list