Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Pse kerkova mbylljen e bankave Greke ????

ardian kanina albanianpride at hotmail.com
Fri Jul 28 13:19:37 EDT 2000


Me poshte copa  marre nga gazeta Ekonomia ne internet:

Po rrallohet oksigjeni për biznesin. Ose, siç shprehet një biznesmen, 
"mungesa e kredisë po na merr frymën". Një tjetër njeri i biznesit do të 
shtonte, "po lulëzojnë ato që merrn me aktivitet të paligjshëm. Aktiviteti i 
zyrtarizuar ndjen nevojën e kreditimit, pa të cilin biznesi nuk ka potencën 
e nevojshme për t'u zhvilluar". Niveli i kreditimit, jo vetëm nga anketimi i 
biznesit, por edhe i të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë mbetet teper 
i ulët.

............Dicka e tille me ka shqetesuar shume si Shqiptare........

Shume banka Greke kane hapur filialet e tyre ne Shqiperi.Lind pyetja? Pse 
kaq interesim i madh i bankave Greke per te investuar ne Shqiperi kur 
Shqiperia ka nje risk te madh investimesh .Pergjigja do te jete :Bankat 
Greke nuk kane ardhur per te investuar ne Shqiperi  me konkretisht per te 
ushtruar rolin ekonomike qe u takon si banka pra ate te dhenies se kredive 
biznesit Shqiptar dhe njekohesisht realizimit te fitimit me ane te 
kreditit.Cfare bejne bankat Greke ?Transferojne ne Greqi parate qe 
Shqiptaret depozitojne neper keto banka.Vetem vitin e kaluar ne bankat Greke 
ne Shqiperi u depozituan rreth 400miljone dollar .......keto para te 
depozituara u investuan ne bursen e Athines apo ju dhane si kredi bizneseve 
ne Greqi,Rumani,Qipro ku bankat Greke jane aktive.Ndersa biznesit Shqiptar 
ju dhane prej bankave Greke vetem 4miljon dollar kredi, nje shume e 
paperfillshme pra 1% e shumes se depozituar prej Shqiptareve.
Nje praktike e tille eshte shume e demshme dhe e rrezikshme per ekonomine 
Shqiptare.
Cila do te ishte zgjidhja?
1)Ate qe bankat Greke po bejne sot ne Shqiperi nuk eshte asgje tjeter vetem 
transferimin ilegal te parave te Shqiptareve jashte Shqiperise.Per mendimin 
tim parlamenti Shqiptar duhet te nxjerre urgjentisht nje ligj i cili do t'ju 
ndaloje bankave te huaja transferimin ilegal te parave nga Shqiperia ne 
vendet fqinje.

2)Duhet te vendoset nje shkalle minimumi krediti .Pra cdo banke te huaje qe 
do te investoje ne Shqiperi ne licensen qe do ti jepet duhet te percaktohet 
minimumi kreditit.Ai mund te jete rreth 30% e depozitave te thithura ne 
Shqiperi prej bankes se huaj.Me fjale te tjera ne qofte se nje banke Greke 
thith prej depozitareve Shqiptare ne vite 20miljone dollar ajo bank eshte e 
detyruar minimalisht 25% * 20miljone  =5miljone dollare ne vite t'ja jape 
kredi biznesit Shqiptar.
Ka te drejta por ka edhe detyra prandaj u kemi krijuar kaq shume liri 
fiskale bankave te huaja por jo te na vjedhin gjithcka.
Ne qofte se nuk plotesohen keto dy parakushte jam i mendimit qe bankat Greke 
duhet te mbyllen sepse ato po kthehen ne gangrene te ekonomise 
Shqiptare.Eshte fatkeqesi e papare qe Shqiperise se varfer cdo vite ti 
vidhen rreth 300 a 400miljone dollare dhe ato te investohen ne Greqi apo 
diku tjeter.
Pergjegjesi mban ministria e financave te Shqiperise e kryesuar prej Anasats 
Angjelit i cili nuk po merr masa ligjore ndaj ketij fenomeni 
antiShqiptar.Anastas Angjeli sa per kujtim mori pjese para 3 vjetesh ne 
kongresin PanHelenike ne San Diego,kushedi sa balte hodhi mbi Shqiperine ne 
ate kongres ,rastesisht e lexova fjalimin e tij para dy vjetesh ishte ne nje 
site ne internet..........qekur eshte zgjedhur minister e kane hequr  sitin 
padronet e tij Greke.

Perfundimisht ai lloj biznesi ilegal qe po luhet ne Shqiperi prej bankave 
Greke nuk po luhet ne asnje vend tjeter te Evropes prandaj kerkoj qe qeveria 
Shqiptare dhe parlamenti te reagojne sepse cdo dite po i vidhen popullit dhe 
Shqiperise shuma te medha parash.

Me nderime Ardi.....
________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list