Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Lajthitjet e ADN-se

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Jul 27 16:32:09 EDT 2000


Albanian Daily News ka botuar shkrimin me poshtem per
Ali Pashe Tepelenen.  Nder lajthitjet e shumta ne ate
shkrim eshte edhe ajo se Aliu paskesh lindur me 1841
dhe vdekur me 1822...


==========
Qyteti jugor do të festojë përvjetorin e Ali Pashë
Tepelenës


TEPELENË - Një ekspozitë, një monument i ri dhe një
ceremoni ku do të marrin pjesë historianë, do të
përkujtojnë 250 vjetorin e lindjes së personalitetit
më të njohur të këtij qyteti, Ali Pashë Tepelena.

"Ali Pashë Tepelena është një ndër personalitetet më
të njohura të historisë shqiptare", tha Moikom Zeqo,
drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. "Ky është
aktiviteti më i rëndësishëm i muzeut për këtë vit".

Ali Pasha ka qenë një bandit, aftësitë e të cilit e
bënë një ndër burrat më të fortë të Ballkanit.

Ai e filloi karierën e tij në gjysmë të shekullit të
18-të si kryetar i banditëve në vendlindjen e tij në
Tepelenë, Shqipëri.

Përmes martesës, komplotit dhe luftës, ai arriti të
bëhet sunduesi i rajonit që sot është jugu i
Shqipërisë dhe veriu i Greqisë, duke krijuar një forcë
të pavarur nga Perandoria Osmane.

John Cam Hobhouse, shoku i Bajronit, gjatë udhëtimeve
në Ballkan para ardhjes në Tepelenë, tregon se si dy
vizitorët kishin zbuluar pranë Janinës trupin e
copëtuar të Evthymios Vlachavas, një bandit grek i
torturuar deri në vdekje me urdhër të Ali Pashës.

Mes trukeve për të mbetur në fuqi kundër një sulltani
të fortë, ai nuk hezitoi të ndihmonte indipendentistët
grekë në vitin 1821.

Ai filloi të negocionte me Francën, Anglinë dhe fuqi
të tjera për më shumë territor, por në vitin 1822 u
kap në kryeqytetin e zonës së tij, Janinë, dhe iu pre
koka. Koka e tij iu dërgua sulltanit të asaj kohe,
Mahmudit II, si një trofe me vlerë.

Lordi Bajron, i cili u takua me të në vitin 1809, i
kushtoi disa vargje në veprën Childe Harold, ndërsa
Alexandre Dumas Jr., shkrimtar francez i shekullit të
19-të, e përdori figurën e vajzës së tij për një
karakter kryesor në romanin Konti i Montekristos.

I apasionuar pas ndërtimeve, ai ndërtoi disa fortesa
në Shqipëri dhe në veri të Greqisë, disa prej të
cilave mund të shihen në Tepelenë, në Porto Palermo,
në Qeparo dhe në Sarandë.

Më 10 gusht, historianët, arkitektët dhe skenaristët
do t'i bëjnë nderimet e tyre. Gjerark Karaiskaj, një
ndër specialistët më të respektuar në fushën e
arkitekturës tradicionale në Shqipëri, do të mbajë një
fjalim rreth stilit të Ali Pashës, novelisti dhe
politikani Sabri Godo do të flasë rreth personalitetit
të tij, ndërsa Zeqo, drejtori i muzeumit, rreth
vlerave historike.

Instituti për Monumentet Kulturore do të hapë
ekspozitën me relike nga koha e tij, ndërsa skulptori
shqiptar Muntaz Dhrami ka përfunduar një monument që
do të inaugurohet më 10 gusht në qendër të qytetit.

Megjithatë, një gjë mbetet e paqartë. Asnjë nuk e di
nëse këtë vit është 260 vjetori.

Sipas burimeve greke, ai ka lindur në vitin 1841,
ndërsa sipas Encyclopedia.com në internet ai ka lindur
rreth vitit 1744.


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Kick off your party with Yahoo! Invites.
http://invites.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list