| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Qeveria e greke e do batalionin ne ShqiperiKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comTue Jul 4 19:43:01 EDT 2000
Qeveria greke e pakënaqur për largimin e batalionit grek nga Shqipëria Sipas burimeve të shtypit grek qeveria vendase ka shprehur pakënaqësinë për vendimin e parlamentit shqiptar që të mos zgjasë afatin e qëndrimit të një batalioni grek që ishte vendosur në Shqipëri në pranverë të 1997-s. Kjo pakënaqësi është shprehur në një mbledhje të Këshillit të Ministrave ku, sipas gazetës së afërt me qeverinë 'To vima', është hedhur edhe mendimi që të vihen kufizime në sasinë e parave që emigrantët shqiptarë të punësuar në Greqi dërgojnë në atdhe. Ndërkohë ditët e fundit është rritur numri i refugjatëve shqiptarë në Greqi të kthyer nga policia greke. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme shqiptare, Sokol Gjoka, thotë se autoritetet e Tiranës e kanë të vështirë të ndërhyjnë pranë Athinës për uljen e këtij numri pasi emigrantët e kthyer janë pa dokumenta. Megjithatë ai thotë se pala shqiptare po bën përpjekje që problemi të zgjidhet në mënyrë humane. ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |