Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Jan 26 20:33:45 EST 2000


Berisha: Naften ta marrim ne Kuvajt
Edhe nje here kryetari i PD-se kunder interesave greke
ne Tirane

Sali Berisha i kerkoi dje qeverise greke "te marre
masa kunder mafias se saj, ndryshe kjo nuk i sherben
marredhenieve te mira midis dy vendeve tona", forcoi
tonet lideri i PD-se, duke folur nga Patosi ku ishte
per miting gjate parafushates se zgjedhjeve lokale.
Qyteti i Patosit me 30 mije banore eshte bastion i te
majteve dhe ka votuar ne 1997 per Ylli Bufin deputet,
ndersa disa mijera kishin dale dje ne mesdite ne
sheshin e qytetit per te pare me kureshtje provinciale
njerezit e ardhur nga kryeqyteti. Nje pjese e mire e
atyre qe brohorisnin per Berishen kishin mberritur nga
Fieri, qe ndodhet vetem 8 km larg nga Patosi dhe ku
PD-ja ka nje baze te forte te saj. Pjesa derrmuese e
banoreve te Patosit vazhdon te punoje kryesisht ne
industrine e naftes, nderkohe qe qyteti eshte
themeluar ne vitet pas clirimit nga nazifashistet.
Megjithate, incidentet munguan gjate vizites. Ndersa
Berisha qe parakaloi ne turmen soditese u ngjit i
shoqeruar nga disa qindra vete ne nje salle ne katin e
trete te nje ndertese, qe dikur funksiononte si
Pallati i Kultures i qytetit, por qe dje kundermonte
nga urina ne katin e pare, nje grup prej rreth 200
vetesh dhe qe perbente pjesen aktive te pjesemarresve,
therriste "Berisha - Presidenti", por edhe "O Fatos, o
legen, do te cojme ne Tepelene", nderkohe qe lideri i
PD-se u tha: "Une iu dua shume". Berisha theksoi qe
Greqia prodhon aq nafte sa per te furnizuar vetem
Janinen. Ai shtoi se ish-ministri i Ekonomise Publike
dhe Privatizimit, Ylli Bufi, ka bere qe ne Durres te
kufizoje nje siperfaqe toke per te ngritur aty
rezervuare nafte per te vjedhur. Berisha argumentoi se
Shqiperise i leverdis qe te bleje nafte jo ne Greqi,
por ne Kuvajt. Kryetari i PD-se ne akuzat e tij per
korrupsion qeveritar, tha se firma e kafese "Murati do
Brazil" e denuar per kontrabande, drejtuesit e saj u
burgosen nga ministri i Financave, Anastas Angjeli, qe
ishte ortaku i tyre, por u vuri prangat kur nuk po
merrte prej tyre 80% te fitimit". Berisha foli dhe per
problemet sociale dhe theksoi se prodhimi ditor i
naftes eshte ulur nga 1400 ton ne kohen e PD-se ne 700
ton. Ne fakt, gjate gjithe dekades se kaluar industria
e arit te zi u shkaterrua per nje sere faktoresh,
njeri prej te cileve ishte pervetesimi i fondeve
financiare. Ne krye te dy oreve, Berisha la qytetin e
proletareve

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Talk to your friends online with Yahoo! Messenger.
http://im.yahoo.com





More information about the ALBSA-Info mailing list