| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Ismail Kadare per KosovenAsti Pilika pilika at yahoo.comTue Jan 11 17:05:03 EST 2000
> > > > > Kosova > > > > > > > > > > > > > > > > > Kur serbët të pranojnë > krimin e > tyre > Interviste e shkrimtarit > tone Ismail Kadare dhene > Joëlle > Kunt të gazetes zvicerane > Le Temps me 30 dhjetor > 1999 > Po u kërkohet > shqiptarëve që ti falin serbët! > Kjo nuk është vetëm > mizore por është edhe > raciste. Nëse serbët do > të fillojnë të vënë në > lëvizje të parët > mekanizmin e kërkesës së > faljes, atëherë, kjo do > të shoqërohej me një > përgjigje të njejtë > pozitive të shqiptarëve. > Le Temps: Sapo keni kaluar > një javë në Kosovë. > Çpërshtypje keni nga kjo > vizitë ? > I. Kadare: Ka 20 vjet që nuk > kam qenë atje. Ishte > hera e parë, që pashë > Kosovën e çliruar nga > administrimi serb. Pashë një > popull që ka nevojë për > të jetuar, mirëpo që > pandërprerë ngacmohet, > provokohet. Nëse > paramilitarët serbë në Mitrovicë, > shëtisin rrugës duke iu > klithur shqiptarëve: Do të > kthehemi sërish, do tju > vrasim dhe do ti dhunojmë > prapë gratë tuaja, atëherë, > nuk do të ketë asnjëherë > qetësi. Aktualisht atje nuk > ka kushte për paqe. Po ju > jap një shembull: Në një > anë, një fshat i shkatërruar > shqiptar, familjet e të > cilit banojnë në tendë. është > ftohtë dhe jeta është > tmerrësisht e rëndë. Në anën > tjetër, përballë, një shtëpi > serbe, e mbrojtur dhe e > rivitalizuar nga KFOR-i. > Familjes serbe që banon aty, > nuk i mungon asgjë. Deri > këtu skemi asgjë çtë > themi. > Por, çbën familja serbe? > Ata dalin në ballkon, dhe > para syve të familjeve > shqiptare që banojnë në tenda, > fillojnë ahengjet e tyre, me > të gjitha të mirat e > sjella nga > KFOR-i, si lëngje frutash, > portokajsh dhe banane, > sikur duan të thonë se ata > janë të preferuarit e > bashkësisë ndërkombëtare. > Kjo sjellje është cinike e > nënçmuese, dhe ska sesi të > mirret ndryshe nga > shqiptarët, pos si > provokacion. Provokimet e tilla > nuk > kanë të ndalur. Kjo i çon > ata, drejt një qëndrimi > hakmarrës. Mendoj se > Millosheviç ka një skenar të > përgatitur, për të ushqyer > hakmarrjen shqiptare dhe > kjo është një minierë ari > për atë. Pikërisht për këtë, > ua > kam tërhequr vërejtjen > shqiptarëve të Kosovës, që të > mos bien në kurthin e > hakmarrjes. Hakmarrja jo vetëm > që nxin interesat e tyre, > por ajo edhe moralisht është > e > dënueshme. Këtë e kam thënë > shumë shpesh gjatë > qëndrimit tim në Kosovë dhe > për këtë jam dëgjuar nga > të gjithë ata. Po për këtë > kam shkruar edhe një > artikull > në gazetën Le Monde. Për > çudinë time të madhe, > shkrimtari grek Vassili > Vassilikos, në një letër të > rubrikës së lexuesve të > kësaj gazete, më akuzon se > gjoja unë e arsyetoja > hakmarrjen e shqiptarëve! Kjo > është e pakuptimtë. Duhet te > ketë një degradim > absolut të moralit tek ai > shkrimtar, i cili në atë > mënyrë i > keqpërdor fjalët e mija, për > të thënë të kundërtën e > asaj që e kam thënë unë. > Mirëpo, çti bësh, kur > degjenerimi i intelektualëve > është një fakt madhor i > këtij shekulli. > > Le Temps: Ka dhjetë vjet, që > në pjesën më të > madhe të shkrimeve tuaja për > Kosovën gjejmë > idenë e të keqes, e cila > ka përfshirë pjesën më > të madhe të botës. Nga vjen > kjo ide e së > keqes? > I.Kadare: Jemi duke > përjetuar gati një katastrofë > morale. Vetëm një katastrofë > e tillë morale lejon që > ti > vlerësojmë me të njëjtin kut > si viktimat, ashtu edhe > xhelatët e tyre. Këtë e kam > theksuar pandërprerë, > edhe kur është çështja e > Kosovës: nuk po flasim më > për të vdekurit shqiptarë, > sikur këto vdekje janë > bërë > banale, edhe pse vrasje të > tilla tani ka çdo ditë dhe > në > mënyrë konstante. Tashmë, po > flasim vetëm për > vrasjen e serbëve, dhe po > shihet se ky fenomen është > bërë edhe përparësi e > bashkësisë ndërkombëtare. Kjo > po shkakton ngritjen e mitit > të pamundësisë së një > paqeje në këtë rajon të > Ballkanit. Kjo favorizon > hienat > që kërkojnë krime dhe gjak. > Për të patur rehati këtu, > duhet ndërprerë të gjitha > këto provokime, duke > përfshirë këtu edhe > provokimin më të madh, mbajtjen > peng të mbi 7000 shqiptarëve > në Serbi, të cilët janë > marrë me dhunë, gjatë > tërheqjes së armatës së > Beogradit. Nëse dënohet > marrja peng e njerëzve në > Çeçeni, pse mos të dënohet > edhe ky rast? > E shoh të pamoralshme, që > sot gjithnjë i survejojmë > veprimet e shqiptarëve, e në > anën tjetër nuk > ndërmarrim asgjë për ti > evituar shkaqet e burimeve > të > këtij nervoziteti të tyre. > Shqiptarët nuk mund të > jenë > njerëz të përkryer, engjëj > në Ballkanin barbar. Duhet > kërkuar nga të gjithë që të > përmiresohen. > > Le Temps: Si të bëhet kjo > konkretisht? Pasi > përkundër apeleve, duke iu > referuar vlerave të > larta njerëzore, në situatën > aktuale këto kanë > mbetur apele të kota? > I.Kadare: Po ju them > sinqerisht: nëse kam një ëndërr > të madhe, atëherë, ajo është > që ta shoh Ballkanin e > paqësuar, e mbi të gjitha, > ti shoh Shqiptarët dhe > serbët të paqësuar ndërveti. > Do të duhet filluar që > të > bëhet presion mbi Serbinë, > në mënyrë që ajo të > pranojë krimin e vet, të > ushtruar ndaj popullit > shqiptar > të Kosovës. Nëse ajo do ta > bënte këtë, atëherë, > shpirtrat e shqetësuar të > Kosovës, do të fillojnë ta > gjejnë qetësinë e tyre. > Shqiptarët do të jenë të > qetësuar, kurse serbët do të > lehtësoheshin nga > ndjenja > e tyre, se ata kanë të > drejtë të vrasin shqiptarë. > Pranimi i këtij krimi, nuk > do të jetë një akt > moralizues, > por si rezultat i > menjëhershëm dhe konkret i tij, do > të > jetë ulja e tensioneve dhe > hapja e horizonteve të > reja. > Kjo do të ndryshonte > rrënjësisht klimën psikologjike > në Ballkan. Unë se kuptoj > dot, pse nuk insistohet më > shumë në përparësitë e këtij > aspekti. Po bëhet e > kundërta: po kërkohet nga > shqiptarët që ti falin > serbët! Kjo nuk është vetëm > mizore por është edhe > raciste. Nëse serbët do të > fillojnë të vënë në lëvizje > të > parët mekanizmin e kërkesës > së faljes, atëherë, kjo > do > të shoqërohej me një > përgjigje të njejtë pozitive të > shqiptarëve. Mirëpo, ata nuk > po e bëjnë këtë. Madje, > këtë nuk po e bënë as > opozita serbe. Pikërisht në një > qytet si Nishi, i cili > mbahet nga opozita serbe, u > dënua > me 12 vjet burg, poetja > shqiptare Flora Brovina, me > akuzë se ka mbrojtur idenë e > një Shqipërie të madhe > ! > > Le Temps: Si e shpjegoni > këtë ? > I.Kadare: Opozita serbe > është ngërthyer në të njetin > mit për Serbinë e madhe, në > të njetën mitologji > historike, që sipas saj, > Kosova është zemra e kombit > serb. Një pjesë e kësaj > opozite, në të vërtetë > sështë > gjë tjetër, pos një > marionetë në duart e > Millosheviçit. > Pas luftës së Dytë Botërore, > Gjermania dënoi krimet > naziste, që ishin bërë në > emër të saj. Ky ka qenë > njëri > ndër kushtet kryesore, që > ajo të kthehej në skenën > politike. Para një provimi > të tillë fundamental është > edhe opozita serbe: ajo do > të bëhet e pavarur, e lirë > dhe e aftë për të bërë > politikë, vetëm nëse pranon të > dënojë krimin serb në > Kosovë. > > Le Temps: Mirëpo, krahasuar > me Gjermaninë e > 1945-ës, Serbinë askush nuk > është duke e > detyruar për ta bërë këtë? > I.Kadare: Në botën tonë kemi > një mungesë > koherence të moralit. > Pikërisht nga kjo, tanimë nuk > po > insistohet në këtë aspekt. > Shi për këtë, madje po e > bëjnë edhe të kundërtën, siç > është rasti me Zonjën > Karla del Ponte, qëndrimi i > paparanueshëm i së cilës > bën që të barazohen krimet e > njërës palë me të > tjetrës. > Përse kjo Zonjë dëshiron që > me çdo kusht, të sjellë > gjithashtu edhe > shqiptarët, para Gjykatës > Ndërkombëtare të Hagës të > cilën e drejton ajo? Unë > se kuptoj dot këtë. Nëse > ajo dëshiron të zërë > kriminelë shqiptarë, madje > edhe për të dhënë > shembull, atëherë, le ta > bëjë këtë duke i dënuar > kriminelët e shumtë në > Shqipëri, pasi ata janë > fatkeqësia e vendit tim. Do > të isha i pari që do ta > falenderoja për këtë, meqë > në përgjithësi më > neverisin > banditët e ndryshëm, > atëherë, mafia dhe banditët > shqiptarë më neverisin > dyfish më shumë. Mirëpo, çtë > thuhet për këtë barazim të > saj në mes të krimit serb > dhe shqiptar! Ajo, ose duhet > të japë spjegime lidhur > me kriminelët që do ti > arrestojë, ose ajo duhet ti > tërheqë fjalët e shqiptuara > rëndë, pasi ato bartin > paragjykime. > (Vijon numrin e ardhshem) > > > > E-mail: > kosova at zeripopullit.com > > > > > ____________________________________________________________________ > Get your own FREE, personal Netscape WebMail account > today at http://webmail.netscape.com. > __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |