Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Lajme kulturore

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Mar 2 21:04:21 EST 2000


Artistët shqiptarë nuk do t’i braktisin skenat

Teatri Kombëtar në prag të dramës "Gjethja"

Politika e mbrapshtë e ndjekur nga Ministri i Kulturës
Edi Rama në emër të reformës kulturore, ka bërë që në
një segment kohorë mjaftë të gjatë, institucionet
kulturore në vend, të përjetojnë një kolaps të paparë
ndonjëherë

Këto ditë pritet të dalë në skenë Drama "Gjethja",
vepër e dramaturgut shqiptar Vangjel Kozma. Kjo është
premiera e parë për këtë vit, dhe pritet të shfaqet
sonte në skenën e Teatrit Kombëtar.Kjo është një dramë
me gjashtë personazhe, puna për realizmin e së cilës
ka filluar një muaj më parë nën drejtimin e regjisorit
Naun Shundi, është në fazën e fundit të pergatitjeve.
Shundi njihet si një aktor i suksesshëm, rolet e të
cilit do të mbahen mend gjithmonë në kujtesën e
artëdashësve shqiptarë. Trupa e aktorëve që do të
intepretojë në këtë vepër përbëhet nga artistë të
njohur të skenës si G.Radoja, N.Kanxheri, P. Mani, S.
Konjari, H. Çuli dhe B. Asqeriu, ndërsa skenografia
është konceptuar dhe realizuar nga skenografi i njohur
Shaban Hysaj. Kjo dramë ka në përmbajtjen e saj një
ngjarje mjaftë interesante dhe është konsideruar si
një dramë konvencionale, . Situata rtrjedh dhe
zhvillohet në një kohë dhe vend të papërcaktuar, ku
spikasin tentativat, përpjekjet njerëzore për të
vendosur një rregull të ri dhe marrëdhënie të reja në
shoqëri . "Gjethja" është premiera e tretë që Teatri
Kombetar, institucioni më i madh skenik në vend, vë në
skenë për sezonin artistik ’99-2000, ndërkohë që fill
pas realizimit të saj, bëhet e ditur se do të fillojë
puna për realizimin e një vepre të re. Politika e
mbrapshtë e ndjekur nga Ministri i Kulturës Edi Rama
në emër të reformës kulturore, ka bërë që në një
segment kohorë mjaftë të gjatë, institucionet
kulturore në vend, të përjetojnë një kolaps të paparë
ndonjëherë. Teatri Kombëtarë , një nga institucionet
më me traditë në vend, si dhe Teatri i Operas, Baletit
dhe Valleve Popullore Kombëtare, kanë përjetuar një
"hemoragji" të madhe vlerash për shkak të
diskriminimit të artistëve me paga tejet të ulëta dhe
me përpjekjet që ka bërë shteti për tu prerë atyre
edhe ato pak mundësi që kanë për të krijuar artin e
tyre. Pushteti Demokratik i rrëzuar në marsin e vitit
1997, pati krijuar konçensione për artistët, ku mund
të përmendet sidomos, nëntëdhjetë përqindëshi i
biletave të shitura, që u ndahej artistëve, por që u
hoq me të ardhur në pushtet socialistët. Një
kontigjent i mirë i artistëve, kanë gjetur si të
vetmen mundësi mbijetese, largimin nga atëdheu për të
kryer lloi-lloi punësh në vende të ndryshme të botës.
Përpjekjet nga ana e Ministrit Rama për të aprovuar
një ligj destruktiv mbi Teatrin, i patën detyruar
artistët e TOBAP, që jo vetëm të dilnin në shesh për
të protestuar, por madje të futeshin edhe në grevën e
urisë nga ku u nxorrën me forcë nga policia. Drama
"Gjethja", duket se do të krijojë edhe njëherë
atmosferën e duhur në teatrin Kombëtar.

 

Veshjet popullore të Shqipërisë në një album

Tradita e veshjeve popullore të Shqipërisë
jugperendimore, të cilat një shekull më parë
mrekulluan poetin e njohur anglez Bajron, ‘zbulohen’
ne albumin dy gjuhësh (shqip-anglisht), "Veshjet
popullore shqiptare", u prezantuan në ambientet e
Akademisë së Shkencave në Tiranë. Në ceremoninë e
prezantimit të kësaj vepre, ishin të pranishëm
akademikë, studiues shkencorë, etnografë etj. Te
bazuar ne nje pune disa vjeçare studiuesit Prof Dr
Andromaqi Gjergji, Prof. Dr Spiro Shkurti, Prof. Dr
Mark Tirta, Lambirini Metrushi, dhe fotografi Nikolin
Baba arritën të bejnë publike veprën e tyre, të
pergatitur për botim që prej viti 1981, në fillimi të
këtij mijëvjeçari, për arsye të mungesës së fondeve.

Albumi i pergatitur nga grupi i studiuesve etnologë të
Institutit të Kulturës Popullore në Tiranë, nuk është
vepër e preferencave te tyre, por një vepër e
ekspertëve të informuar të këtij Instituti. Në këtë
album janë përfshirë të ilustruara veshjet e nëntë
rretheve të pjesës jugperendimore të vendit, duke
filluar nga ekstremi i jugut të vendit Saranda deri në
Lushnjë, ndërsa sipas ndarjes krahinore tradicionale
në album përfaqesohen veshjet popullore të Çamerise,
Labërisë dhe Myzeqesë. Veshjet e së cilit rreth, janë
veshje të shekullit XIX deri në ditët tona. Ato
shoqerohen me komente, të cilat japin informacione dhe
fakte interesante mbi materialin e përdorur, mënyrën e
përdorimit, moshën që i përdorte, të gjitha këto në
funksion të fotgrafive të paqyruara. E cilësuar në
ceremoninë e prezantimit si një vepër monumentale me
karakter të mirefilltë shkencor, ky album është
shtypur cilësisht në Milano të Italisë me fondet e
zyrës së programit të studimeve albanologjike në
Akademinë e Shkencave.

Albumi "Veshjet Popullore Shqiptare", përbën vëllimin
e parë të korpusit "Trashëgimia kulturore e popullit
shqiptar", projekt ky i Institutit të Kulturës
Popullore, i cili do të përbëhet nga pesë vëllime, ku
do të paqyrohen edhe veshjet popullore të popullsisë
kompakte shqiptare jashtë kufijve shtetërore të
Republikës së Shqipërisë, Kosovë, Malit të Zi dhe
Maqedonisë.

 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Talk to your friends online with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com





More information about the ALBSA-Info mailing list