| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per Banken e KursimeveAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Jan 25 06:59:55 EST 2000
Angjeli e Cani në interpelancë për privatizimin e Bankës së Kursimeve Dy banka greke kandidate për privatizimin Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave kërkoi dje, në një interpelancë parlamentare ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës lidhur me çështjen e privatizimit të Bankës së Kursimeve si dhe për fatin e depozitave bankare të klientëve të saj. Proçesi i Privatizimit të Bankës kryesore ku qëndrojnë depozitat e shqiptarëve ka ngjallur panik në radhët e klientëve të saj, të cilët kanë vërshuar në sportelet e kësaj banke për të tërhequr kursimet e tyre. Burime nga kjo bankë kanë bërë të ditur se brenda pak ditësh do të mblidhet Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Kursimeve, i cili do të vendosë për uljen e interesave të kësaj banke. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Banka e Kursimeve ka bërë uljen disa herë të përqindjeve të interesave. Këto veprime të kësaj banke duken të ngjashme me veprimet që ndërmorën në ditët e fundit të veprimtarisë së tyre, shumë nga firmat e rezultuara piramida. Proçesi i privatizimit të Bankës së Kursimeve është i kontestuar nga shumë prej ekonomistëve, të cilët nuk shohin as mundësinë më të vogël për një privatizim transparent të kësaj banke si dhe për garantimin e depozitave të klientëve të saj. Burime nga Banka e Kursimeve bëjnë të ditur se kandidatët kryesorë për privatizimin e kësaj banke, janë dy banka greke. Privatizimi i Bankës së Kursimeve bëhet në kuadër të privatizimit të sektorëve strategjik të ekonomisë. Proçesi i privatizimit të sektorëve strategjikë të ekonomisë shqiptare nga pushtetarët aktualë, ka rezultuar si privatizim që i kanë bërë këtyre sektorëve, klanet e pushtetit. Por ndryshe nga shumë sektorë të tjerë, shqiptarët kanë të drejtë të jenë shumë më të ndjeshëm lidhur me proçesin e transparencës së Bankës së Kursimeve. Kjo pasi në Bankën e Kursimeve janë depozituar paratë e punës dhe djersës së tyre, dhe ata nuk mund të lejojnë që Angjelët, Malajt e të tjerë të guxojnë të luajnë bixhoz me paratë e tyre. Kjo është edhe arsyeja që shumë klientë të Bankës së Kursimeve kanë vrapuar në sportelet e kësaj banke, duke tërhequr depozitat e tyre. F.J __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |