| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] BBC More bad press for AlbaniansKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comThu Jul 20 12:23:32 EDT 2000
(Mbas ketij artikulli vijon nje prononcim i presidentit
te Shqiperise rreth imazhit qe u eshte krijuar Shqiptareve
nga media e huaj)
20 Korrik 2000
Mafia shqiptare shet foshnje në Gjermani
Botuar më 20. 07. 2000 në The Times
Gazeta e përditshme britanike, The Times, ka botuar sot në njërën prej
faqeve të saj ndërkombëtare një artikull me titullin: 'Mafia shqiptare shet
foshnje në Gjermani', me autorë Ellën Holl nga Berlini dhe Xhon Filips nga
Roma.
Në këtë artikull thuhet se policia gjermane dhe ajo italiane kanë
zbuluar një bandë mafioze shqiptarësh të cilët organizonin trafikun e
prostitutave shtatzanë në Gjermani, për t'ua shitur foshnjet e sapolindura
çifteve të pasura në vendet perëndimore. Pagesa sipas gazetës arrinin deri
në 30 mijë dollarë për secilin prej tyre.
Prokurorët gjermanë e kanë cilësuar këtë si një veprim mizor dhe të
pashpirt, ata besojnë se në këtë operacion janë përfshirë disa klinika dhe
të paktën një spital në Gjermani. Policia gjermane u sinjalizua nga homolgët
e saj në Itali pasi një prostitutë 17-vjeçare nga një qytezë e vogël afër
Napolit, arriti të largohej nga kodoshi i saj dhe dha informacion për këtë
rrjet.
Vajza, e cila tani jeton me një identitet tjetër për t'u mbrojtur, i
tregoi policisë së kishte marrë 1500 dollarë vetëm për të mbetur shtatzanë.
Nga fundi i shtatzanisë atë e kishin hipur në një tren për në Mynih dhe më
pas ishte transportuar me makinë në një klinikë në shtetin Baden Urtenmerg.
Sipas prokurorëve gjermanë, të cilëve u referohet gazeta The Times,
vajza ishte detyruar të nënshkruante disa dokumenta ku ajo jepte pëlqimin që
foshnja të adoptohej menjëherë pas lindjes. Zyrat e prokurorisë në Mannheim
dhe Heidelberg tani po shkëmbejnë informacione me autoritetet italiane.
Gazeta shkruan se mendohet që mbi 30 foshnje të jenë shitur në këtë
mënyrë. Ajo citon prokurorin italian të antimafias, Piero Luixhi Vinja të
ketë thënë se mafia shqiptare e sheh me interes Gjermaninë për të dërguar
prostitutat për të lindur sepse atje ekziston ai që njihet si tregu i zi i
fëmijëve.
The Times shkruan se mafia shqiptare është përfshirë në një luftë me
bandat lokale mafioze në qytetin e Hamburgut për të kontrolluar
prostitucionin. Gazeta citon rastin e një prostitute në këtë qytet e cila u
plagos rëndë si rezultat i shpërthimit të një eksplozivi të vendosur në një
letër që mendohet se i ishte dërguar nga një shqiptar.
E përditshmja britanike shkruan se jo vetëm foshnjet shiten dhe blihen
nga këto banda mafioze, shërbimi i fshehtë gjerman thotë se ka të dhëna se
organet e fëmijëve lypsarë të vrarë nga mafia ruse, janë dërguar me
dokumenta të fallsifikuara në klinikat e vendeve perëndimore për t'u
përdorur për transplant.
Presidenti Meidani kerkon rritjen e reagimit te shtypit shqiptar ndaj
sulmeve te huaja mediatike
TIRANE, 19 Korrik/ATSH-A.Haxhiu/. - Shtypi shqiptar duhet te reagoje ndaj
sulmeve mediatike te shtypit te huaj, shpesh me burim nga vete shqiptaret,
te cilat synojne te errresojne imazhin e Shqiperise, "qe duan te
paragjykojne dhe zhvillimet dhe perparimet e pritshme", ishte apeli qe
Presidenti i Republikes, Rexhep Meidani beri gjate takimit te merkuren me
nje grup gazetaresh te masmedias kosovare.
Takimi u perqendrua rreth problemeve me te cilat ballafaqohen organet e
shtypit ne Kosove dhe Shqiperi dhe mundesite e bashkepunimit mes tyre ne
funksion te rritjes se informimit te shqiptareve ne te dy anet e kufirit,
beri te ditur Zyra e Shtypit prane Presidentit.
Presidenti Meidani pasi vleresoi frymen pozitive dhe konstruktive te shtypit
kosovar, sugjeroi organizimin e nje konference te gazetareve te hapesires ku
jetojne shqiptaret ku te rrihen problemet e mesiperme dhe te arrihen
zgjidhje qe favorizojne shtimin e kontakteve mes gazetareve ne kuader te
kontakteve mes shqiptareve ne te gjitha fushat.
Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve mbi situaten ne Kosove e Shqiperi,
Presidenti Meidani i konsideroi zgjedhjet e ardhshme ne Kosove si nje gur
themeltar ne perparimin e pritshem te statusit te shqiptareve te Kosoves, qe
do te rrise hap pas hapi rolin e tyre ne administrimin e saj, "rol pa te
cilin ky administrim do te ishte i veshtire". Ne kete kuader ai kerkoi me
shume bashkepunim mes subjekteve shqiptare dhe mes tyre e bashkesise
nderkombetare per realizimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike atje.
"Flamuri kombetar eshte ne plan te pare, pastaj flamujt e partive", tha
z.Meidani. /era/
________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |