Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Fwd: [Tetova-L] Shqiptarët protestuan në Shkup kundër propozimligjit për arsimin e lartë

Asti Pilika pilika at yahoo.com
Wed Jul 19 11:40:36 EDT 2000


--- Bardh Leka <b_leka at yahoo.de> wrote:
> Date: Wed, 19 Jul 2000 17:33:32 +0200 (CEST)
> From: Bardh Leka <b_leka at yahoo.de>
> To: tetova-l at alb-net.com
> Subject: [Tetova-L] Shqiptarët protestuan në Shkup
> kundër propozimligjit për arsimin e lartë
> Reply-to: tetova-l at alb-net.com
> 
>                       --- Tetova-L Discussion Forum
> ---
>  Shqiptarët protestuan në Shkup kundër
> propozimligjit
> për arsimin e
>  lartë
>   
>  Shkup, 19 korrik (Kosovapress) - Udhëheqësia e
> Universitetit të Tetovës, bashkë me 
>  disa subjekte të tjera politike, në vend, pas disa
> protestave të mbajtura në Strugë, Kërçovë,
>  Kumanovë dhe Tetovë, mbrëmë, protestoi edhe në
> sheshin e Shkupit me të njëjtën moto:
>  "Ne jemi vetëm për Universitetin e Tetovës me
> status
> dhe financim shtetëror". 
>  Mbajtja e protestës në Shkup koincidonte me
> mbajtjen
> e seancës parlamentare, në të cilën,
>  para deputetëve u shtrua si pikë e rendit të ditës,
> propozim ligji për arsimin sipëror.
>  Të tubuarve, të cilët ishin në numër të
> konsiderueshëm, iu drejtuan krerët e UT-së, si
> rektori
>  Fadil Sulejmani, kryetari i senatit, Milaim Fejziu
> dhe ligjëruesi i Fakultetit Ekonomik,
>  përndryshe ish i burgosur politik, i rastit të
> Gostivarit, Rufi Osmani.
>  Në fjalën e tij, rektori i Universitetit të
> Tetovës,
> Fadil Sylejmani, nënvizoi se "Ligji i ri për
>  arsim sipëror është njënacional, dhe e favorizon
> vetëm popullin maqedonas dhe gjuhën
>  maqedonase, ndërsa i diskriminon shqiptarët dhe
> gjuhën shqiptare". 
>  Ai më tej shtoi se "me ligjet dhe kushtetutat e
> tilla
> nacionaliste dhe hegjemoniste
>  sllavomaqedonase, mohohet etniteti dhe identiteti i
> popujve josllavë, në rradhë të parë i
>  shqiptarëve, të cilëve u ndalohen, madje, edhe të
> drejtat kulturore, siç është edhe
>  Universiteti i Tetovës". "Paratë, mundi dhe djersa
> e
> shqiptarëve janë zyrtare dhe ato
>  pranohen pa kurrfarë diskriminimi në mbarë
> administratën shtetërore dhe në nivel më të
>  lartë të institucioneve maqedonase, por atje nuk
> mund
> të depërtojë gjuha shqie", nënvizoi
>  Fadil Sulejmani.
>  "Parashtrohet pyetja se pse ligji për arsimin
> sipëror
> nuk e përfshinë në kornizat e veta edhe
>  UT-në si Universitet të tretë në Maqedoni, me
> status
> të barabartë me dy Universitet tjera
>  rajonale, në Shkup dhe në Manastir?", pyeti Fadil
> Sulejmani, dhe u përgjigj: "Ligji në fjalë,
>  shqiptarëve në Maqedoni nuk u jep të drejtë për t'i
> pasur institucionet e tyre të
>  mëvetësishme nacionale".
>  Fadil Sulejmani në fund të fjalës së tij, para të
> tubuarve në sheshin e Shkupit, pororsiti:
>  "Sido që të jetë, përjashtimi i UT-së nga ligji i
> arsimit sipërir nuk do të jetë pa pasoja të
>  rënda, si për shqiptarët, ashtu edhe për
> maqedonasit
> dhe rajonin e Maqedonoisë e më
>  gjerë, dhe për këtë nuk do të jenë fajtorë
> shqiptarët
> që kërkojnë të arsimohen në mënyrë të
>  barabartë me maqedonasit, por vetë pushteti
> maqedonas
> që na e ndalon këtë të drejtë
>  kulturore, prandaj duke i pasur parasysh këto anë
> negative dhe diskriminuese të këtij ligji
>  për shqiptarët, ai për ne është i papranueshëm".
>  Ndërsa qëndrimet e organizatorëve të protestës, i
> lexoi Teuta Kamberi, anëtare e Unionit të
>  Studentëve të UT-së. Mes tjerash, në materialin e
> lexuar, u përsëritën qëndrimet se
>  subjektet politike duhet të jenë unike me qëllim që
> të arrihen të realizohen kërkesat më vitale
>  të shqiptarëve. Po të ishte ky subjekt politik i
> bashkuar, sot, nuk do të flitej për probleme
>  lidhur me zyrtarizimin e UT-së. Dhe ky problem,
> rrjedhimisht, sjellë edhe dilemën se a janë
>  të interesuar më tej shqiptarët që ta ruajnë
> stabilitetin e vendit, derisa nuk trajtohen të
>  barabartë me maqedonasit".
>  Ndërsa, Rufi Osmani, ua dha disa përgjigje liderëve
> të PDSH-së.
>  Ai theksoi se "është turp që propozimligjin në
> fjalë
> ta përkrahin njëherësh Cërvenkovski,
>  Fërckovski, Tome Bombaj dhe Xhaferi, ndërsa të
> tjerët
> që angazhohen për arsimim të
>  mirëfilltë të shqiptarëve në këtë republikë, të
> shpallen po nga ai tandem, si KGB, apo UDB".
>  Rufi Osmani, në fund të fjalimit të tij, bëri të
> ditur se ky projekt i Shtulit dhe Xhaferit do ta
>  ketë fundin e  njëjtë si projekti i Fakultetit
> Pedagogjik të PPD-së së dikurshme".
>  Pas mbarimit të protestës, u njoftuam se në seancën
> parlamentare, propozim ligji për
>  arsim sipëror ende nuk kishte arritur të diskutohet
> si rend dite. 
>  Kjo pikë , ka gjasa që të mos vihet në diskutim, as
> gjatë ditës së sotme. /m.v./
> 
> 
>
__________________________________________________________________
> Do You Yahoo!?
> Gesendet von Yahoo! Mail - http://mail.yahoo.de
> Yahoo! Mail auf Ihrem Handy? - http://mobil.yahoo.de
>
_____________________________________________________
> Tetova-L discussion forum: Tetova-L at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/tetova-l


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get Yahoo! Mail – Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list