| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fadils university shop (fwd)Eriola Kruja kruja at fas.harvard.eduTue Jun 20 10:57:51 EDT 2000
Note to all: Please send postings to albsa-info at alb-net.com and NOT to albsa-info-admin at alb-net.com. The later is to be used only for administrative requests. thanks, eriola. ---------- Forwarded message ---------- Date: Tue, 20 Jun 2000 14:08:33 GMT From: sadat shabani <orienti at hotmail.com> To: alb-muslimstudents at egroups.com Cc: alb-club at alb-net.com, aLBSA-INFO-ADMIN at alb-net.com Subject: Fadils university shop Nga këndi im Fadils university shop Tregon cilin e ke shok do të tregoj se kush je ti, thotë një fjalë e urtë popullore, mbase e njëjtë ne të gjithë guhët e botës. Kjo porosi e urtë vetvetiu imponohet kur merr njeriu t'i analizojw tezat e kritikuesve të ndryshëm të kursit politik të PDSH-së. Kohët e fundit është hapur një front i gjerë kundër PDSH-së, ku mercenarë sojesh dhe botkuptimesh të ndryshme, me një orkestrim të dirigjuar mirë e kritikojnë PDSH-në dhe drejtuesit e saj duke përdorur gjatë tërë kohës argumente të njëjta. Pos kritikave në adresë të PDSH-së këta kritikucë kanë edhe një emërues të përbashkët: veprimi në terrenin kosovar, përkatësisht kontaminimin e opinionit kosovar. Pas çlirimit të Kosovës shumë dështakë, demagogë, manipulantë, besa edhe deformues të paguar të opinionit publik u bartën në Kosovë, për të vazhduar me avazin e vjetër derisa të mos zbulohen kush janë dhe për çka angazhohen. Këta persona që kanë shumë pak kredibilitet dhe ndikim në opinionin shqiptarë të Maqedonisë, paraqiten në faqet e shtypit kosovar me analizat, komentet, komunikatat e tyre plot teza bombastike që krijojnë huti. Ata dinë që opinioni kosovar nuk i njeh mirë, ashtu si këtu njihen, prandaj sulmet e tyre i nisin nga terreni kosovar, ngaqë po t'i nisnin nga këtu, atëherë s'do të kishte asnjë efekt: atyre këtu askush nuk u beson. Sa më shumë që ata e kritikonin PDSH-në këtu, aq më shumë asaj i rritej rejtingu. Prandaj qëllimi i tyre nuk është Maqedonia, ku ata njihen si paraja e kuqe, por Kosova ku në mënyrë filigranike punohet që të delegjitimohet kredibiliteti i subjekteve politike. Ata duhet t'i bindin kosovarët, pjesën më idealiste të kombit shqiptar se nuk vlen të flijohen për projektet shqiptare ngaqë kudo që janë shqiptarët, aty janë telashet, sharjet, deformimet. Për t'i bindur ata duhet folur për çështjet shqiptare, në gjuhën shqipe, qofshin ato edhe të përkthyera nga gjuha serbe, si është rasti me atë Iso (me atë "O" sipas vokativit sllav që i zbulon rrënjët) Rusi, me Kim Mehmetin që asnjëherë s'ka qenë i ngrohtë për këto çështje, apo me atë Milaim Fejzi, ish deputet i parlamentit jugosllav, tash mbrojtës i paguar i kauzës private. Se si këta të tre kanë një gjerem të përbashkët, një mangësi në vete, njëri sufiks "o" sllav, njeri emrin kozmetik Kim pa kurfarë domethënie, tjetri mbiemrin Fejzi, pa sufiksin karakteristik shqiptar "u". Ata gjithsesi do të ishin të pavërejtshëm në shoqërinë tolerante shqiptare, po të mos ishin mbrojtës kaq të ekspozuar, të panatyrshëm të shqiptarizmës nga vetë shqiptarët, po të mos kishin qenë më katolikë se Papa. Në këtë varg të kritikucëve hyjnë edhe paradokset e natyrës tjetër si bie fjala: i paarsimuar, i pagdhendur prof. dr. Fadil Sulejmani e mbron konceptet dhe standardet e tija të arsimit nga ato evropiane që i ironizon me emrin e Van der Stulit. Këta deformues të opinionit publik një kohë të gjatë punojnë që ta bindin faktorin e jashtëm madje edhe vetë shqiptarët se ata vetë nuk vlejnë asnjë dysh: janë të mallkuar tëjenë të përçarë, të papërgjegjshëm, cuba grabitqar, të pakorigjueshëm, anues delirant për veprime kriminogjene. Këta isoxhinjë se si zunë, ashtu padurueshëm, papritur, kur PDSH-ja i dha gjithë ato provime të rënda politike, sidomos ato lidhur me zhvillimet në Kosovë, ku ata tash e përhapin helmin dhe rrjetin e tyre, të kumtojnë zëshëm se edhe ajo, PDSH-ja na paskësh dështuar. Këtë tezë ata e bluajnë në momentin kur rejtingu i partisë u rrit tejmase, sa që aktualisht është parti e dytë me forcë politike në tërë Maqedoninë. Kumtimin e tyre ogurzi ata nuk e mbështesin me asnjë argu-ment politik, me asnjë sondazh të opinionit, madje as me sondazhin privat të tyre, por me etiketime, përkatësisht mesazhe që t'i mos i besohet kësaj partie. Këto mesazhe flasin për frikën e tyrejo për kredibilitetin, rejtingun e PDSH-së. Këto skile që i qepen skenës politike shqiptare si usbujza, kundër PDSH-së fabrikojnë këto argumente, tashmë të stërpërdorura nga ana e propagandës serbe: marksizëm-leninizëm ose, në varësi nga mediumi që përpunohet, fundamentalizmin. Në radhët e PDSH-së sipas këtyre pohimeve, ose atyre të shërbimeve të kundërzbulimit ende jugosllav të Maqedonisë qenkan futur grupet ile-gale të kuqëloshëve marksist-leninist, ose të jeshilëve fundamentalistë që dirigjojnë tinzisht me kursin politik të kësaj partie. Pra këta të PDSH-së që mbështesin projektet evro-amerikane na qenkan anti-perëndimor. Mesazhi -kujdes prej tyre; -kriminalitet, korrupsion, kontrabandë me cig-are, drogë, reketizëm. Mesazhi: të gjithë shqip-tarëtjanë të tillë ose sa më shqiptarë qëje aq më devijant je. Prandaj nuk është çudi pse ky argu-ment ngritet sidomos kundër atyre grupimeve politike që veprojnë në rrafshin kombëtar. Imagjinoni sa tendenca pat deri më tani për njollosjen e UÇK-së. Kohët e fundit me këto اalor bëlbëzoi, me një maqedonishte të serbizuar para mediumeve maqedonase edhe çobani i rektor-izuar i UT-së, Fadil Sulejmani që nënkryetarin e PDSH-së e quajti kapobandit dhe ftoi autoritetet maqednase ta zbatojnë ligjin kundër tij. Pra, ky person të denoncon, ta këput davanë dhe i fton autoritetet maqedonase ta zbatojnë gjykimin dhe denoncimin e tij; -veprimin kundër Universitetit të Tetovës duke zbatuar metodën e idealizmit jokritik të gjithçkajes brenda UT-së, pa analiza konkrete të dukurive brenda dhe njollosjes së gjithçkajes që synon të vë në rregull, të legalizojë, njëherësh dhe ta transformojë këtë institucion të fadilizuar të arsimit sipëror në gjuhën shqipe. Fillimisht kjo ide për universitet u brumos në radhët e që tash e përbëjnë substancën e PDSH-së, pastaj u uzurpua nga Sulejmani dhe Fejzi, gjithnjë pa atë "u" karakteristike të shqipes në fund dhe për-fundoi si dyqan personal apo grupor i tyre. Po të mos ishte ashtu, atëherë ata ne interes të arsimit sipëror në gjuhën shqipe, në interes të legalizimit të UT-së, te punës se deritashme, në interes të transformimit evropian të tij, punë që fundja i pret edhe institucionet e tjera të ngjashme do të duhej me të dy duart ta përqafojnë projektin e Van der Shtulit, i cili në esencë i përmban të gjitha këto aspekte, pos që financohet nga fondet evro-amerikane. Nga goja dhe mendja e ndyrë e këtyre konta-minuesve të opinionit kosovar, PDSH-ja që këtë çështje e shndërroi në çështje me interes parësor ndërkombëtar, del si anti-UT. Të gjitha ata që nga jashtë, LSDM, PPD, që sillnin kushtetuta anti-shqiptare apo që dërgonin autoblinda, bul-dozerë apo policë për ta rrënuar UT-në, të gjithë ata që nga brenda e rrënonin, e atro-fonin, e fadilizonin UT, duke shndërruar në FADIL'S UNIVERSITY SHOP, pra Branko Cërvenkovski, Imer Imeri (edhe ky e zvogëlon alfabetin shqip për një germë), Naser Ziberi (edhe ky), puthadori zulmëmadh nga komentet e ATSH-së, Mahi Nesimi, të gjithë me një gojë flasin kundër projektit të Van der Shtulit, te PDSH-së dhe të qeverisë që s'prek njeri, as universitet, as busta të dëshmorëve, as iniciativat e tjera qytetare, si bie fjala shoqatën e sapo të regjistruar të ish të burgosurve, që sot aspak nuk merret me fatin, risocializimin e anëtarëve të vet, por me probleme që s'ka kaçik t'i zgjidhë. Sot ata të gjithë janë bërë nje jo kundër PDSH-së, se asaj s'kanë ç'i bëjnë, as Van der Shtulit, as Evropës, se as atyre s'kanë ç'u bëjnë, por për ta kontaminuar hapësirën mentale kosovare, eventualsht të diasporës se mos do të fito-jnë copë terren për allishvereshet e tyre. Kjo është ajo shokëni që trumbeton kundër PDSH-së, por mos të harrojnë ata, prej Brankos e deri te Fadili se mulliri i PDSH-së të gjitha ata do t'i bluajë me një dorë. Pra, tregomë kë e ke shokë te tregoi se kush je. Menduh Thaçi. Marrur nga FAKTI. E martë, 20. Qershor 2000 ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |