| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Just for a changeirma spaho i_spaho at hotmail.comThu Jul 13 22:08:43 EDT 2000
Me falni per ato minuta qe do t'ju marre ky lexim, por doja te thyeja paksa monotonine e temave qe percillen ne kete liste dhe t'ju sillja dhe njehere prane momente qe largohen drejt kujtimit e qe zverdhen ne kohera, shprehur kaq bukur e fuqishem ne gjuhen e embel te nenes. I kerkoj dhe nje here ndjese atyre qe nuk do kene durimin ta lexojne deri ne fund kete tregim. Irma >Buzëqeshja që s'do kalojë >nga Ardian Kycyku > > > >Jemi shkulur nga një tokë > >Toka është shkulur nga ne. > >Në vend tonë dhe në vend të tokës > >mbetën plagë, > >dhe plagët rrjedhin gjak, dhe gjakun nuk e pa askush, > >e qanë pak, e qeshën shumë > >Kemi duruar. > >Me plagë e pa tokë jemi endur udhëve të botës për >të gjetur një >vendth sa më pak të huaj, a sa më shumë të ngjashëm >me plagët që >patëm lënë në tokën nga ku u shkulëm. Jemi endur pa >bukë, pa ujë, pa >shpresa, po kujt i shkon mendja për shpresa, ujë e bukë kur >plaga ua >kalon të gjithave?! Jemi endur me ankthe, makthe e lotë. Jemi >endur >pa tokë e me mall. Kemi duruar kur ç'kishim e ç'nuk kishim, >kur >ç'ishim e ç'nuk ishim u bënë pluhur. > >Jemi endur në pluhur sa na vinte ta merrnim pluhurin për >dritë, bukë >e shpresë. Kemi duruar kur pluhuri bëhej pluhur e kur, nga aq >pluhur, >më nuk dinim ç'po ndodhte. > >Ç'po ndodhte, o Zot?! > >Jemi endur e jemi ulur të çlodhemi. Nuk ka rëndësi ku. >Nuk ka rëndësi >sa. Jemi ngritur pastaj të ecim, pa ditur për ku, pa ditur >për sa. > >Kemi duruar çdo endje, çdo ecje, çdo lodhje, çdo makth. > >Shumë prej nesh vdiqën pa arritur të arrijnë, shumë >prej nesh vdiqën >pa arritur të kthehen, shumë prej nesh vdiqën pa arritur >të ndalen. >Kemi duruar kur të tjerët vdiqën pa arritur të shohin >nënat dhe të >afërmit, kur të tjerë vdiqën pa arritur të puthin edhe >një herë të >dashurat, pa arritur të njohin fëmijët, pa arritur të >marrin vesh >vdekjet dhe lindjet e të afërmve, pa arritur të marrin vesh >se pse >qemë shkulur nga toka, pse qe shkulur toka nga ne. Kemi duruar kur >të >tjerë vranë veten, kur të tjerë mallkuan apo >përqeshën vetëvrasjet; >kemi duruar pa parë nënat, fëmijët, qiejt e fëminive >tona, pa u >vetëvrarë e pa vdekur. > >Vdekja mori para nesh trajta nga më të hatashmet, nga më >të >mrekullueshmet, dhe jo rrallë jeta e shkërbeu. > >Duruam luftra dhe varrime, fjalime mbi varrime e varrime mbi fjalime, >e fjalime mbi fjalime, e harrime mbi të gjitha. Duruam gjak e >tymra, >sharje e shputa të të gjitha ngjyrave, të të gjitha >madhësive, gjuhë >e gojë e të pështyra e dhëmbë të kërcëlluar e >të thërrmuar e të artë, >duruam edhe pluhurosjen e tyre, përkujtimet e panumurta, dhe >zvjerdhjen e përkujtimeve. Duruam fikjen e ëndrrave dhe >pikëllimin e >himerave që treten, duruam vetmitë pa këngë dhe >këngët e padu-rueshme >pa vetmi. > >Duruam të gjitha trajtat mahnitëse dhe të hatashme të >vdekjes dhe >jetës, aq sa të dyja u lodhën prej nesh, ne jo! > >Jemi endur udhëve të botës, shtëpive të botës, >grave të botës, në >heshtje; me këtë rast pamë edhe botë me sy! > >Kemi shembur, ëndërruar, admiruar, ndërtuar, lyer, >zbukuruar, >dashuruar, në heshtje. Kemi ngrënë ç'kemi mundur dhe >shpesh nuk kemi >mundur dot. Aty ku mungonte buka, zbriste Bukuria dhe Malli, në >heshtje të shenjtë, dhe ndonëse ne vetë mungonim, nuk na >mungonte >asgjë, dhe vetë Zoti kujdesej për Veten. > >Jemi larë dhe kemi larë shumë tesha modash të ndryshme, >çorape e >mbathje vetmie, dhe palca përmallëse e duarve të nënave >ka lëvrirë në >duart tona të vetmuara. Kemi duruar kur mrekullitë s'kanë >ndodhur e >kur lotët tanë janë përzjerë me shkumën e >sapunëve e me zhulin e >udhëve të botës. Kemi shqepur e qepur, jemi dehur gjer në >zbardhje të >gjakut e gjer në skuqje të mendimeve, kemi kënduar me >zëra të çjerrë >udhëve analfabete të botës, na kanë mallë-ngjyer >këngët e të tjerëve >si ne dhe të të tjerëve jo si ne. > >Ne vetëm shpirtin kishim; të tjerat s'na mungonin! > >Jemi endur pastaj që të jemi çdo çast e më mirë, >çdo çast e më në >shtëpi, çdo çast e më ne. > >Ju dua sido që të silleni, sido që të endeni, na thosh >Zoti. > >Këtë dashuri e duronte vetëm Ai, të gjitha të tjerat >ne, se ishim >mjaft të mbrapshtë që të mos duronim, dhe nuk ishim dot >Zotër, nuk >ishim dot as durime. Nuk kishte rëndësi ç'ishim. Prandaj >vazhduam të >duronim llafe, thashetheme dhe shumë gënjeshtra. Disa na >për-flisnin >se nuk gjenin tek ne vetvetet. Disa na përflisnin se ishin >shumë më >të ulët, pak më të ulët, ose njëlloj me ne. Disa na >përflisnin se >s'kishin gjë më të hajrit për të bërë, se >s'kishin gjë tjetër për të >bërë, ose ngaqë nuk dinin të bënin gjë tjetër. > >Disa na gënjenin se u besonin gënjeshtrave të tyre, disa na >gë-njenin >se nuk besonin në përgjithësi në të ardhmet tona, disa >na gënjenin >thjesht për sport, disa na gënjenin për të na hapur >gropën. Duruam >heshtje dhe shumë kthime shpinash. Duruam humbje dhe shumë >ndarje. >Duruam dështime që na coptuan, dhe dështime që na >rrënjosën më thellë >në trupat tanë, në lëkurët tona, në shpirtrat >tanë. Dhe duruam >durimet tona që shumë herë bëheshin të padurueshme >për të tjerët e >për ne vetë - dhe durimet e të tjerëve që bëheshin >një-lloj të >padurueshëm. > >Shumë të dashura nuk erdhën në takim, shumë të >tjera na panë me >përçmim, shumë të tjera me keqardhje, me mëshirë, >me dashuri, me >adhurim të tepruar, shumë të tjera na panë me mall, >shumë të tjera na >panë pa ndonjë shprehje për t'u shënuar. Ca të tjera >s'na panë kurrë. > >Kush dashuroi mbeti edhe nëse iku; kush nuk dashuroi u shua edhe >nëse >mbeti. > >Dashuruam shumë, e pak na dashuruan, por ishte mjaftueshëm - >mbase më >shumë dashuri vërtet s'do ta kishim duruar dot, edhepse e >lusnim. > >Si fruta të një vjeshte mendimtare, orët e lumtura u >thërrmuan mbi >kokat tona, orët e zeza u shkrinë edhe ato në Dritë. >Lumturia dhe >hidhërimi u stërlodhën nga ne, edhe vetë njeriu u >rraskapit prej >tyre, ne jo! > >As nga to, as nga ne vetë. > >Jemi shkulur nga shumë dashuri, > >Dashuria nuk është shkulur nga ne. > >Në vend të dashurisë tek ne mbetën plagë, në vend >tonë tek Dashuria >mbetën plagë, por tonat ishin plagë njeriu, të sajat >ishin plagë >drite, si sy të Zotit, dhe nuk mendonim për plagët në >kurm të saj, se >mendonte ajo për plagët në shpirtrat tanë. > >Kështu qiejt e fëminive tona zgjeroheshin, thelloheshin, >shndë-rronin >pamjet e vërteta që na rrethonin, dhe vërtet më nuk >dinim, dhe as >donim të dinim se cilat ishin pamjet e vërteta, dhe shpirti i >fëminisë vishte sendet, njerëzit, gurët dhe ngjyrat dhe >aromat, teksa >ne duronim dhe endeshin. Kështu gishtat tanë lëshonin >rrënjë në ajrin >e ri, ku qiejt nuk ishin më të huaj, ku tokës nuk i hapnim >plagë e ku >asnjë tokë nuk mund të na hapte më plagë. > >Jemi të Tutë sido që të ndodhë, sido që të >vendosësh, Zot, i thoshim >Zotit. > >Të kujt tjetër mund të ishim pas aq plagësh?! > >Të kujt tjetër mund të ishim pa plagë?! > >Dhe prapë duronim, me këtë buzëqeshje që s'do të >kalojë. Dhe para >kësaj buzëqeshjeje kalonin trupat tanë të stërlodhur, >të cofur, të >çarvalitur nga plumbat, makinat, pincetat, operimet, udhëtimet, >ndarjet, dashuritë, trupat tanë të hershëm, të >nderuar, të profanuar, >të harruar, të varrosur secili kur i pat rënë kambana, >veç e veç, dy >nga dy, në gropa të përbashkëta, e kështu me radhë. >Njerëz të pa- >njohur përkujdeseshin për ta. Njerëz të njohur >mendoheshin pranë ose >larg tyre. Njerëz të dashur derdhnin lotë derisa lotët >t'u tha-heshin. > >Dhe ne, sikur të mos kish ndodhur kushediçfarë, duronim dhe >endeshim >në kërkim trupash të tjerë. > > > ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |