| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Pritet_"legalizimi"_i_Universitetit_të_TetovësAsti Pilika pilika at yahoo.comMon Jan 10 16:45:44 EST 2000
> Pritet "legalizimi" i Universitetit të Tetovës > > > > Shkup, 10 janar (Kosovapress) > Çështja e arsimimit universitar të shqiptarëve në > Maqedoni pritet të > zgjidhet së shpejti. Kjo do të bëhet me nxjerrjen e > Ligjit të ri për arsim > të lartë,që do të lejonte formimin e institucioneve > të larta private të > arsimit dhe financimin e tyre nga jashtë. > Zgjidhjen e kësaj çështjeje, që zë vend parësor në > marrëveshjen e nënshkruar > nga liderët e koalicionit qeveritar, e paralajmëroi > edhe kryeministri > maqedonas, Georgievski, por ai theksoi se shteti nuk > do të marrë pjesë në > financimin e UT. Mënyrën e këtillë të zgjidhjes së > problemit të UT, > legalizimit të tij, e kundërshton PPD-ja, por edhe > vet autoritetet e këtij > institucioni të lartë arsimor në gjuhën shqipe, të > cilët janë të vendosur > për kërkesën e tyre që UT të financohet nga shteti. > Rektori Fadil > Sylejmani, në deklaratën për gazetën e përditshme > "Dnevnik" thekson se > Universiteti është institucion arsimor e shkencor e > jo politik, prandaj > duhet të financohet nga buxheti i shtetit, njëlloj > si dy universitetet e > tjera në Maqedoni. Çdo zgjidhje tjetër > është demagogji, gënjeshtër dhe injorim i fatit dhe > perspektivës të më shumë > se 8000 studentëve. Nuk do të pranojmë kurfarë > marrëveshje për variantin e > Shtullit, për kolegj ose fakultet pedagogjik, thot > rektori Sylejmani dhe > nënvizon se në Evropë mund të hyhet vetëm me > popullatë të arsimuar, kurse > arsimimi nuk mund të vlejë vetëm për një pjesë të > asaj > popullate.Universiteti i Tetovës është themeluar në > vitin 1994 dhe punon > sipas planprogrameve mësimore që i ka përcaktuar > ministria gjegjëse e > Maqedonisë, që zbatohen edhe në dy universitetet e > tjera, në atë të Shkupit > dhe të Manastirit. Dallimi qëndron vetëm në mënyrën > e financimit. > __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |