| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KLANaalibali at law.harvard.edu aalibali at law.harvard.eduMon Jan 31 18:54:08 EST 2000
-------------------------------------------------------------------------------- Doris Prela, prezantuesja e festivaleve te viteve 1994 dhe 1995 Nga Roma ne Boston Ka mberritur per nje vizite turistike ne SHBA, por padashur eshte ngjitur ne pasarelat e Bostonit. Ka nderruar bileten dhe beson se per disa kohe ende nuk do te kthehet ne Rome. Kjo eshte historia e vajzes bionde qe se bashku me gazetarin e njuhur Reis Cico krijuan ne dy festivale rresht nje nga ciftet me simpatike te dhjete viteve te fundit. Nga Genc Dajti Me nje luk te ri, me objektiv tjeter dhe mallin e patjetersuar per Shqiperine, Doris Prela, vajza qe drejtoi dy vjet rresht Festivalin e Kenges ne Radio Televizion, ne vitet 1994 dhe 1995 jeton prej disa muajesh ne SHBA. Ka lene apartamentin e saj ne Rome, eshte vendosur ne nje shtepi simpatike ne Boston dhe ka filluar te sfiloje per nje kompani mode te njohur atje "La femina". Por moda nuk eshte i vetmi impenjim i jetes amerikane te vajzes, qe pese vjet me pare, befasoi Shqiperine me lehtesine e komunikimit ne kamera dhe elegancen e saj. Eshte regjistruar ne nje shkolle gjuhe dhe deri ne fund te majit do te jete e impenjuar me te. Kane kaluar me shume se kater vjet, qe kur emri i saj, i komentuar dhe i permendur ne mediat e Tiranes nuk u degjua me. Por shume vete e kujtojne ende dhe shume prej tyre, tashme emigrante ne SHBA, vazhdojne ta pershendesin edhe ne Boston apo Nju Jork. Si nje kujtim te larget te viteve shqiptare, te vendit, prej nga jane larguar per te mos u kthyer me kurre. Eshte pjese e po atij malli qe duket se shqeteson vazhdimisht edhe Dorisin, vajzen bjonde, qe u largua edhe vete sapo mbaroi gjimnazin, por qe duket se shume fije e lidhen ende me vendin e saj. "Kujtoj gjithnje rrugen qe beja ne shkollen tete vjecare, nga "20 vjetori" deri ne shtepi, duke kaluar neper parkun RINIA, thote ajo, jane kujtime te mrekullueshme, qe nuk i harroj dot". Mund te flase gjate per vitet e adoleshences, ate kohe brilante kur jeta eshte gjithnje roze dhe nje vajze per here te pare ndjen magjepsien qe shperndajne hiret e saj. Pak vjet me vone, gjimnazistja bjonde duket se ka rene ne sy te regjisoreve te Kinostudios e televizionit. Eshte thirrur per kinoprovat dhe ka fituar me lehtesi. Jeta e saj ka marre nje dimension te ri ne vitet e gjimnazit, kur luajti tre filma dhe kur nisi te bjere ne sy mbi shoqet e saj. Por perspektiva e mrekullueshme artistike e vendit te saj, duket se ka qene me pak mikluese se sa jeta e re ne perendim. Me te mbaruar gjimnazin "Qibrie Ciu" u largua per ne Itali. Gjyshja e saj ishte italiane dhe vajza e re perfitoi keshtu te drejten e riatdhesimit se bashku me familjen e saj. Ishte viti 1991 dhe familja Prela u vendos fillimisht ne Verona dhe me pas ne Rome. Jeta e re ne Itali dhe problemet ne atdhe nuk ja kane zbehur bjondes se bukur deshiren per te konkuistuar jeten artistike te Tiranes. Ne vitet e para vinte shpesh dhe gjate ketyre vizitave realizoi edhe nje rol te ri. Por te gjitha keto nuk kishin aq vlere sa ftesa qe mori papritur nje dite te vitit 1994 dhe qe pak muaj me vone do ta ngjiste si prezantuese ne krah te gazetarit te njohur Reis Cico ne skenen e festivalit ne Radio Televizion. Pese vjet me vone, Doris Prela kujton shume detaje te asaj ftese fatlume. Alqi Boshnjaku, skenarist i festivalit qe e kishte njohur qe ne vitet qe xhironte ne kinostudio u be shkak qe vajza e re qe studionte dhe jetonte ne Itali te paraqitej per nje kinoprove. E fitoi fare thjeshte dhe pak kohe me vone, vete Vera Grabocka i telefonoi per t'i thene se do te prezantonte festivalin e kenges ne radio televizion. Doris Prela ne pranine e Reiz Cicos gjate prezantimit te fest 94 U njoh me Reis Cicon dhe sot vazhdon te ruaje ende mbresat me te mira per te. U bene shpejt miq dhe kjo qe mjaft e rendesishme per festivalin. Vera Grabocka kerkonte qe komunikimi mes dy drejtuesve te ishte miqesore edhe jashte skene dhe u perpoq qe te krijonte nje situate sa me te ngrohte mes tyre. Ajo ishte vazhdimisht e kujdesshme dhe duket se ja arriti perderisa komunikimi mes tyre ne skene qe i persosur. Kane kaluar pese vjet nga prezantimi i saj i pare ne skene, por shume vete ne Shqiperi e kujtojne ende suksesin e vajzes bionde, qe me elegancen dhe lirshmerine e saj, befasoi teleshikuesit. Studentja e juridikut ne Itali dukej se kishte pak shanse per te qene nje gjykatese ose avokate e mire dhe mjaft sharm per nje shougerll e mrekullueshme. Nje vit me vone u rikthye ne festival perseri, dhe sa bashku me Cicon rikonfirmuan nje nga ciftet me simpatike qe kane drejtuar festivalin vitet e fundit. Duket se pas suksesit te pare, Grabocka kishte vendosur te mos eksperimentonte me, dhe Doris Prela, pati shnasin te shijonte edhe nje here suksesin e saj. Ishte shfaqja e saj e fundit perpara publikut shqiptar dhe hera e fundit qe vinte ne Shqiperi. Per vite me rradhe ka besuar se do te vije shpejt, por jeta ka rrjedhur ne ritmin e saj te perditshem ne Rome dhe ajo asnjehere nuk i hipi avionit per te kaluar ate rrip te ngushte deti qe quhet Adriatik. Vazhdoi studimet e jurisprudences njeherazi e mikluar nga enderra e modes, por edhe nga ideja e sakte se ky nuk eshte nje profesion me te cilin njeriu mund te caje gjate ne jete. U mor me moden e nuseve dhe konkurse bukurie, ne dy prej te cilave fitoi edhe cmime dinjitoze. Vazhdoi te qendroje ne Rome, derisa nje dite, vendosi te vizitoje disa te aferm ne Boston. Mberriti ne SHBA dhe duket se u entusiazmua nga jeta atje. Nje dite trokiti ne studion e Fadil Berishes, fotografit te famshem shqiptar, dhe doli prej andej me nje seri fotosh te mrekullueshme. Njeri me zemer te madhe dhe me deshiren per te ndihmuar shqiptaret te krijojne nje imazh te ri, Fadil Berisha duket se ndihmoi Prelen te kontaktoje disa agjensi te njohura mode. Njera prej tyre, "La femina" u duk e kenaqur me lukun dhe elegancen e saj dhe vajza qe kishte ardhur si turiste per disa dite, u ngjit papritur ne pasarelat e modes se Bostonit. Ka vite pa u kthyer ne Shqiperi, por tani beson se ka ardhur koha te vizitoje perseri vendin e saj. Qytetin ku ka kaluar ditet e mrekullueshme te femijerise, adoleshences dhe ku per here te pare eshte ngjitur ne skene. Shpreson te kthehet sepse njeriu ne vendin e tij ndihet ne vendin e tij. E impenjuar cdo dite, vertitet mes Bostonit, Nju Jorkut, Romes dhe Tiranes, pa e ditur mire cila do te jete e ardhmja e saj. Cdo qytet ka te vecanten e tij dhe Doris Prela eshte e bindur se do te jete e detyruar te zgjedhe nje dite te shpejte. (January 29, 2000) Karikature Koalicioni Editorial Debati i operas, ose mendesia tjeter Aktualitet Hijet qe mbeten pas Cilit Nano t'i besojme ? Minister rastesisht Flash Kosove Portret Uji i Milionave Dossier Rruga e gjakut Ne pergjim Bota Si u ble gjigandi i mediave ? Ato qe flene me Xhejms Bondin Spektakel Lolitat e Tiranes Mjeksi GRIPI - Ky armik i pathyeshem Bar West
More information about the ALBSA-Info mailing list |