| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Nga panairi i librit ne AthineAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon Jun 5 20:43:57 EDT 2000
KOHA JONE
"Phoenix" foli shqip ne Athine...
Kristo Mertiri
Lajmi se nje shtepi botuese nga
Shqiperia do te ishte e
pranishme me pavionin e vet ne
panairin e madh te botuesve
greke, kaloi drithshem e goje me
goje te mjaft refugjate te etur
per te "pire" uje nga burimi i
Nenes, nga ai burim qe i rriti e i seliti
me njemije halle. Interesimi dhe
emocionet kane nje ngarkese
teper te vecante ne mergim. Ne
kete arratisje marramendese ku
tani eshte hapur dhe ka nisur te
pikoje dhimbshem nje plage
tjeter kombetare: qindra femije
shqiptare te lindur ne dhera te
huaj nuk flasin, nuk lexojne dhe
nuk shkruajne dot gjuhen tone
te bekuar. Kjo e vertete e
hidhur, teper e hidhur, nuk po ua leviz
fare qerpikun (pa le me te
ndenjurat neper kolltuqe) qeveritareve
qe shkojne e vijne ne krye te
shtetit ame. Eshte nga plaget me
te tmerrshme dhe njekohesisht,
AKUZE e gjalle sa nje mal mu ne
ballin e ketij mijevjecari
civilizues... Me keto mendime ne koke, po
lija prapa godinen e Parlamentit
grek, tek ecja per te mberritur
ne Zapio (kompleks arkitektonik i
lakmuar, por qe fare pak
vendalinj, per te mos thene
aspak, e dine se eshte ndertuar nga
duart e bijve te Lunxherise plot
lezete...) Ngadalesova hapin dhe
s'lash pavion libri pa shikuar.
Ne fund me zuri nje ankth e
trishtim qe m'u kthyen si nje
ngerc torturues. Iu riktheva panairit
nga fillimi. Dhe pyesja veten:
Mos valle lajmi per ardhjen e nje
shtepie botuese shqiptare ne
Athine, nuk ishte i sakte? Mos u
kane thene "stop" ne Kakavije e
Kapshtice?...
Por nga ky siklet i padeshiruar
me nxorri rastesisht nje
bashkatdhetari im refugjat qe
dikur ne Shqiperi ishte agronom
me emer te nderuar e sot pastron
me fshese mbremjeve, dy
shkolla fillore ne periferi te
Athines. Shkonte per ne pune. "Mos
je munduar kot ketu, - me tha ai,
- sepse ka edhe nje panair
tjeter me te madh ne Pedhion
Areos...". Po rrokullisej e hirte
edhe kjo mbremje mergimtare. Te
nesermen, mora prape udhe
nga Pirea. Lumi i pavioneve te
shumte kishte "permbytur" nje
lulishte jo te zakonshme. Nisa
t'i shikoj nje per nje. U ndala pak
te pavioni me emrin e nderuar
"Kazanzaqi" dhe vazhdova me tej.
Ndjeva se po me vinte rrotull
prape ai trishtim qe provova ne
Zapio. Pas disa casteve hapat me
ndalen vetiu. Brenda pavionit
te nje shtepie botuese greke,
befas syri me kapi te vetmin liber
ne gjuhen shqipe. Pastaj autorin,
ish-pedagogu yne i fakultetit,
prof. Alfred Uci. Sikur po me
shkrinin merzitja dhe trishtimi. Por
s'qe e thene keshtu. Pershendeta
dhe pyeta menjehere shqip,
nje vajze qe me ngjante me nje te
njohurin tim nga Shqiperia.
Dhe vertet, nuk gabova. Ishte e
bija. Por ajo me pergjigjej
vetem greqisht??...Prane kalonin
shume vizitore vendas e te
huaj. Duke u larguar, nuk mund te
rrija pa leshuar shqip pyetjen
e fundit: Me fal moj vajze, mos
ke lindur ne Bulqize te Dibres?
Vajzes i shkrepetine syte. M'u
pergjigj me edukate dhe jo pak e
befasuar. Por...vetem greqisht.
Ika si i leqendisur mos me keq.
Po i qasesha fundit te panairit.
Ne nje berryl te vogel, prane
sekretarise informative, me rrahu
zemra fort; fekste Flamuri yne
Kombetar...Vetem shpirti i
zhuritur i refugjatit e di mire zjarrin
emocionues perballe atij simboli
te shenjte shekullor. "Vritu, pritu
per Flamur,/ Bota hiq e tine
vur"! Gurgullima historike e popullit
tim. Lashe menjane vershimin e
vizitoreve ne Panairin e 23-te te
Librit dhe shpejtova hapat per te
pavioni i vetem shqiptar. Lexoj
emrin e shtepise botuese
"PHOENIX". Heshtjen time te mbarsur
me ndjenja e enderrime te
ndryshme, e theu nje e papritur e
kendshme; vizitoret dhe bleresit
e librave i priste e percillte
Ndricim Kullai, nje miku im i
vjeter nga Rrezoma e Delvines. Sot
eshte krijues dhe president i
kesaj shtepie botuese private ne
Tirane. Po provoja nje kenaqesi
te vecante. I pari qe cau nje akull
absurd, me dinjitet e
kulture...Ju intelektuale, shkrimtare,
botues, gazetare, lexues, nxenes
e studente te Athines, por
edhe ju bashkevuajtesit e mi
refugjate qe keni ardhur me
autobuse e trena tek ky pavion,
nuk e njihni shume Ndricim
Kullain. Fati ne jete nuk e
perkedheli kurre. Qe nga Vergoi,
Saranda e gjer ne Tirane eshte
nje udhe e gjate, e mundimshme
dhe plot brenga e maraze. Ama,
fukarallekun, penen dhe librin
nuk i kembeu, as me servilizmin
e, as me ndonje teser partie. I
beson diturise, djerses se
ballit. Po kujtoj ketu vetem minieren e
Valiasit; 8 vjet punetor me tre
turne galerive te nentokes. Vec
gati cdo dite i qepej nje
tavoline ne Biblioteken Kombetare. Duke
qene ne miniere, filloi dhe
mbaroi Fakultetin e Gjuhe-Letersise,
endrren e tij te hereshme. Emri i
tij po i kapercente faqet e
gazetave, duke zene vend edhe ne
vitrinat e librarive. Me vone
provoi edhe udhet helm te
kurbetit. Mjaft thinja i dolen para
kohe. Nuk thone kot, edhe libri e
rrit njeriun...
Kur u tregoja keto per Ndricimin
dy botuesve greke ne panair,
ata shprehnin cudi dhe leshonin
vetem fjalen "Bravo". Habiteshin
ndoshta edhe me nje dukuri
tjeter; ne se afendikonjte e shtepive
botuese vendase linin ne
sportelet e pavioneve "punetore me
meditje" perballe vizitoreve dhe
bleresve, te pavioni shqiptar nuk
shkulej vete botuesi Kullai me
nipin e vet refugjat, Albanin. Per
shembull, librat e Tajar
Zavalanit, Anton Harapit, Vangjel Koces,
Kasem Trebeshines etj. i thane
shpejt "lamtumire" panairit dhe
tani jane neper duart e lexuesve
refugjate. Po keshtu ato te
Platonit, Nice, Erich From,
Sartri, Konfuci, Kanti etj. Kjo shtepi
botuese ka disa shtylla kryesore
ku mbahet fort: kolana e
mendimit shqiptar; kolana
filozofike; kolana e mendimit te
burgosur; kolana e autoreve te
shquar; kolana e letersise per
femije etj. Pune serioze
pergatitore e studiuese. Sapo eshte
futur ne shtyp Zgjimi i
Shqiptarizmes ose Historia e Rilindjes
Kombetare dhe te tjera vepra kane
marre udhen per te lexuesi.
- Si arrita ketu, ne zemer te
Athines?,-pergjigjet Ndricimi.-Ne nje
panair libri ne Gjermani, u njoha
rastesisht me z.Vasilis
Haxhijakovu, sot kryetar i
shoqates se botuesve greke. Na beri
menjehere ftese dhe per kete e
falenderojme sinqerisht. Por me
nje lule s'vjen behari...E kam
fjalen te marredheniet tona
kulturore, te cilat mendoj se i
jane lene spontanitetit. Te pakten
shteti ta luaje mire rolin e
koordinatorit dinjitoz nepermjet
dikasterit perkates dhe te mos
kujtohet per botuesit vetem per
t'u rrembyer taksat e tatimet qe
ne Shqiperi jane nga me te
lartat ne Evrope. Ketu ne panair
erdhi vete kryeministri, zoti
Simitis, e jo thjesht per
kortezi. Ai foli me kompetence per
problemet e librit ne Greqi, gje
qe tek ne nuk e ben jo
kryeministri, por as ministri i
Kultures. Qeveritareve tane iu ka
humbur busulla e librit...
Etja e qindra refugjateve
shqiptare per te "pire" uje nga burimi i
Nenes ( nje pjese e madhe e tyre
po bejne tashme 10 vjet ne
emigracion), eshte reale dhe
prekese. Vetem me gazeta nuk
mund te shuhet kurrsesi kjo etje.
Apo politika i do keto si shpate
e mburoje perballe opinionit
brenda e jashte vendit?... Na terhoqi
vemendjen nje mesogrua me trup te
paket, qe po shfletonte si
me nxitim disa libra shqip te
ekspozuar. U prezantuam. Ishte
Adelina Balashi, shkrimtarja e
mirenjohur nga libri dhe komedia e
shumeshikuar "Pallati 176". Po
ben gati 8 vjet refugjate ne Greqi.
Ky eshte fati korb i mjaft
intelektualeve tane te sfilitur gjer ne
kocke, gjer ne ulerime. Kur e
pyes se cfare po shkruan ne
mergim, leshon nje buzeqeshje
paksa ironike dhe thote vetem
kaq: "Kryesisht komedi. Ne kete
bote, me mire te qeshesh, se sa
te vesh kujen e te qash...".
Pastaj ndahet nga ne, duke blere
dy-tre libra dhe merr me vete
edhe adresen e plote te shtepise
botuese "PHOENIX" ne Tirane.
Ndersa po lexoja ne kembe e me
nje fryme vellimin poetik "Vallja
e jetes" me autor mesuesin tone
te nderuar te shkolles
tetevjecare ne Tepelene, Daut
Gumeni, nuk po vija re lumin e
njerezve ne ate mbremje
athiniote. Dhe m'u kujtua nje gjyq i zi
mbi 30 vjete me pare. Gjyq ku u
tunden dhe u shkunden me furi
e ligesi te pashoqe ne salle edhe
disa vjersha te tij, shkruar kur
ishte nxenes ne Shkollen e mesme
"Pedagogjike". "Deshmi" per
te rritur sa me shume vitet e
syrgjynosjes neper qelite e
burgjeve "te sigurise se
larte"... Por mbeti NJERI, peneholle e
plot cika sterralli nga mademet e
Laberise. Ne librat e tij nuk
shperthen asnjehere urrejtja apo
hakmarrja. Sa here lexojme
vargjet e Daut Gumenit, kurdohere
gjendesh ne nje det te
vertete dashurie e dhimbjeje
njerezore, ne flaken e pashuar te
shqiptarise. I mire, burreror si
ai!...
- Te lutem, a keni ndonje liber
te shokut tim, Virjon Graci?, -
pyet nje djale i imet e me fytyre
te vrare neper kalvarin e
llahtarshem te refugjatit.
Ishte Vullnet Hodaj, dikur mesues
ne fshatrat e Gramshit dhe ne
ato te Gjirokastres. Qendron e
bisedon gjate me mikun tim
botues ne Tirane. Shkruan ne
proze dhe gati tere subjektet nga
mergimi. Pas puneve te rendomta e
rraskapitese ne dhe te huaj,
Vullneti nuk e leshon penen nga
dora. "Do te ndihmoj me shpirt,
qofte edhe me ndonje subvencionim
privat a shteteror", - i thote
me ne fund Ndricimi. Refugjatit
krijues i shkrep nje qeshje e
embel ne sy...
Urine per librin shqip ne
emigracion e prek tek shume e shume
refugjate. Eshte nje skamje e
ndjeshme e njekohesisht
trishtuese. Sa dhe si e ndjejne
valle kete plage politikanet dhe
pushtetaret e shtetit ame? Apo
per ta botuesit jane ende vrima
e fundit e kavallit qeveritar?...
Ne te dyja anet e kufirit levizin
delegacione me deputete, partiake
e shtetare, maune me gjalpe,
portokalle, molle, cigare,
karburante e deri droge, prostituta e
arme etj. Kaq e veshtire eshte te
realizohet levizja e lire e
botuesve shqiptare?...
- Ky hap qe beri shtepia jone
botuese, kam besim se nuk do te
mbetet si nje prove e humbur, -
thote Ndricimi. - Jam optimist.
Kete ma perforcon edhe fakti se
shume greke qe vizituan
pavionin tone, studiues,
shkrimtare, historiane e lexues te
thjeshte kerkuan libra shqip te
perkthyera ne greqisht. Mendoj
se ky eshte nje problem tjeter i
mprehte e real qe duhet
vleresuar seriozisht, me qellim
qe edhe fqinjet tane ta njohin
mire e sakte historine e
paparagjykuar te kombit tone...
Panairi i 23-te i Librit u mbyll.
Nje rruge te bukur e hapi Ndricim
Kullai. Miku im tani duhet te
kete shkuar ne Prishtine. Do te
promovohej nje liber i tij.
Ndersa ne refugjatet i mbledhim tere
pershtypjet e emocionet ne
pohimin e thjeshte: "PHOENIX" foli
shqip ne Athine...
__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Photos -- now, 100 FREE prints!
http://photos.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |