Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] tragjedi shqipetare

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Tue Jul 25 13:18:52 EDT 2000


>"Ma copetuan vajzen me 60 thika pse denoncoi tutoret e motrave"
>
>Anila Prifti
>
>Basir Collaku
>
>Tirane - Trupi i ndare ne dy pjese me thike. Jane 60 prerje te tjera neper 
>dy pjeset e ndara te trupit me thika. Mish i grire ne menyre barbare. Copa 
>mishi dhe gjak. Masakruar deri sa nuk njihet. Pjesa e siperme e trupit e 
>futur ne nje thes. Pjesa tjeter e lidhur me kavo tek kembet dhe e lene ne 
>perrua. Te gjitha keto pjese trupi dikur quheshin Marta Lleshi, nene e tri 
>vajzave. Kete ka mundur te shohe i ati Gjin Lleshi ne 13 qershor te ketij 
>viti, nga ajo c'kishte mbetur prej vajzes se tij. Duke treguar permes 
>lotesh si ndodhi tragjedia, por kerkon te denohen vrasesit e vajzes dhe te 
>mbrohet familja e tij qe ndodhet e kercenuar. Kanibalet e kane kryer krimin 
>ne Fushe-Arrez, duke u gdhire dita e pare e qershorit te ketij viti. Dhe 
>shkaku eshte aq trishtues, por edhe absurd. Marta kishte denoncuar pak kohe 
>me pare ne polici protektoret e dy motrave te grabitura e qe ndodheshin 
>prostituta ne Itali dhe Belgjike. Por per kete e ka paguar shtrenjte. E 
>kane vrare dhe me pas e kane copetuar si te mos ishte njeri, por nje 
>gjallese e zakonshme.
>
>Gjini, babai i Martes, tregon se si ka ndodhur ngjarja
>
>E ndare nga i shoqi Fran Gega, Marta, nena e tri vajzave, jetonte e vetme 
>ne nje dhome apartamenti ne Fushe-Arrez te Pukes. Ndarja kish ndodhur se 
>ajo s'lindte djale dhe Fran Gega, i shoqi, kishte vendosur ndarjen. Naten e 
>31 majit, pasi ka dale nga shtepia e Ndue Malbushes, komshi i Martes, 
>gruaja rreth ores 11 te darkes ka hyre ne banesen e saj. Rreth ores 01.00 
>te nje qershorit, ndonese kane degjuar nje britme ndihme, asnje nga fqinjet 
>nuk ka guxuar te dale. Ne mengjesin e dates 1 qershor, dera e dhomes se 
>Martes eshte gjetur e mbyllur me dry nga jashte. Nen kete dukje nuk diktoje 
>dot gje. Por, te trembur dhe frikesuar, komshinjte e Martes i thone te 
>atit, me date 2 qershor, kemi degjuar zhurme mbreme naten vone. Prandaj ata 
>e keshillojne te shpertheje deren e te shohe. Kane shperthyar deren, por 
>brenda s'kane gjetur asnjeri. Ne banje, ne mur dhe pas deres, kishte njolla 
>gjaku, ndonese ishin munduar t'i fshinin. Gjithashtu njolla gjaku kishte 
>dhe ne dritare nga ku e kane nxjerre prej banese. Gjithcka tjeter ishte e 
>palevizur. Plaku ka kuptuar menxyren qe e ka gjetur. Menjehere eshte 
>njoftuar policia, qe nuk ka vonuar te vije. Fillimisht uniformat blu e kane 
>qortuar te atin per njoftimin me vonese qe u kishte bere. Me tej ngadalesia 
>e tyre ne veprime eshte pare dhe ne faktin se fotografimi i vendit te 
>ngjarjes eshte bere te nesermen, me tre qershor. Kane marre ne pyetje 
>komshinjte dhe te afermit perreth dhe jane larguar. Nderkaq hetimet kane 
>cuar ne kapjen e autoreve Xhevahir Gjergji dhe Pellumb Mema, qe gjenden ne 
>qeli. Sipas Gjinit, policia arrestoi pikerisht keta te rinj sepse ishin po 
>ata qe Marta i kishte denoncuar per grabitjen e motrave. "Cdo gje eshte 
>bere formalisht dhe me shume shpejtesi", ka pohuar babai i vajzes, Gjini. 
>Trupi i gruas ishte zhdukur dhe nuk gjendej. Nderkohe, ne nje perrua ne Fan 
>ne bregun e lumit ne Fushe Arrez, disa femije duke luajtur kane ndjere nje 
>ere te keqe dhe me pas kane jane gjetur te mbeturat e krimit makaber. 
>Tmerri kish vene doren e tij. Thikat e krimineleve e kishin ndare trupin ne 
>dy pjese. Pjesa e siperme e trupit ishte futur ne nje thes. Ndersa pjesa 
>tjeter me kembe te lidhura me kavo gjendej aty prane. Ajo qe kishte mbetur 
>ishte grire me thika. Numri i prerjeve me thike rreth 60, ishin deshmi i 
>barbarise se vrasesve. Duke mbledhur copa mishi kane mundur te bejne nje 
>kufome te tere qe do ta conin ne Komisariatin e Pukes me pas per veprimet e 
>metejshme hetimore.
>
>Hetimet dhe kercenimet.
>
>Me tre qershor te vitit 2000 eshte bere arrestimi i Xhevahir Gjergjit dhe 
>Pellumb Memes. Te akuzuarit per vrasjen e Martes tashme gjenden nen pranga. 
>Ndonese prova e krimit eshte gjendur, ende nuk ka nisur nje proces gjyqesor 
>per vrasesit. Babai i Martes ka kerkuar transferimin e te burgosurve dhe te 
>ceshtjes ne Tirane. Kete ai e kerkon sepse ka frike mos manipulohet ceshtja 
>dhe ndjehet i frikesuar nga te afermit e autoreve te krimit. Vjen ne kete 
>kerkese babai pasi eshte kercenuar me pare se te ndodhte vrasja e se bijes. 
>Xhevahiri ka kercenuar djalin e Gjinit, Toninin 12-vjecar duke i thene: 
>"Mos fol posht e lart se une qe te kam marre njeren moter do te te marr dhe 
>motren tjeter". Ndersa 10 dite para se te ndodhte tragjedia po Xhevahiri e 
>ka kercenuar me jete Toninin. Gjithashtu, Gjini ka biseduar dhe me te 
>vellain e Xhevahirit qe banon ne Shkoder, Markun. Por dhe ai e ka kthyer 
>plakun mbrapa me fjalet se nuk vepronte i vellai ashtu. Te gjitha keto 
>fakte i jane bere te ditur grupit hetimor nga te demtuarit qe presin te 
>merret parasysh gjithe kjo qe thuhet si prove. Babai i Martes, i shqetesur 
>per dhenien e drejtesise, ka bere telegrame te pafundem pasi nuk ka mundur 
>te takoje personalisht krere te larte shteterore ku dhe ka varur shpresat e 
>ndihmes. Keshtu ai i ka shkruar presidentit Rexhep Meidani, kryeministrit 
>Ilir Meta, ministrit te Rendit Publik Spartak Poci dhe kryeprokurorit te 
>Republikes Arben Rakipi. Por deri tani, sipas te atit, pergjigje i ka 
>kthyer vetem ministri Poci qe e sqaron se vrasesit jane kapur dhe 
>pergjigjen e metejshme do ta marresh nga prokuroria dhe gjykata. Nderkohe, 
>Gjini endet me shprese se do te jepet drejtesi "per te zene qetesi eshtrat 
>e se bijes", thote ai.
>
>Dy vajzat e tjera te Gjinit, pre i grabitesve
>
>Marta eshte viktima e trete ne familjen Lleshi e grabitesve dhe e vrasesve. 
>Marjana dhe Klodeta jane rrembyer dy vjet me pare, duke hapur kalvarin e 
>dhimbjeve te kesaj familjeje. Keshtu, gjimnazistja Marjana Lleshi ka qene 
>preja e pare e Xhevahir Gjergjit. Ne dhjetor te '98-es, pasi i ka premtuar 
>se do ta marre per grua dhe se e donte, ai ka arritur ta terheqe pas vetes. 
>Keshtu kane ikur se bashku dhe kane vajtur ne Shkoder tek Marku, vellai i 
>Xhevahirit. Por shume shpejt ka nderruar gjithcka dhe ka fluturuar dashuria 
>e premtuar. Bashke me nje vajze tjeter, dy te rejat i jane besuar nje 
>tjeter vellai te Xhevahirit qe do te shkonte ne Itali. Keshtu vajzat kane 
>mberritur nen mbrojtjen e protektorit te ardhshem ne brigjet e pertejdetit. 
>Atje u eshte bere e ditur profesioni qe do te ushtronin dhe trotuaret 
>mbushur me semafore ishin vendi i punes. Rastesia ka bere qe rrjeti i 
>ngritur ku benin pjese te dy vajzat, njera dhurate e Xhevahirit, ka rene ne 
>duart e Policise italiane. Kete radhe Marjana ka pasur te pakten pak fat. 
>Pasi ka treguar se si ish detyruar te vinte, policia e ka nxjerre nga 
>rrjeti dhe e ka strehuar ne nje kishe, ku dhe ndodhet aktualisht. Me pas 
>vajza ka derguar nje leter ne shtepi ku dhe ka treguar gjithcka qe i ka 
>ndodhur si dhe friken e tmerrin per t'u rikthyer, pasi ka mesuar dhe fatin 
>e se motres. Nderkaq, fatin e keq te Marjanes e ka ndjekur Klodeta. Edhe 
>kjo u rrembye nga disa komshinj dhe aktualisht ndodhet ne Belgjike. Tani, 
>pas grabitjes se tyre dhe vrasjes se Martes, Gjinit te derrmuar nuk i 
>ngelet gje tjeter vecse te kerkoje ndihme. Ndihme per te denuar autoret e 
>vrasjes se vajzes, per arrestimin e protektoreve te dy vajzave te tjera dhe 
>per t'u mbrojtur nga kercenimet e po ketyre krimineleve.
>
>
>

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list