| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Ligji i luftes ende ka pasoja!Agron Alibali aalibali at yahoo.comWed Jul 26 11:56:12 EDT 2000
KOHA JONE Camet: Qeveria te kerkoje tokat tona "Ministria e Jashtme s'po merret fare me ceshtjen e kthimit te tokave te cameve ne Greqi. Kryeministri me ka premtuar se e ka problemin ne qender te vemendjes, por deri tani s'po behet gje"- tha dje Kryetari i Shoqates "Cameria", Hilmi Saqe, duke dale nga Komisioni i Jashtem Parlamentar, qe e kishte degjuar ate per problemin ne fjale. Pavaresisht opinioneve te te gjithe antareve se per ceshtjen duhet bere me shume, perseri nuk jane gjetur apo vendosur rruget dhe mjetet qe mund te sjellin zgjidhjen. "Ne do te bejme nje seance debati ne shtator per te drejten e cameve mbi pronat e tyre ne Greqi, por kjo do te kete karakter vetem sensibilizues dhe asgje me shume" - tha anetarja e komisionit Dade. Ndersa Godo propozoi se qeveria duhet te miratoje idene e Komisionit te Jashtem per hartimin e nje platforme qeveritare qe do te zgjidhe problemin ne menyre graduale. Sipas tij, komisioni per kete ceshtje nuk kishte gjetur terren gjate vizites ne Greqi. "Ne do te vazhdojme ta trajtojme problemin dhe ne Parlamentin grek, por duhet zgjeruar rrethi i informimit edhe ne strukturat euroatlantike" - shtoi ai. Gjate vizites se tij ne Shqiperi, kryeministri grek Simitis deklaroi se kthimi i pronave nuk parashikohet te zgjidhet shpejt. Si pengese krryesore per kete eshte Ligji i gjendjes se Luftes qe ekziston midis Greqise dhe Shqiperise. Megjithe kthimet sporadike nga Ministria e Jashtme, eshte thene se pa heqjen e tij eshte shume e veshtire qe te trajtohet ky problem. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Get Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |