| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] ZERI I POPULLITAgron Alibali aalibali at yahoo.comSun Jan 16 12:25:40 EST 2000
ZERI I POPULLIT 16 janar 2000 Pas çbllokimit te qarkullimit te automjeteve me patenta shqiptare ne Greqi Sigurimet presin urdhër Emigrantët u drejtohen gjyqeve per te njohur te drejten e zhdemtimit Lidhur me bllokimin e patentave shqiptare ne Greqi, pas nderhyrjes se shtetit shqiptar dhe zgjidhjes së problemit, linjat e autobusëve per ne Selanik dhe Athinë janë vënë në punë dhe transporti i emigrantëve vazhdon normalisht. Ndersa ben levizjet brenda Greqisë ka patur probleme te veçuara. Bashkëpunëtorët tanë na njoftojnë se ne Athinë, policia greke arrestoi Erjon Gjomemen, emigrant nga Italia, i cili kishte dokumente te rregullta italiane, por patenta shqiptare nderkombetare. Bllokimi i makinës e detyroi atë ti drejtohej gjykatës, ku falë mbrojtjes se avokatit të njohur Jorgos Kurrezis, emigranti shqiptar u la i lirë. Edhe emigranti Janaq Nini iu drejtua gjykatës pasi iu refuzua zhdemtimi i makinës së demtuar, edhe pse ishte i siguruar, nderkaq edhe Leonidha Çurrit nuk iu çdemtua makina nga shoqeria Interland, per shkak të patentës së tij shqiptare. Mbetet problem njohja e sigurimeve, pasi te gjitha shoqerite greke nuk pranojnë të çdemtojnë pronarë që mbajnë patenta shqiptare, sipas tyre, pa nje urdhër nga Ministria përkatëse greke. -------------------------------------------------------------------------------- Na shkruan nga Selaniku bashkepunetori i gazetes sonë, Aleks Janaqi Ka muaj që ne redaksi vijnë ankesa ne adresë te qendrimeve dhe të veprimeve te konsullit shqiptar ne Selanik. Te shumta kanë qënë reagimet sidomos gjatë fushatës së genocidit serb në Kosovë. Me kete rast po botojmë shkrimin e z.Aleks Janaqi. Jo kështu zoti konsull! Hapja e konsullates shqiptare ne qytetin me te madh pas Athines, Selanik ishte kenaqesia me e madhe per cdo shqiptar te zones veriore te Greqise. Kjo sepse krijonte mundesine e plote per te qare nje hall, per te zgjidhur nje problem, sikur na afronte shumë afër me shtetin tonë, per nje firme, per nje vule, per nje shkrese. Askush nga shqiptaret nuk mund te fshehë dot edhe nje fakt tjeter: kur sheh flamurin tend ne nje vend te huaj ska si te mos ndjehesh ndryshe, sikur ke prane atdheun, një dorë që të mbron e të pershendet çdo ditë. Flamuri shqiptar ne ballkonin e asaj godine ku eshte vendosur konsullata shqiptare, na kujton atdheun. E megjithatë, flamuri mbetet flamur, konsullata është diçka tjetër. Ende pa u bërë inaugurimi i saj, ne oborrin perballe, shihnje radhen e njerezve që perdite shtoheshin. Rriheshin perdite shkallet per ne zyren e konsullit. Shumica per halle. Hallemedhenjeve u duhej te linin punen per nje vule, a për një shkresë. Ne adrese te konsullates shqiptare te Selanikut e ne vecanti te konsullit te pergjitheshem zotit Nikolla Dhamo e personelit qe ai drejton, jane bere denoncime e verejtje serioze nga organet e shtypit shqiptar dhe kanali i televizionit grek ET3 ne emisionin shqip ku nje grup shqiptaresh emigrante shprehen hapur indinjaten e tyre per sjelljet dhe veprimet e dyshimta te ketij konsulli. Ne pergjithesi te gjitha problemet e ngritura jane mjaft serioze. Ato shkojne deri ne diskutimin e ndergjegjes, akuzohet per vjedhje te arkes se shtetit e tani se fundi si trafikant karburanti. Ne kete shkrim nuk kemi qellim te analizojme denoncimet që janë bërë,. intervistat e pa pergjegjesheme per nje dipllomat dhene shtypit, televizionit, radios, por as mardheniet qe ka vendosur ai me shoqatat legale shqiptare qe veprojnë ne Selanik. Por, po ndalemi ne një problem me te cilin rastesisht jemi njohur e qe me te vertete te indinjon. Sic eshte bere e njohur nepermjet gazetes KOHA JONE, me 6 tetor 1999, dhjetra emigrante shqiptare denoncuan z.Nikolla Dhamo per shumë shkelje. Ne mes të firmave që nenshkruan ate leter, ishte edhe emri i intelektualit te njohur Stavri Dajes. Qe nga ky moment z.konsulli i pergjitheshem i konsullates shqiptare te Selanikut, filloi hakmarrjen ndaj tij, refuzoi sherbimin e tij të perkthimit, megjithëse Stavri Daja është i licensuar prej kohësh, por edhe nje perkthyes i njohur i veprave të Kadaresë, Kazanzaqit, etj, i laureuar me disa çmime. Ismail Kadare te dergon urimet e tij dhe te shpreh mirenjohjen per punen e mrekullueshme qe ke bere dhe vazhdon te besh ne afirmimin e kultures shqiptare aty si dhe per ndjenjen e mire qe ruan ti per here ndaj popullit tone edhe pse si perket atij, i shkruante atij nga Parisi para dy muajsh Elena Kadare. Por, këto nuk kanë rëndësi për një konsull, i cili, pasi refuzon sherbimin e z.Daja pranon dokumente te perkthyera nga nje grua thuajse pa shkollë. Kjo nuk është vetem një fyerje per nje intelektual dhe për të gjithë intelektualët tanë, por edhe për vetë Ministrinë e Jashtme dhe shtetin tonë që përfaqëson, duke iu dhënë të drejtë të gjithëve atyre që përditë bertasin ne nuk kemi shtet. Nga ana tjetër, perfaqësuesi i shtetit shqiptar, nje konsull, ndjek një praktikë fyese dhe poshteruese ndaj emigrantëve, ndaj nenshtetasve shqiptarë dhe miqve te Shqipërisë ne zonen e Selanikut. Ne qytetin e Selanikut, ashtu si ne gjithe Greqine ka mjaft shqiptare me tituj e grada shkencore, qe japin edhe mesim ne fakultetet e universiteteve te ketij qyteti. Ka historiane, artiste, filologë, njerez te shquar vendas, miq te Shqipërise dhe shqiptareve si mjeku duararte i mbi njemije zemrave shqiptare, si Z. Panajotis Spiru, filologu Dhimiter Cumba, gazetare te mjaft gazetave qe shquhen per trajtime realiste te problemeve qe kane ne vecanti emigrantet shqiptare etj. Ashtu siç ka edhe personalitete shqiptare si kandidati i shkencave historike Refael Lipe apo artisti i merituar, Tonin Tershana qe bashkë me te bijen Anilen, beri te dridhet sheshi i madh Aritoteli nga kenget shqipe te kenduara prej tij. Por të gjithë këta dhe shumë të tjerë, nuk e njohin deren e konsullatës shqiptare si intelektualë, si personalitete, si miq të Shqipërisë, por edhe nëse ndonje prej tyre ka hyrë në këtë konsullatë, ai ka hyrë si hallexhi, per të marre nje vulë e për të paguar... 30 dollarë. Emigrantët kanë protestuar disa herë, me letra, me fakse, me anen e shtypit, por duhet thene se per këtë mban përgjegjësi dikasteri përkatës, i cili nuk ka reaguar ndaj veprimeve të papërgjegjshme të një diplomati dhe zërit të emigrantëve që proteston. Përgatiti: Frano Caka __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |