Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Butrinti ne rrezik

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Jun 15 13:24:10 EDT 2000


Dea e Butrintit, fantazma e kohrave moderne 
KOHA JONE

Nderkohe qe shkruhet per zbulime gjithfaresh ne
Butrint, deri te periudha e neolitit, Instituti i
Momumenteve te Kultures(IMK) ngre supet. "Butrinti, -
thone disa specialiste qe nuk deshirojne te
prononcohen (te pakten per momentin), - nuk eshte me
ne juridiksionin tone". Keshtu institucionit me te
rendesishem per ruajtjen e pasurive kombetare dhe te
vetmit ne vend, qe ka punonjes te specializuar
shkencore, i eshte hequr e drejta te merret me
mbrojtjen e Butrintit. Ne kete institut marrim vesh se
Butrinti prej dy vitesh varet nga Qendra e
Administrimit dhe Koordinimit ne Sarande. Kjo Qender
varet direkt nga Ministria e Kultures. Nderkohe
financuese e kesaj qendreje eshte fondacioni
"Butrinti", i cili ka marre persiper germimet
arkeologjike si dhe restaurimet (!), duke u ndihmuar
edhe nga Unesko. Butrinti eshte shpallur pasuri
boterore dhe shteti shqiptar ka per detyre ta ruaje,
por nderkohe, Butrinti eshte shpallur edhe monument ne
rrezik. Normalisht ne kete Qender duhet te kete
specialiste restaurues, arkeologe, specialiste
ambienti. Aktualisht te vetmit specialiste ne kete
qender jane specialistet e mbledhjes se parave nga
turistet. Shuma e parave te biletave te mbledhur nga
turistet eshte 50 mije dollare, "nje fond qe nuk eshte
pare kurre ne kete IKM-ne", na thone punonjesit e
IMK-se. Por eshte edhe nje tjeter problem. "Meqe nuk
kane specialiste,- sqarojne punonjesit e Instituti te
Monumenteve, - ata nuk bejne dot asnje projekt per
restaurimin e Butrintit dhe projektet i kerkojne nga
ne. Edhe pse nuk i mungojne fondacionet dhe ndihmat,
Qendra i kerkon keto projekte falas, pa paguar as
cmimet shteterore, duke na konsideruar ne "skllever
shteteror". Per kete para disa ditesh eshte ngritur i
propozuar nga IKM-ja nje komision i restaurimit,
(vetem pas dy vjetesh) i formuar me specialiste brenda
dhe jashte IMK-se, te cilet do te shqyrtojne projektet
me qellim ardhjen ne ndihme te restaurimit te kesaj
pasurie te rendesishme. Por shqetesimet vazhdojne.
Para disa ditesh u zbulua ne Butrint nga kjo qender,
nje mozaik i shekullit IV te eres tone. Per kete ishin
marre 35 specialiste nga bota dhe 6-7 specialiste nga
Shqiperia (edhe germimet na i bejne te huajt!). Ky
zbulim kap siperfaqen 80-90 metra katrore, por deri
tani nuk eshte marre asnje mase per ruajtjen dhe
mbrojtjen e saj. Edhe fakte te tjera flasin per
rrezikimin e Butrintit, kemi parasysh shkaterrimin e
mureve arkeologjike nga prerja e pemeve etj. E gjithe
kjo eshte indiferenca e shtetit apo paaftesia e
"specialisteve" qe paguhen me miliona? Persa i perket
ligjit per mbrojtjen e pasurive dhe vlerave Kombetare,
ne Institutin e Monumenteve marrim vesh se, ky nuk
eshte nje ligj i ri, por vetem po rishikohet ai
ekzistuesi. Shqetesimi i me i madh eshte rishikimi i
nenit per kontrollin e shtetit ndaj fondacioneve, qe
jane ne Shqiperi. Sipas tyre, ato duhet te japin
llogari per aktivitetin e tyre ketu, c'kane bere gjate
vitit dhe c'eshte me e rendesishmja te lidhin kontrate
me shtetin. "Vetem keshtu mund te kontrollohen keto
fondacione dhe destinacioni i tyre qe deri tani eshte
i dyshimte", perfundojne punonjesit e nervozuar.
V.Zhupa


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Photos -- now, 100 FREE prints!
http://photos.yahoo.com



More information about the ALBSA-Info mailing list