| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per propozimin per komisionin parlamentar per paktin e stabilitetitAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Jan 21 11:30:09 EST 2000
Njoftim nga Tirana OPOZITA RREZON PROPOZIMIN E NANOS DHE TE PS KOMISIONI I I JASHTEM I PARLAMENTIT BLLOKON NISMEN PER NJE KOMISION SPECIAL PER PAKTIN E STABILITETIT KU NANO DO TE ISHTE KRYETAR DHE NJE LIDER I OPOZITES NENKRYETAR POLLO: KETO PROPOZIME SJELLIN DYZIMIN E INSTITUCIONEVE; NUK KEMI PSE TE NGREME TRIBUNA PER PERSONA TE VECANTE. DEMI: KETE NISME AVENTUROZE TE NANOS E KUNDERSHTOVA QYSH NE SOFJE 3 votat kundra te dep. Pollo Demi dhe Godo ( kryetar i komisionit) kane bllokuar propozimin e Nanos dhe te grupit parlamentar te PS te mbeshtetur nga Luan Rama, Pavli Zeri e Januz Bega. Te tjere deputete te PS e PBDNJ kane preferuar abstenimin. Propozimi parashihte qe nje Komision special parlamentar te mbikqyrte punen e Qeverise per Paktin e Stabilitetit, ta therriste ne raport ate dhe ti caktonte detyra. Gjithashtu kompetence do te ishte koordinimi i aktivitetit te komisioneve te perhershme te Kuvendit si dhe vendosja e lidhjeve direkte me organizmat nderkombetare sidomos me asamblete nderlombetare si OSBE, Keshilli i Europes e Parlamenti Europian. Pollo deklaroi ne komision se nje komision i tille bie ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi, me rregulloren parlamentare si dhe me traditen pluraliste te Kuvendit. Ne relacion thuhet se te tilla struktura kane vendosur edhe vendet e tjera te rajonit kurse sipas informacioni zyrtar dhe vete deputeteve socialiste kjo rezulton e pavertete. Per me teper Kuvendit nuk i duhen organe ku te jete vetem PS e ndonje satelit dhe te perjashtohet opozita duke dhene nje imazh te keq para shqiptareve e botes. Propozime te tilla nuk i sherbejne shtetit ligjor por vetem krijojn tribuna fjalimesh per persona te caktuar Z Demi tha ne mbledhje se nje propozim aventuroz te tille e kishte kundershtuar qysh ne Nendor 99 ne nje mbledhje te KE ne Sofje ku Nano e parashtroi per here te pare. Pakti i Stabiliteti kerkon nje pergjigje nga tere shteti dhe organet e tij perfshi Qeverine dhe Parlamentin. Nese pushtetaret aktuale nuk i japin dot nje pergjigje eficiente dhe dinjitoze atehere nuk pse ata te merren me krijimin e duplikatave te cuditshme . -------------------------- __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |