| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] ORA E SHQIPTARISE (fwd)Eriola Kruja kruja at fas.harvard.eduTue Jun 20 23:34:00 EDT 2000
---------- Forwarded message ---------- Date: Tue, 20 Jun 2000 23:20:03 EDT From: LoveMe1590 at aol.com To: Alb-muslimstudents at egroups.com Cc: Albsa-info-admin at alb-net.com Subject: ORA E SHQIPTARISE ORA E SHQIPTARISE (1997-2000) I Kushtrim djalëri, burra, qytetarë e katundarë, Kushtrim të gjithve që ndiheni shqiptarë Pash Madhërinë e Zotit, mendoni veç pak, Apo mos u duket se pak kem derdhë gjak, Si nuk u shkoi mendja t'mendoni njëherë, Sa mijëra dyer u mbydhen me ferrë, Sa qindra vatrash shkretë mbeten fare, E qyqja po këndon mbi trojet shqiptare, Me tre milion njerëz Shqipëria mbet, Kundro si po humbet si komb e si shtet. II Gjamët e nanave sot a po i ndigjoni, Lotët e bijave shqiptare njësoni, Hijet e vdekjes mbi familjet tona shikoni, Se si po humbasim si shtet e si komb kundroni, Dhe nëse s'keni mend që të kujtoni Le të keni zemër e të ndëgjoni! III Të pikon zemra gjak, simptome tue shikue, E ankime të forta tue ndigjue, Që deri dje kena mendue se i kena kalue, E kush prej tiranëve kërkon me derdhë gjak, po a nuk u duket se kena derdhë mjaft. IV Udhëheqës, Shqipëria në ditë rreziku u kërkon, Sot që tmerri dhe potera e kaplon, E mos u strukuni si pulat nën kotec sot, Kush përveç jush asaj do t'i dali zot, Rrogat e majme i morët nga ajo Shqipni, Me pandërgjegje me dhunë e padrejtësi, Tani po strukeni si gjarpen pas murit, kur e bëtë vendin me ju dhimtë gurit e drunit, E kush n'ballë t'rrëmujës sot do të dali, Nga tmerri kur lëkunden fusha edhe mali, Çohuni të mjerë sa s'keni mbaruar, A është kjo dita për të cilën jeni betuar, Eh... trimat si ju zana i shitoftë, Kur i mbydhni zytë... Zoti u vërboftë, Se kur i lypë puna njerëzit me përvojë, Ju mbeteni të shurdhët e të pagojë. V Vetëm BASHKIMI është shpëtim për ne, Për token e t'parëve t'gjith me u ba pre, E mos të vritemi vëllau me vëlla, Tash 900 vjetë ç'ka ngjarë në shka... Po si do të jemi neve të bashkuar, Kur asnjani t'veten s'don për ta lëshuar, Mos shikoni me e ba pronë të veten Shqipërinë, Se ajo asht mollë e papjekun që dhëmbët ua m'pinë. VI Me ndie si njerëz nuk asht dobësi, Me iu shtrue arsyes nuk asht ligështi, Me lëshue armët sot asht gjallëri, Asht vitalitet, shpirti n'pastë fuqi, Që tregon fisniki, urti e burrni, Si të parët na e lanë trashigimi, Për hirë të Atdheut n'do t'sakrifikojmë, Pikëpamjet tona, duhet t'i ndryshojmë VII Mallkimi i Atdheut raftë mbi hileqarë e jo mbi t'pa fajshmit fëmij zemërbardhë, O mendje të errëta me zemër katran, O duar të ndyra më zi se hajvan Pse e shpuat anijen e shqiponjave të shqetësuara, që kërkonin strehim në vendet tuaja? A kështu ndihmohet fqinji kur është në hadh? A kështu pritet miku kur ka zaval...? A kështu veprohet me nëna e me fëmi, Në detin e shqetësuar plot dallgë e stuhi? Kur fqinji ka uri e i mbushur me plagë, si mund të veproni kaq zi, e të thoni "ndashtë"? Ju kapitenët e ri të Romës së lashtë, që për musafirin nuk jepni as kashtë! Mos qofshi bijt e Italisë së Garibaldit, kur në gjuhen tuaj keni helm të gjarpërit. O kriminel të këti fundshekulli tradhtishë, O Zot, përse kombi sot në të zezë është vishë. Sa e poshter qenka kjo botë me shumë fëtyra, kur mu para hundëve ndodhin tragjedira. Itali e Dantes a është i yti ky civilizim, kur nënat pa bij i le në mjerim,? A kështu ndihmueka paqësorja Evropë, që mbytë njerëz t'pa fajshëm dhe i shtje në gropë, Ku është humanizmi yt, O Romë me shenjtëri, që le fëmitë pa nëna e nënat pa fëmi. Ku je ti Papa Gjon Pali i parë e i fundit, që në vend të zemrës mbartë një copë plumbit? A ishin këto vrasës besimtarët tuaj? Ata që japin urdhëra e mbysin njerëz të huaj. A ishin ata njerëz apo djaj të maskuar, me fëtyra njerëzish e me zemra t'bluar, Fol i shenjti Papë, fol e shenjta Romë e mikja Itali, Si t'arsyetohemi për kët tragjedi, Ja si t'pret i huaji në dallgë jete e deti, nga urrejtja, se mëshirë në zemër nuk i mbeti. Apo për të kursyer një pjatë makarona a një strehim, apo për vetëdijen tonë të humbur ndoshta është dënim, Eh... kush është më fajtor në mos vetë ne, që në ikje i lamë truall e atdhe...?! VIII O Zot, i sheh hajnat, vrasësit e tradhtarët, të pamoralshmit e kombit martir e hileqarët,' në përpjekje për liri e bashkim kombëtar sa keq është degdisur e me gjak është larë. Boten hileqare e shikon o Zot, që me gojë plot paqe, kjo shtriga Evropë na ndau, na përçau e na coptoi, në kurrizë të tjerëve, veç ajo të rrojë. IX I shoh mirë - me keqardhje Zoti sikur flet, formë t'bukur ua dhashë dhe vendin e shtrenjtë, pse t'ketë tradhtar të vendit të huaj, edhe ndaj Meje dhe ndaj vehtes tuaj... Unë Shqipërinë ua fala më parë, miëra vjetë, ju vetë po i ktheni shpinën e leni të shkretë, e pastaj i huaji ua merr nëpër këmbë, duke çpikur ligje me dhunë deri n'dhëmbë X Një frikë e madhe, mua më kaplon, sikur dëgjoj zërin që sërish vazhdon: Të keni kujdes fatin tragjik të anijes në detë se mund ta pësojë tërë kombi dhe atdheu vetë Kjo është vërejtja e fundit për mohuesit e Mi, e shajnë njani tjetrin, shkruajn vallco histori, ata që bajn kështu mos qofshin robët e Mi XI Sa t'a ruajm shqipërinë, prej shqiptarve n'vend O ju shqiptarë zemërbardhë, futuni në rend, në vendin tuaj vetë, krijoni rregull e qetësi, Unë ua kam dhënë mend, shëndet e pasuri, Mos e lëshoni të huajin, armikun në shtëpi, Punoni për shqipërinë në më njihni Mua për Perëndi. XI Andaj, le ta ruajm shqipërinë si sytë e ballit, sikur e ruajtën të parët djalë pas djalit, si e ruajtën në rrënjë lisash e gurësh, në farën e papjekur të kallit të lules, në aromën e kandshme të bukës së zezë, në bregun e detit ku peshku lëshon vezë, në majen e malit ku zogu këndon, në fusha e ograja ku bujku lavron, për hirë të vajzë e djalit të lindur e të pa lindur, që t'kem parajsë n'kët jetë dhe n'jetë të pasosur, parajsën që buron e lulëzon nga sytë, nga fidanishtet e kombit që s'dinë m'u venitë. Se ne t'gjith jemi t'një gjuhe e t'një gjaku, të gjith ne i takojm nji praku e oxhaku, e të një shqiponje me dy krerë, bash si një lulishte aromëmirë plot erë, se Perëndia mundin nuk e humbë asnjë herë, ç'kado që shkon mbrapshtë vetë e bëjmë poterë, të Mos e mohojmë Zotin, n'djallëzi t'vetvetes, t'bëhemi përkrahës të së mirës dhe t'vërtetës, Atëherë, të lirë e të gëzuar të jetojmë në mbetjen, me lindjen, me jetën edhe me vdekjen. Me ringjallje edhe me besim në Zotin një, si ai, si unë ashtu edhe ti, Kush shpëton një jetë njeriu, shpëton një botë, Na shpëto nga e keqja e njëritjetrit O Zot! Na i largo të këqiat, urrejtjen dhe hasmëritë, na i largo nga zemra nga mendja e nga sytë, për njëri tjetrin na fal dashuri, Më fal dituri, liri, mirësi e miqësi, fali gjith shqiptarët kudo që gjenden n'botë, Të qofshim falë O Zot, Mëshirues e fuqiplotë SELAM Hajrudin S. Muja
More information about the ALBSA-Info mailing list |