| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Testamenti Politik i Fan NolitAgron Alibali aalibali at yahoo.comSun Mar 12 01:41:58 EST 2000
"Liri absolute e ndergjegjes dhe e mendimit" Ne 35-vjetorin e vdekjes se Fan Nolit Profesor Nasho Jorgaqi, studiuesi i njohur i Fan Nolit, ka pergatitur dhe se shpejti del nga shtypi libri i ri "Fanoliana", nje permbledhje me shkrime letrare-publicistike, ligjerime dhe leterkembime, kujtime dhe studime nga Noli dhe per Nolin. Ata jane te zbuluara dhe te qemtuara nga arkiva dhe burime te ndryshme, pjesa me e madhe krejt te panjohura nga publiku i gjere. Prej ketij vellimi po shkepusim disa fragmente, kryesisht nga fletoret e shenimeve te savantit tone te madh, me rastin e 35 vjetorit te vdekjes. .............. Parimi im eshte mjaft i njohur dhe mbetet gjithnje i njejti: liri absolute e ndergjegjes dhe e mendimit sepse feja (vertet nuk mund te mbeshtetet vecse ne pranimin spontan te shpirtrave. Nuk dua te detyroj asnje t'u sherbeje idealeve tona, por as do te lejojme te na imponohen idealet e te tjereve. Kohet tona kaq te varfera me ndjenja fetare kane te pakten nje karakteristike te shquar fetare qe eshte denimi i dhunes, liri nga sejcili i formes se kultit dhe e gjuhes se lutjes. Eshte koha aq ky parim te ndricoje me ne fund terrenin ballkanik, ku deri me sot kisha ka qene nje filiale e propagandes politike, ku pushka, helmi, vrasja ka zene vendin e argumenteve. Edhe ne ballkan feja duhet te kete qendrimet e qeta te meshires kristiane.(shtator 1920). ... Perse nuk u kthye Noli ne atdhe, sipas kujtimeve te nje diplomati Per Shqiperine me digjet shpirti Fan Noli "Kisha Autoqefale e ka mbajtur dhe po e mban gjalle kolonine shqiptare ne Amerike. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe une po qendroj akoma ketu ne Amerike dhe nuk po vij dot ne Shqiperi, per te cilen me digjet shpirti dhe kam deshire qe vitet e fundit qe me kane ngelur nga jeta ime, t'i ngrys atje" Ne maj te vitit 1958, Fan Noli do udhetonte nga Bostoni ku kishte rezidencen e perhershme, per ne Florida dhe gjate ketij udhetimi do kalonte permes Nju Jorkut. Me kete rast Noli, nepermjet priftit Kosta Belba te Kishes Shqiptare te Nju Jorkut, kerkoi nje takim me misionin shqiptar prane Organizates se Kombeve te Bashkuara. Prifti Belba, qe ishte nje patroit i mire dhe qe mbante lidhje te vazhdueshme me misionin tone, erdhi menjehere e na njoftoi per kete deshire te Nolit, duke shtuar dhe porosine e tij qe takimi te behet ne Kishen Shqiptare te Nju Jorkut dhe jo ne misionin shqiptar. Noli erdhi ne Nju Jork ne mbremjen e 25 majit 1958 dhe takimi u be po ate nate, naten vone ne nje nga dhomat e Kishes Shqiptare te Nju Jorkut, duke qene vetem ne te dy, pa pranine e njeriut tjeter. Fan Noli, megjithese i moshuar (atehere ishte 76 vjec), mbahej shume mire nga ana fizike. Por ajo qe la mbresa me shume ishte freskia dhe qartesia e madhe e mendimeve dhe e gjykimeve. Pyetjes sime qe ne fillim te bisedes se pse e bejme kete takim naten dhe ne Kishe si gjysme ilegale, ne vend qe te darkonim se bashku ne nje restorant, ai menjehere iu pergjigj me kete fjali: "Ketu ne Amerike flitet shume per demokraci, por nuk eshte plotesisht keshtu, prandaj dhe duhen shtrire kembet sa ke jorganin, se perndryshe dhe t'i shkurtojne". Dhe me tej, ai vazhdoi: " Qe ne vitin 1946 kur erdhi ne Amerike i pari delegacion shqiptar, une e shoqerova dhe e ndihmova aq sa munda si shqiptar, por pasi iku delegacioni, ketu me vune nofken "i kuq". Prandaj, djalo, ketu duhet te ruhemi si ju edhe une". Gjate bisedes qe zgjati deri ne oret e vona te nates, Fan Noli me ngriti disa probleme. Mbasi me shpjegoi perpjektet qe po beheshin qe kishen tone ta bashkonin me kishen greke dhe ate ruse, me foli per rrezikun qe paraqiste asimilimi i kishes tone ne ShBA, por jo vetem te kishes, po edhe te vete kolonise tone atje, sepse, sic e dini tha ai, Kisha Autoqefale e ka mbajtur dhe po e mban gjalle kolonine shqiptare ne Amerike. Eshte pikerisht kjo arsyeja, vazhdoi Noli, qe une po qendroj akoma ketu ne Amerike dhe nuk po vij dot ne Shqiperi, per te cilen me digjet shpirti dhe kam deshire qe vitet e fundit qe me kane ngelur nga jeta ime, t'i ngrys atje. Armiqte e Shqiperise, tha ai, kete urojne qe une te largohem qe prej ketej e t'i le te qete te bejne pastaj si te duan ketu. Dhe per te evituar kete, ai arsyetoi kesisoj. Me vdekjen time ka shume rrezik qe kisha shqiptare ketu te bjere ne duar te grekeve dhe po te ndodhe kjo, eshte e sigurt qe edhe kolonia shqiptare ketu te asimilohet. Prandaj qe Qeveria dhe Kisha autoqefale e Shqiperise te pergatisin dhe te dergoje ne Amerike nje Peshkop per te me zevendesuar mua pas vdekjes si dhe nja dy prifterinj te mire e patriote, por te jene te zgjuar dhe ta duan me zemer Shqiperine. Keto veprime, tha ai, kerkoj te behen qe tani sa jam une gjalle qe ata te kene dhe mbeshtetjen time, sepse pas vdekjes sime eshte shume zor t'i pranoje njeri dhe do ta kene shume te veshtire per t'u vene ne krye te Kishes sone. Duke biseduar per rendesine e madhe qe kane per cdo komb problemet e arsimit dhe te kultures, Noli i kushtoi vemendje te vecante ketij problemi. Ai ishte shume i kenaqur dhe entuziast per celjen e te parit Universitet Shqiptar ne Tirane. Ai me tha shprehimisht :" Qeveria e re shqiptare ka bere mjaft ne keto pak vjet te pasluftes per Shqiperine e per popullin shqiptar, por celja e Universitetit te Tiranes eshte nje kryeveper e kesaj qeverie, sepse tani do behet i mundur krijimi i nje inteligjence te re shqiptare me kulture e parime demokratike, qe do te radhite vendin tone ne radhet e kombeve e te shteteve te perparuara". Duke vazhduar biseden per vlerat e njohjes dhe ruajtjes se kultures se nje populli, Noli tha qe "qeveria shqiptare duhet te beje te gjitha perpjekjet per te mbledhur folklorin e lashte e te pasur shqiptar qe akoma ekziston ne pakicat shqiptare ne Greqi dhe ne Turqi qe nga ana e tyre ruhet sot e kesaj dite, por qe, po nuk u vu dore ne te, ai do te zhduket e do te jete nje humbje e madhe kulturore per kombin tone". Shkembyem pastaj mendime rreth studimeve qe behen ne vendin tone per te shkruar historine e Shqiperise. Noli me sugjeroi qe nga Instituti i Historise e Gjuhesise ne Tirane te merreshin masa per te gjetur e siguruar disa burime dokumentare me vlere si doreshkrimet e studimet per Shqiperine te historianeve te shquar e mediaviste si ata te Talocit, Jiricekut dhe te Shuflait. Materialet e Shuflait tha Noli, nuk jane botuar te gjitha, familjes se tij mund t'i kene mbetur dokumente te rendesishme. Po keshtu do t'u sugjeroja shkencetareve tane ne Tirane qe te grumbullojne e te botojne te gjithe artikujt e Norbert Joklit per gjuhen shqipe, botuar keto ne revista te ndryshme austriake e gjermane. Noli me porisiti gjithashtu t'i raportoja qeverise sone se ne Stamboll e Beograd ka dokumenta shume te vjetra e me vlere kolosale per historine e Shqiperise e qe duhen gjetur rruget per t'i marre keto dokumenta e per t'i siguruar ne arkivat tona, sepse me to mund te shkruhet e plote historia e Shqiperise. Pastaj me porosi te Ministrise sone te Jashtme e pyeta Nolin nese mund te merrte persiper perkthimin ne gjuhen shqipe te "Komedise Hyjnore" te Dantes dhe "Ringjalljen" e Tolstoit. Perkthimin e Ringjalljes se Tolstoit e marr persiper ta mbaroj, tha Noli, e t'ua jap, kurse per kryevepren e Dantes nuk e marr dot persiper ne kete moshe, sepse ajo eshte shume e rende dhe do shume pune e kohe. Ne fund te bisedes, Fan Noli me tha se ne biblioteken e tij i ka te gjitha botimet qe jane bere ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore. Por ai me dha nje liste ne te cilen kishte shenuar disa botime te fundit qe nuk i kishin ardhur nga Shqiperia dhe m'u lut t'ia siguroja dhe t'ia dergoja, sepse dua, tha ai, ne biblioteken time te mos mungoje asgje nga botimet qe behen ne Shqiperi. Me vone ne biblioteken e Misionit tone, i gjeta botimet qe me kerkoi dhe ia dergova ne Boston, ku kishte rezidencen e perhershme. Keshtu pas me se tre ore bisedimesh ne Kishen Shqiptare te Nju Jorkut, u pershendeta dhe u ndava me Fan Nolin, per te mos u pare me me te, por me mbeti per jete i pashlyer nga kujtesa ky takim. Jonuz Mersini __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |